Para atentatit, në Gjykatën e Apelit në Durrës është zhvilluar një proces që lidhet me tokat në Gjirin e Lalzit, ku njëri nga palët është lidhje e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi.
Seanca është mbajtur në datën 29 tetor dhe palë është Prokuroria që ka apeluar vendimin ndaj Daniel Shandros, i shpallur i pafajshëm dhe avokatit Arian Myderrizit, i dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim.
Procesi në datën 29 është shtyrë, sipas TCH, pasi nuk ishte formuar trupa gjyqesore, ndërkohë që nga veprimet e grupit te hetimit edhe i njëjti proces ka dështuar sërish edhe këtë të enjte pasi mungonin palët.
Por ky gjyq që po zvarritet prej një viti ka në thelb çështjen për të cilën u përpoq edhe gjyqtari i vrarë Skerdilajd Konomi, madje në vendim përmendet edhe emri i të ndjerit, përmes dëshmisë së dëshmitares Flutura Kona.
Ajo kujton se Skerdilajdi ishte i interesuar për dokumentët pasi i shërbenin për gjykimin e themelit.
Por prokurorët nuk japin detaje mbi këto indicie dhe dyshimet e tyre edhe për një proces tjetër civil në gjykatën e Durrësit dhe kush gjendej pas tyre, pasi ende janë duke mbledhur prova.
Ndërkohë i vetmi i arrestuar vazhdon te jetë Redjan Rraja, per te cilin avokati i tij do t’i drejtohet Apelit dhe do kërkojë lirimin e tij, me argumentin e mungesës së provave.
Nga ana tjetër prokurorët nuk e kanë pyetur ende të plagosurin tjetër Aleksandër Laho, por vazhdojnë të besojnë se në qendër të atentatit ishin edhe prokurori edhe “Rrumi”, ndërkohë që hetimet janë të fokusuara tek vepra e vrasjes për shkak të cilësive, e mbetur në tentativë ndaj këtyre të dyve.
Pasi shoferi ndërroi jetë, pritet që akuza të ndryshojë.
j.l./ dita

Kot sa lidheni o bandite . Pronat do shkoje tek i zoti .Jeni ne gamat e fundit.
..