Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Paqësor, tërmet me magnitudë 8, cunam
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Paqësor, tërmet me magnitudë 8, cunam
Bote

Paqësor, tërmet me magnitudë 8, cunam

redaktor
Published February 6, 2013
Share
SHARE

Raportimet e para flasin për 4 të vdekur dhe 2 të humbur, ndërkohë me dhjetëra shtëpi janë shkatërruar. Sipas sekretarit për shtyp të kryeministrit të Ishujve Solomon, Robert Iroga, dallgët në perëndim të Latas kanë depërtuar 500 metra në tokë, duke shkatërruar tërësisht 3 fshatra.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8 ka goditur Ishujt Solomon në oqeanin Paqësor, duke shkaktuar një cunami “shkatërrues”. Tërmeti ndodhi në thellësinë e 5,8 km pranë ishujve Santa Kruz, pjesë e shtetit të Ishujve Solomon, bëri të ditur Shërbimi Gjeologjik Amerikan.

Një paralajmërim për cunami është lëshuar në ishujt e Paqësorit jugor, nga Qendra e Kujdesit ndaj Tsunameve në Paqësor, që njoftoi se cunami mund të jetë tepër shkatërrimtar pranë epiqendrës së tërmetit.

“Niveli i valëve detare tregojnë se është gjeneruar një cunami”, tha qendra me bazë në Hauai. “Ai mund të jetë shkatërrimtar përgjatë brigjeve që ndodhen pranë epiqendrës së tërmetit dhe mund të përbëjë rrezik edhe për brigjet më të largëta”.

Paralajmërimi u dha për Ishujt Solomon, Vanuatu, Nauru, Papua Nju Guinea, Tuvalu, Nju Caledonia, Kosrae, Fiji, Kiribati dhe ishujt Uollis e Futuna.

Masa paraprake për tsunami duhet të marrin edhe vendet e Paqësorit jugor, përfshi këtu Australinë, Zelandën e Re dhe Indonezinë.

Gjithsesi, Byroja Australiane e Meteorologjisë, tha më vonë se Australia nuk rrezikohej nga cunami.

Tërmeti goditi rreth orës 02:12, ndërkohë që edhe Franca lëshoi një paralajmërim për cunami për territoret e saj në Nju Kaledonia, duke thënë se dallgët mund të godasin rreth orës 04:00.

Rezidentët pranë brigjeve janë këshilluar të evakuohen.

Qendra e paralajmërimit të tsunameve ka thënë se një valë e përmasave 0,91 m ka goditur Lata Uarf në ishujt Santa Kruz.

Ishujt Solomon formojnë pjesë të Unazës së Zjarrtë, një zonë e harqeve vullkanike dhe trashesë oqeanike, që përmbyllin pellgun e Paqësorit.

Tërmeti i magnitudës 8 u pasua nga disa lëkundje të tjera, më e madhja prej të cilave e magnitudës 6,4.

Rajoni ka kaluar një seri tërmetesh më të vogla gjatë ditëve të fundit. Në 2007, një tërmet i magnitudës 8,1 shkaktoi një cunami, që vrau të paktën 52 persona në Solomon, si dhe la me mijëra të pastrehë.

redaktor February 6, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?