Tremujori i parë i vitit 2014 nuk ka rezultuar pozitiv për punësimin. Të dhënat konfirmohen nga INSTAT në studimin e Anketave të Forcave të Punës. Kështu papunësia u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti në 18.3%. Sipas Anketës rreth 202 mijë shqiptarë rezultojnë të papunë. Papunësia është veçanërisht e lartë në radhët e më të rinjve. Për grupmoshën 15-29 vjeç, papunësia ka arritur në 31.3%. Ndër të rinjtë, shifrat janë mjaft shqetësuese dhe rezulton se vetëm një në katër të rinj deri në moshën 29 vjeç është në marrëdhënie pune. Sektorët që punësojnë numrin më të madh të shqiptarëve janë bujqësia me 43% dhe shërbimet, me rreth 40% të totalit. Një tjetër tregues mjaft negativ për ekonominë shqiptare është pjesëmarrja e ulët në tregun e punës. Vetëm 58% e individëve në moshë pune dhe të aftë për punë janë aktivë në tregun e punës, pra punojnë ose janë në kërkim të një pune. Pjesëmarrja në tregun e punës është veçanërisht e ulët për femrat, ku më pak se gjysma e tyre punojnë ose janë në kërkim të një pune.
Shifrat e INSTAT për papunësinë
Numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 901.865 persona. Numri i personave të papunë të moshës 15-64 vjeç është 201.770 persona. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2014 në vendin tonë, shkalla e papunësisë për popullsinë 15-64 vjeç është 18,3%. Numri i të papunëve të moshës 15-64 vjeç janë 201.770 persona. Për këtë grupmoshë, shkalla e papunësisë është më e lartë për meshkujt sesa për femrat, përkatësisht 19,6% dhe 16,4%. Ndërsa shkalla e papunësisë afatgjatë është 11,8%. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014, vihet re një rritje e shkallës së papunësisë si për meshkujt ashtu dhe për femrat e moshës 15-64 vjeç me përkatësisht 0,8 dhe 1,9 pikë përqindje. Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 31,3%. Krahasuar me tremujorin pararendës, shkalla e papunësisë për të rinjtë u rrit me 3,2 pikë përqindje. Për popullsinë 30-64 vjeç në tremujorin e parë 2014 shkalla e papunësisë është 14,6% dhe shkalla e papunësisë afatgjatë është 9,9%.
Punësimi sipas sektorëve
Në tremujorin e parë të vitit 2014, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 58,6%. Për femrat shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 48,7% dhe për meshkujt 68,8%. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013 shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat është rritur me 1,1 pikë përqindje, ndërsa për meshkujt ka një rënie prej 1,5 pikë përqindje. Gjatë tremujorit të parë 2014, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 37%. Shkalla e punësimit të të rinjve është 25,4%. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 30-64 vjeç është 70,5%. Shkalla e punësimit për këtë grupmoshë është 60,2%. Gjatë tremujorit të parë 2014, sipas të dhënave të ATFP, 22,2% e të punësuarve punojnë në sektorin e shërbimeve të tregut (tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automobilave; hotelet dhe restorantet; transportet, magazinimi dhe komunikacioni; ndërmjetësimi monetar dhe financiar; pasuritë e patundshme). Punësimi në sektorin e shërbimeve jo të tregut (administrimi publik dhe i mbrojtjes; sigurimi shoqëror i detyruar; arsimi; shëndetësia dhe veprimtari të tjera sociale; aktivitete të tjera të shërbimit kolekiv; social dhe individual; shërbime në shtëpi; aktivitete të organizmave ndërkombëtare) përbën 17,6% të punësimit total. Punësimi në bujqësi përbën 43% të punësimit gjithsej ndërsa në industrinë përpunuese 8,4%.

Bravo INSTAT ! Transparenca eshte virtyt i demokracise funksionale.
Ne krahasim me U.S.A shifra eshte shume e vogel…300 mije ne amerike…si vedi i dyte pas germanis perseri jemi lart…. Perpara.
Nga 1 milion të papunë si mbetën vetëm 202 mijë? Mos është eufori ? Euforia ka mbrapa disfatën!? Qënkan punësuar për 8 muaj pushtet 800 mijë njerëz? Jo,-shifra 202 mijë ju pergjigjet besoj, vetëm socialistëve të papunë?
Bravo rilindja nga nje milion te papune e ulet ne 22000. EDhe pak dhe do hame me luge floriri
PO SIKUR ISHIN 1 MILION TE PAPUNE?
Kur i hapi qeveria 800 mije vende pune mo vella, fiks nje vit me pare ishin nje milion te papune. nje llogari e thjeshte: nje milion te papune = 1 milion shpullaxhinj votues. I bie qe asnje votues i majte te mos jete i papune, po une shoh oborrin e PS plot njerez te thjeshte qe presin…