Dreka e sotme Doshi-Tahiri, paqe apo luftë?

Dita

Të njohur për përplasjet e tyre verbale, Tom Doshi dhe Saimir Tahiri kanë zgjedhur këtë të shtunë që të ballafaqojnë direkt me njëri-tjetrit çështjet që kanë krijuar edhe këtë ndasi ndërmjet të dyve.

Doshi dhe Tahiri kanë drekuar sëbashku në Hotel Rogner, i cili gjendet jo më shumë se 20 metra larg godinës së Këshillit të Ministrave dhe jo më shumë se 30 metra larg godinës së Kuvendit.

Dy ditë para mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ku pritet të diskutohet dhe qëndrimi publik i mbajtur nga Doshi në drejtim të qeverisë “Rama”,  tonet duken se ende nuk janë zbutur.

Mësohet se takimi është kërkuar nga zoti Doshi dhe ka qenë shumë i tensionuar.

Nga dëshmitarët që kanë qenë afër thuhet se takimi ka qenë mjaft i acaruar mes të dyve.

Tahiri i përket grupit të deputetëve që kërkojnë përjashtimin e tij. Ky grup është ende një shumicë e cilësuar brenda socialistëve.

Vetë Doshi pranon se është takuar me ministrin e kritikuar ashpër herë pas here prej tij, dhe saktëson se në qendër të bashkëbisedimit që ka zgjatur jo pak, ka qenë situata e kriminalitetit në zonën e Shkodrës.

Doshi nuk preferon të saktësojë nëse në qendër të shqetësimit të tij ka qenë kriminaliteti, apo emërimet në rrethin e drejtuesve të policisë.

Deputeti i zonës së Shkodrës Tom Doshi deklaroi se do të shkojë të hënën në mbledhjen e grupit të PS, ku siç përflitet prej ditësh mund edhe të përjashtohet nga grupi parlamentar i PS.

Për këtë Doshi komentoi duke thënë, se është herët të flasë dhe se duhet pritur vendimi.

Ndërkohë, deputeti Tom Doshi ka edhe një mesazh për kolegun e tij socialist Namik Kopliku, i cili  e kritikoi duke deklaruar se qëndimet e shprehura nga Doshi ngjajnë me ato të Berishës.

Për Tom Doshin këto qëndrime janë të detyruara nga kryeministri Edi Rama.

“Nuk më shqetësojnë deklarimet e Namik Koplikut, një njeri i cili në 2009-n mblidhte firma në Shkodër për shkarkimin e Edi Ramës si kryetar partie.  Kam qenë unë ai i cili e kam vendos emrin e Koplikut në listë për deputet”, thotë Doshi për TCH duke shtuar se nuk i bën përshtypje mosmirënjohja e Koplikut pasi ka të tjerë më të rëndësishëm në PS që nuk i janë mirënjohës.

Pas kthimit nga Bukureshti, pritet të zbardhet edhe qëndrimi që do të mbajë Kryeministri Rama ndaj deputetit “rebel“. Të enjten pati edhe një komunikim mjaft të acaruar në seancë plenare, aq sa detyroi deputetët e tjerë që të angazhoheshin për të mbyllur debatin, të paktën për momentin.

Share This Article
22 Comments
  • Te perjashtohet rrugaci,ja kaloi dhe Saliut per nga fjalori…por ne fund te fundit Dugagjini i Doshit eshte me keq se Vicidoli,duhet pranuar. 😀

    • Thone se Gamaret e kan trunin e vogel ne krahasim me trupin ,prandaj bertasin e kelthasin.
      Po pse bertet or Tom?
      Cfar ke honger mre burr malcije se je bo si grat jevgjite te Shkodres?
      Shuj mor derdimen se ste ka frik kush.
      Thuj çfar ke me than se,tu i majt gjonat benda ne plonc ke me perfundu impotent ene te rrnoft gjith ajo llap te modhe qe ke ne goje ;(

  • Perjashtojeni kete se vetem presion ben per grupin e vet kriminal dhe bizneset e tij. Ps ska pse qendron peng e nje muti.

  • Toma e ka zakon kète grricjen me kolegèt e vetè,dhe tregon se èshtè njè malok jo malèsor.Kush shkèputet nga tufa e ha ujku i shpellave sa do i fortè tè jetè.Kush mundohet ti bèjè keq tjetrit e pèson vetè,kujdes tom djali prej mali èmbèlsirèn qè tè kanè dhène se mund tè dalè si tortè e helmuar vetem pèr tu larguar.

  • Saimiri i ka premtuar Tomes te legalizoje kanabisin e Mbishkodres dhe te hape perseri Gjadrin me urdher te Kokedhimes qe merr avdes tek Edi Rama cdo mengjes.

  • Tahiri paska thyer urdherin e Rames ne te cilen u ndalohej ministrave t’i hapnin telefonin Doshit. Po tani si i behet???
    Keto takimet “diplomatike” ,qe vetem trasparence nuk kane ndaj votuesve, tregojne se edhe rilindesit jane gati per kompromise per te fshehur llumin qe i ka mbuluar.

