Numri i vajzave të papuna, midis moshës 15-29 vjeç është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2013, raportuan të dhënat e INSTAT.
Papunësia te femrat e kësaj grupmoshe arriti në gati 28% në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, nuke iu afruar asaj të meshkujve të rinj, që historikisht ka qenë më e lartë se e të rejave të moshës 15-29 vjeç.
Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të katërt 2013 shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç u rrit nga 26,9 % që ishte në tremujorin e mëparshëm në 28,1%. Ndër të rinjtë e papunë 61,7 % ishin të papunë prej një viti a më shumë. Duke analizuar papunësinë e të rinjve sipas nivelit arsimor të tyre, vlerësohet që 29 % e të rinjve të papunë ishin me arsim të lartë, ku meshkujt e papunë me arsim të lartë përbënin 11 % dhe femrat 18 % të të papunëve gjithsej.
Për popullsinë 30-64 vjeç në tremujorin e katërt të vitit 2013 shkalla e papunësisë ishte 13,5 %.
Shkalla e papunësisë afatgjatë për popullsinë 15-64 vjeç ishte12 % për meshkujt dhe 11 % për femrat. / Monitor
