Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Paqe në Këshillin Bashkiak të Tiranës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Paqe në Këshillin Bashkiak të Tiranës
Lajmi i fundit

Paqe në Këshillin Bashkiak të Tiranës

redaktor
Published April 9, 2013
Share
SHARE

Këshilli Bashkiak diskutoi sot projektin për zgjatimin e bulevardit të madh “Dëshmorët e Kombit” dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Në fjalën e tij kryebashkiaku Lulzim Basha vlerësoi këto dy projekte, që sipas tij janë të rëndësishëm për zhvillimin e qytetit, ndërsa shtoi se sot nis faza e investimit për to. Qeveria e Katarit ka ofruar një grant prej 7 milionë eurosh për financimin e këtij projekti, që mban firmën e studios “Grimshaw Architects” LLP, e cila fitoi konkursin ndërkombëtar.

Në projektvendimin e propozuar nga Bashkia e Tiranës përcaktohen detyrimet financiare që rrjedhin nga ky grant. Bashkia do të ketë për detyrim lehtësimin e procedurave dhe praktikave që do të aplikohen gjatë zbatimit të projektit. Po kështu duhet të mbulojë të gjitha taksat direkte dhe indirekte, si dhe taksat doganore që aplikohen sipas legjislacionit shqiptar. Me 29 vota pro, asnjë kundër dhe 20 abstenime ka miratuar grantin prej 7 milionë eurosh që qeveria e Katarit ka dhuruar për financimin e projektin për zgjatimin e Bulevardit të madh ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rehabilitimin e Lumit të Tiranës, që mban firmën e studios “Grimshaw Architects” LLP, e cila fitoi konkursin ndërkombëtar.

Aldrin Dalipi në emër të socialistëve ka sulmuar Planin Urbanistik të Tiranës duke akuzuar kryebashkiakun Basha për klientelizëm dhe fushatë elektorale.

“Tirana është mbushur me ndërtime pa leje, që jo vetëm e kanë vënë në pikëpyetje planin por edhe besimin e qytetarëve. Plani ishte për efekte klienteliste dhe elektorale po shtoi dhe interesa te tjera. Plani Urbanistik nuk është gjë për tu mburrur pasi është plan klientelist. Ne kemi qenë kundër buxhetit pasi nuk ka qenë transparent dhe nuk na është dhënë asnjë informacion”, tha Dalipi.

Basha hodhi poshtë akuzat duke theksuar se këshilltarët e majtë po parashtrojnë arsye politike me qëllim mosvotimin e vendimeve. Sipas Bashës Plani Urbanistik i Tiranës është bërë në transparencë të plotë pasi është diskutuar për 3 muaj rresht me qytetarët edhe grupet e interesit.

redaktor April 9, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • BAY AREA Ca. says:
    April 10, 2013 at 12:34 am

    Z. Lulzime qe rri aty ku je, me vota te vjedhura, po i mbush mendjen vetes se Planin Urbanistik te Tiranes, e ke diskuuar per 3 muaj rrjesht me qytetaret ( o nonen aty kue ke ) dhe me Grupet e interesit. Kjo e dyta po, se pa INTERES nuk te thuhet as Miremengjes. Ti zonja Lulzime dil neper parti , mbremje te shtruara me luge Floriri dhe qani hallete popullit qe e keni katandisur per ne pavjonin e budllenjve ne Vlore dhe Elbasan, por qe nuk funksionojne me. Nuk kam deshire te te tregoj Ty e ndonje shoqeje tjeter si puna jote bemat e bera, por po te them disa fakte shume te thjeshta. Me sa m2 gjelberim e ke marre Tiranen Kryebashkiak vjedhacak dhe sa do te jete ne fund te mandatit. Po te them nje gje qe m2 harroji por me sa cm 2 do ta lesh gjelberimin e Tiranes. Te blloku Vasil Shanto, te gjitha investimet e bera nga Edi per lulishte dhe gjelberim jane bere lokale, ne prezencen e Policise Bashkiake per disa leke te qelbura bakshish. Me miratimin Tuaj firma Alsion lulishten e Pallatit per komunitetin, per femijet dhe te moshuarit te Rr. M. Gjollesha qe sot quhet Sulejman Delvina. e ka bere dy kate nen toke per PUB (pab). Njerez te familjes ne pushte blejne 1 dhome ne kat te pare dhe zaptojne ambjente te perbashket per qytetaret nga 400 – 1000 m2. Ke Bar Kafe ” Marko”, perballe saj lloto e kafe qe kur je me familjen nuk kalon dot nga fjalori i ndyre qe perdoret. Poshte e siper ekspozites ambjentet e pebashketa per qytetarin qe eshte i treti kur e numeron me gishtat e dores. Skandaloze tek ambjenet si trenmdafili i bardhe lexoje i zi, e tek pallatet qe i thone te italianeve te Drejtoria e Pocise Tirane qe te gjitha lulishte jane bere kafe e bien era peshk ore PESHK. Me qe eshte Lulzimja po Lulezojne ndertimet PA LEJE ,lexo me leje nga rrjepesit e Bashkise

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?