Para nga “qielli” në autostradë

Leda Hysa

Ky mund të jetë rasti kur shprehja “para nga qielli” zë vend më së miri.

Të martën, disa shoferë në Ilinois të SHBA u përballën vërtet me diçka të tillë në jetën reale.

Një makinë e zezë që transportonte para të lojërave të fatit doli jashtë kontrollit duke bërë që paratë të shpërndaheshin në autostradë, pas përplasjes me një kamion.

Sipas News-Gazette policia e Illinois tha se të dy automjetet u përplasën në qendër dhe një automjet i tretë u zhvendos në një hendek për të shmangur përplasjen e parë. Shoferi i atij automjeti u dërgua në një spital me lëndime të lehta.

Shoferët e tjerë kishin lëndime të lehta. Autostrada megjithatë u mbyll për gati një orë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *