Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, kjo kategori kanë zhvilluar një protestë para Ministrisë së punës. Shoqata e Para dhe Tetraplegjikëve shqiptarë ka zhvilluar një protestë, me anë të së cilës kërkon pagesën e kujdestarisë.
“Protesta jonë ka karakter ekonomik. Na është hequr pagesa e kujdestarisë dhe asistenca. Kërkojmë rikthimin e saj, pasi e kemi të domosdoshëm kujdesin”, thanë përfaqësues të kësaj kategorie.