Arrin në shifra rekord numri i të papunëve në kontinentin e vjetër. Sipas të dhënave të Eruostatit, papunësia në Europë gjatë nëntorit 2012 ka arritur në 11,8% (11,7% në tetor), përkthyer në numër të papunësh: 18 milionë njerëz.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011, vihet re një rritje prej 1.2 për qind e numri të të papunëve, ndryshe 2 015 000 të papunë më shumë.
Duke qëndruar te nëntori i vitit 2012, shifra e papunësisë tek të rinjtë e zonës euro ka arritur në 24.4 për qind, baras me 3 788 000 veta. Në krahasim me vitin 2011, rezulton se janë shtuar 420 mijë të rinj të papunë.