    • Ja si behet: Legalizohet kanabisi medicinal i Tomes sipas udhezimeve Doktor Kokedhimes per qellime mjekesore dhe ja ku rikthehet PAQJA nen ULLINJTE e Edi Rames.

    • Obobo o @info!….
      Qenke bere me hije nga keto takimet e Socialisteve!…
      Po pse o derman te mos takohen?… Ty si te pelqen, qe te mos takohen?…
      Qe te grinden se ashtu ju behet qefi ju vuvuzelave te Baces Tritolit?!…
      E ndalon kush Salushin te takohet me deputetet dhe ishministrat?….
      Cfare jane keto budallalleqe o info ?!…
      Vertet info, di gje ti do beje ADN-ne Lulushi se jemi ne merak te madh e ka vella prej verteti Ermalin e Hoxhajve apo duane e thone nga inati?!…

      • E po te pertypesh ate qe sapo kane peshtyre vetem keta rilindesit e Netit e bejne me kaq paturpesi. Nuk jane aq budallenj sa te ndjekin interesin e qytetareve perpara kolltukut te rehatshem e xhepave plot me para.

  • parlament legenash ,,,,,,duke filluar nga i pari duke mbaruar tek i fundit,,,,,vetem hallet e popullit nuk qajne keta vampire te 2015,,,,,,,,,,kur i preken interesat ketyre legenave behen me keq se puntoret e bordellove,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!

  • Nuk eshte lufte me idete poltike te Tom Doshit si politikan. Eshte nje humbje kohe me Kodoshin si simbol i shkerdhatokracise. Jashte me plehrat shqiptare, qe jane majmur duke emeruar kuadrot e policise dhe politiken ne qytetet shqiptare. Jashte me kodoshesine e nje Tom Doshi.

  • E te keqen Nona ! Nuk thone kot : ” Mendjen e pare te shqiptarit e paste kali,te dyten e paca vet” Kjo do te thot se ne ne fillim marrim zjarr,flasim pau thelluar,dhe oburra perpar ,kete mendje ta ket kali per te ecur qe ne fillim me revan. Kur qetesohemi arsyetojme drejt. kete te dyten ta kemi …….., Ndaj u them qe mos I fryni zjarrit se beri keq TOMA QE U TERHOQ . NONA thot se beri mire e shoket e falin. Qellimi eshte qe te mos flasim si dikur Fatos Nano ne ate te famshmin KPD. Edhe Saliut mos ja varni me se c’flet .Bukur e kish gjetur “FIKSI ” sa her qe cohet ; xhirxhile moj xhirxhile …Dihet populli ta gjen qylafin sipas kokes……..
    ….

  • TANI PO I DEL KOKA MUHABETIT,

    SHKODRA PASKA VOTUAR PER HASHASHIN NE 2013.

    1- TOM DOSHI = PRONAR I PARCELAVE NE DUKAGJIN.
    2- EDI RAMA E KA “JOSHUR” PER FUSHATE DUKE I THENE “HAJDE ME NE SE DO
    TE BEJME BIZNESMEN ME KULLARO, DO LIGJEROJME HASHASHIN”
    3- PER KETE, PASI VJEN NE PUSHTET NGARKON SHOKUN KOCO TE FILLOJE NJE
    “FUSHATE TE PAVARUR” PER LEGALIZIMIN E HASHASHIT.
    4- KALOJNE POTHUAJ 2 VITE DHE STRATEGJIA NUK DHA ASNJE REZULTAT.

    PJESET E TJERA TE TELENOVELES I PAME NE LIVE NE PARLAMENT PARA DISA DITESH.

  • perjashtimi nga partia do te ishte mjaft e tepruar dhe pa dyshim nje gabim taktik i partise socialiste.saimiri keshtu u soll dhe me arben malaj ,pavaresisht se ky i fundit nuk deshi te rrinte me si anetare ne ps.

  • Jo, Tom Doshi nuk largohet as nuk e largon kush nga PS. PS ja
    eshte parti e debateve, edhe te ashpra por kjo e shendosh nje parti.
    Tom Doshi u ka dhene fjalen socialisteve shkodrane se do fitoje edhe Bashkine e Shkodres.
    Dhe ai kete e ben.

    • ORE PO NUK E LARGON DOT NJERI A KENI TRU NE KOKE.

      KA DHENE 5 MILION EURO PER FUSHATE, ME KUSHT QE TE MIRATOHET LIGJI PER KULTIVIMIN E HASHASHIT, E KA ENDERR FEMIJERIE TE BEHET BIZNESMEN HASHASHI.

      QE TE LARGOHET TANI RAMES I DUHET TI PAGUAJE 10 MILION EURO (MINIMUMI DYFISHIN), JU BENI MUHABETE HORDHA PORDHA ME CELULA PARTIE.

      ZGJOHUNI NGA GJUMI.

  • dreke me Koçon, dreke me Tahirin neper restorante. Qenka shkrire selia e PS qe s’paskan nje vend me zyrtar ku te ulen, por i diskutokan keto gjera kafeneve? Ama politike qe po bekeni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *