Para proteste, me mëngët përveshur e buzën në gaz

J L

Ndërsa Monika Kryemadhi ka marrë frenat e aksionit opozitar dhe është bërë më aktive në daljet e saj publike për protestën e 8 korrikut, Lulzim Basha duket më i relaksuar krah Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Të dy liderët kryesor të PD-së, kanë qenë për një vizitë të paplanifikuar në Kavajë, raporton zyra e shtypit të kësaj partie.

Basha dhe Bardhi kanë takuar kryebashkiakun në largim të bashkisë së Kavajës dhe së bashku me disa simpatizantë kanë ecur në shëtitoren e këtij qyteti, deri sa në fund janë ndalur në një bar.

Ajo që të bën përshtypje, është entuziazmi i kreut të PD-së në takimin që ka pasur në Kavajë.

Në njoftimin e PD-së, shkruhej se “Basha është shprehur se beteja e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka njohur kthim pas derisa kjo betejë të fitohet.

Kreu i opozitës shprehu mirënjohjen për këdo që i është bashkuar kësaj beteje dhe tha se është shumë e rëndësishme që protestës së 8 Korrikut t’i bashkohen sa më shumë shqiptarë nga ata që refuzuan Edi Ramën.”

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *