Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: FOTO: Ja si zhvilloheshin paradat ushtarake përpara vitit 1990
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Histori > FOTO: Ja si zhvilloheshin paradat ushtarake përpara vitit 1990
HistoriKryesore

FOTO: Ja si zhvilloheshin paradat ushtarake përpara vitit 1990

DITA Online
Published January 13, 2019
Share
SHARE

Nga Leonard Veizi

Shteti përgatitej për një paradë ushtarake. Termin, thuajse i harruar prej kohësh, u rikujtua për herë të fundit në përvjetorin jubilar të 100 viteve Shqipëri e Pavarur. Me uniforma luksoze, e me armatim të mbetur nëpër depot e armatës, kuadratet e ushtarëve shqiptar sërish u rrekën të ngjallin traditën e vjetër, kur ushtria edhe pse nuk bëri luftë frontale, të paktën diti të marshojë me hap të fortë aq sa të prishte dhe pllakat e bulevardit me emrin e nderuar “Dëshmorët e Kombit”…

…“Paradaaa… eja në radhë. Për parakalim ceremonial, me kuadrate, distanca një drejtues…” këto dhe të tjera në vazhdim ishin fjalët që Komandanti i përgatitjes së Paradës u drejtonte të paktën 10 mijë burrave të rreshtuar në 40 kuadrate dhe ca të tjerëve hipur nëpër makina transporti ZIS më targat UP. Më pas Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, hipur mbi një BÇ kineze me goma të lyera me bojë të bardhë, i raportonte Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, se jo pak, por një Armatë e tërë, ishte gati të parakalonte para tij. Bajram Mana, ish-Komandanti i Përgatitjes së Paradës Ushtarake të vitit 1989, rrëfen se si funksiononte mekanizmi për të zhvilluar një parakalim dinjitoz, aq sa t’u shkonin të dridhura dhe diplomatëve të huaj që qëndronin të krekosur në tribunën kuqezi të vendosur mes ndërtesës së Kryeministrisë dhe asaj të Komitetit Qendror të Partisë:

Si zhvilloheshin paradat e para vitit 1990?

Paradat Ushtarake organizoheshin çdo 5 vjet dhe veprimtaria kryhej në 29 nëntor ditën e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Kjo traditë kishte filluar që me parakalimin e parë në Shqipërinë e sapoçliruar. Por vite më pas ajo do të perfeksionohej e ushtria do të krenohej me të. Qëllimi i paradave ishte të tregohej forca e shtetit, pasi në tribunë gjithmonë veç krerëve të lartë të udhëheqjes shqiptare ishte i ftuar trupi diplomatik, atashetë ushtarakë si dhe shumë delegacione të huaja të ftuara enkas për këtë rast.

Cila ishte atmosfera në të cilat zhvilloheshin këto parada?

Mund të them se atmosfera ishte fantastike, madje madhështore. Të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në një paradë ushtarake thoshin se e kishin për nder një gjë të tillë. Shumë të tjerë e kishin këtë dëshirë por nuk u jepej mundësia. Ministria e Mbrojtjes vihej në kulmin e aktivitetit të saj. Të paktën për 2 muaj, tetor-nëntor, gjithçka fokusohej në këtë manifestim, për t’u treguar sa më dinjitoz. Paradat ushtarake jo vetëm ishin të planifikuara por kishin edhe një buxhet të përcaktuar e të miratuar, pasi kishte shumë shpenzime.

Kur fillonte përgatitja për të bërë një paradë ushtarake të nivelit të lartë?

Stërvitja me trupa fillonte që disa muaj përpara se të vinte data e caktuar, por ato bëheshin nëpër njësitë e ndryshme. Fillimisht përcaktoheshin pjesëmarrësit të paradë dhe gjithmonë kuadratet formoheshin me ushtarë apo rezervistë që kishin gjatësi të mjaftueshme, mbi 170 cm të gjatë. Në fillim të tetorit gjithmonë trupat grumbulloheshin dhe fillonte përgatitja kompakte e cila bëhej ish fushën e aviacionit në Laprakë, Tiranë. Kuptohet, rëndësia më e madhe ishte ecja me hap rreshtor sipas parametrave. Por pas tyre vinin mjetet e mekanizuara që gjithashtu duhet të ishin uniformë.

Cilat ishin kushtet në të cilat zhvilloheshin stërvitjet paraprake?

Tek ish-fusha e aviacionit, krijoheshin të gjitha kushtet për një stërvitje normale, duke filluar që nga ndërtimi portativ i fjetinave, ujësjellësi, tualetet, ndihma e shpejtë mjekësore, fusha shtrohej me asfalt, ngriheshin qendra ambulatore, etj. Gjatë këtyre dy muajve aty do të kishin veprimtari rreth 8-mijë trupa. Unë kam qenë Komandant i Përgatitjes së Paradës në vitin 1989. Ne si drejtues kishim zyra e infrastrukturën e nevojshme. Altoparlantë kishte të instaluar në të gjitha drejtimet ku urdhrat që jepeshin nga tribuna dëgjoheshin ngado. Për të instruktuar trupat të ecnin me hap rreshtor, mobilizoheshin oficerët më të mirë të këmbësorisë. Një muaj përpara zhvillimit të paradës fillonte përgatitja intensive e përditshme, deri në mesnatë. Nuk duhet harruar se një punë të madhe bënte dhe banda e ushtrisë që shoqëronte provat me marshet luftarake.

Çfarë armatimi mbanin ushtarët e viteve ‘80 gjatë parakalimit?

Armatimi ishte rus dhe kinez. Kuadratet që kishin në përbërje trupa 20×10 pra 200 parakalues, mbanin armë të tipit: kallashnikov, pushkë karabinë, granatahedhëse, automatikë të vegjël me fishekë pistolete që ishin për kuadratet e zbuluesve dhe të femrave. Pushkët mbaheshin në sup me bajoneta të hapura. Automatikët në gjoks. Rreshti nga reshti kishte largësinë e një krahu.

Cilët ishin përgjegjësit direkt të paradës?

I gjithë aparati i Ministrisë së Mbrojtjes vihej në dispozicion të kësaj parade por kryesorët ishin Drejtoria e Përgatitjes Luftarake dhe Drejtoria e Kulturës dhe e Propagandës. Uniforma e paradës gjithmonë ishte e re dhe e porositur enkas për këtë eveniment. Çdo ditë dilte gazeta e paradës, ku jepeshin dhe stimuj për kuadratet që dilnin më mirë gjatë stërvitjes së një dite më parë. Gjatë ditëve të përgatitjes kishte shumë seriozitet edhe në kontrollin e ushqimit. Sidomos përgjegjësia maksimale ishte ditët e fundit, pasi një ushqim i prishur nxirrte nga loja një kuadrat të tërë. Megjithatë masat ishin marrë për çdo rast të mundshëm. Gjithsesi kuadratet kishin gjithmonë 20 ushtarë rezervë, pra një rresht, për çdo mungesë të papritur të çdonjërit prej tyre, si në rastin e sëmundjeve, apo problemeve familjare. Përgatitjet e fundit bëheshin natën, pas orën 22.00. Në bulevardin e madh të Tiranës, të ndriçuar më së miri mblidheshin shumë njerëz që ndiqnin parakalimin e ushtrisë. Duhet pasur parasysh se parada pritej me kënaqësi nga të gjithë, pasi shumëkujt i qëllonte të kishte një të afërm pjesëmarrës në të. Bëheshin gjithsesi edhe 2-3 prova gjenerale, por më e rëndësishmja ishte ajo dy ditë para paradës. Pastaj bëhej një ditë pushimi për qetësim e reflektim.

Si ishte dita e paradës?

Përgatitjet fillonin që herët më mëngjes ku trupat vendoseshin sipas planit të përcaktuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Parakalimi zyrtar hapej në orën 10.00 kur në tribunë ngjitej udhëheqja e shtetit. Pastaj paraqitej forca nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe niste parakalimi. Kuadrati i parë ishte ai i veteranëve të luftës që kishin gjokset e mbushura plot me dekorata. Në krye të çdo njësie ishte flamurtari me dy shoqërues ndërsa çdo kuadrat e udhëhiqte komandanti dhe komisari i saj.

Cilat ishin njësitë që krijonin më shumë efekt në popull?

Elita e paradës gjithmonë kanë qenë kuadratet e Flotës Detare, Zbuluesit, Skënderbegasit por dhe Akademia Ushtarake. Skënderbegasit sepse ishin më të rinjtë. Zbuluesit sepse kishin kostume maskimi, uniforma kamuflazhi me lara dhe të bardha. Flota Detare për shkak të paraqitjes me uniformat e zeza dhe kapelat e dorezat e bardha. Rëndësi u jepej edhe kuadrateve me gra e vajza të cilat gjithashtu kishin shumë sharm në çdo lloj parakalim.

Po për teknikën?

Natyrisht efekt të madh kishin tanket dhe sidomos raketat. Duhet të them se paradat më të mëdha e pompoze, në historinë e 45 viteve të shtetit socialist, ishin ato të zhvilluara në vitet 1974, 1979 por dhe në vitin 1984. Në dy të parat efekti i madh në popull dhe më tej ishte për shkak të demonstrimit me armatimin e rëndë. Ushtria shqiptare u përfaqësua me raketa, katjushka, e tanke.

 

Epilogu

“Sapo përfundonte parada, kuadratet shpërndaheshin sipas vendndodhjeve nga ishin nisur. Makinat prisnin nëpër rrugët dytësore. Ushtarët që kryenin shërbimin ushtarak largoheshin për në repartet e tyre dhe rezervistët gjithashtu. Zakonisht raporti i ushtarëve efektivë të marrë nga njësitë me forcat e tjera ishte 1 me 10. Pasi duhej ruajtur dhe niveli i gatishmërisë. Shumë energji në këtë periudhë shpenzonin brigadat “I”, “V” dhe “VI” pasi këto ishin dhe brigadat heroina të Luftës Nacionalçlirimtare ndaj propagandohej se edhe njësitë e kohës së paqes duhet të ecnin në gjurmët e tyre”.

 

Pjesëmarrja e efektivave

“Pjesëmarrja në një paradë ushtarake bëhej me të gjitha llojet e armëve dhe të shërbimeve nga çdo strukturë e Forcave të Armatosura si: Forcat Tokësore, Forcat Vullnetare, Rinia Shkollore e Studentore, (Universiteti i Tiranës dhe Instituti i Lartë Bujqësor i Kamzës), Aviacioni, Marina, dhe Veteranët e LANÇ-it. Të gjithë ndjenin kënaqësi për zhvillimin e kësaj parade, pasi shumë shqiptarë kishin bijtë e vetë pjesëmarrës në të, ushtarë apo oficerë, por dhe drejtues të automjeteve. Çdo njësi kishte flamurtarin dhe dy shoqërues dhe ndërsa çdo kuadrat kishte komandantin e komisarin. Parada fillonte në orën 10.00 dhe vazhdonte 1.30 minuta. Kjo ishte skema e ndërtimit të Paradës”.

 

Përbërja e Paradës Ushtarake

Veteranët                              1 kuadrat

Skënderbegasit                     4 kuadrate

Shkolla e Bashkuar             4 kuadrate

Akademia Ushtarake         4 kuadrate

Rinia shkollore                     4 kuadrate

Rinia universitare                2 kuadrate

Zbuluesit                               3 kuadrate

Forcat Vullnetare                 3 kuadrate

Flota Detare                          2 kuadrate

Shkolla e M. Brendshme    2 kuadrate

Kufiri                                      2 kuadrate

Garda                                     1 kuadrat

Aviacioni                               1 kuadrat

Brigada I                               3 kuadrate

Brigada V                              3 kuadrate

Brigada VI                            3 kuadrate

Tanket dhe transportierët e blinduar

Brigada e artilerisë tokësore

Artileria kundërajrore 37mm, 57mm, 85 mm dhe IMKA 2 dhe 4 grykësh

Artileria kundër tanke

Regjimenti i raketave

Brigada e Xhenios me mjetet amfibe dhe urahedhëset

Parada shoqërohej dhe nga kalimi i 3 ose 6 avionëve MIG-19

 

Leonard Veizi/ DITA

DITA Online January 13, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
35 Comments
  • Lenka says:
    January 13, 2019 at 7:28 pm

    Çfare kujtoni o te marre? Po ne 89 dyqanit te ushqimeve i thoshim ushqani i dy qimeve, dyqanit te mishit i thoshim ishte mish u be ish pastaj shshshsh se te rasen mrena. Te gjithe tregonin historine e policit qe i ferkonte barkun Hekrit ne Aro se e mori per kryetar kooperative barkderr. Mjerimi kishte arritur kulmin

    Reply
    • Ushtari says:
      January 14, 2019 at 1:23 am

      Ku ishte ushtria me 1997?

      Reply
  • Plaku Xhuxhumaku says:
    January 13, 2019 at 7:29 pm

    Po mire or taj Baromi, ato raketat ishin prej verteti apo prej teneqeje? Une kot po pyes se e di qe ishin “fake” po kam qejf kur leshohen keta enveristat dhe bertasin per forcen e shtetit. Nqs nje shtet i uritur quhet i forte vetem se mund te nxirrte me sakrifica te medha ca tanke e ca shtremaluqe me kambale ne bulevard, atehere, edhe mua po me duket vehtja si Napoleoni i Korsikes.

    Reply
    • Dulla says:
      January 14, 2019 at 10:17 am

      Shko mer tope. Ke dhe ti kompjuter e shkruan per raketa fake. Ik futi noi tas fasule

      Reply
      • Plaku Xhuxhumaku says:
        January 14, 2019 at 6:13 pm

        Kur kam pasur une kompjuter o Dulle, ti nuk i dije as emrin, o bole.

        Reply
  • ETHEM says:
    January 13, 2019 at 7:42 pm

    BRAVO.ESHTE KNAQSI E MADHE PER NE ISH USHTARAKT KUR SHKRUHET E SHIHET NJE EVENINENT I TILLE SI PARADA USHTARAKE E USHTRISE SON POPULPORE TE ATIJ SISTEMI QE SHERBYEM SI USHTARAK PER MBROJTJEN E ATDHEUT TON TE DASHUR.
    NE D I T A KEMI LEXUAR EDHE SI ESHTE USHTRIA SOT,ÇU BË ME ARMATIMIN E USHTRISE E INFRASTUKTUREN E SAJ,ETJ.
    NE PARADAT USHTARAKE UN KAM MARR PJES NE KUADRATE TE TILLA NE VITET 1959,SI KURSANT NE SHKOLLEN E BASHKUAR TE OFICERAVE ENVER HOXHA,NE 1964,SI STUDJUES NE AKADEMIN USHTARAKE “M.SHEHU”.
    UROJ NGA ZEMRA GJITHE ISH USHTARAKET DHE ATA QE MOLITOJNE SOT NE RADHET E USHTRUSE SON TE VOGEL POR TE PERGATITUR-ANTARE E N.A.T.O-S.
    URIME TE GJITHEVE.

    Reply
    • Plaku Xhuxhumaku says:
      January 13, 2019 at 7:59 pm

      Cfare mbrojte ti mer Ethem Leshi, ti nuk e ke zbraz nje here pushken pervec ne qitje stervitore e ke marre edhe rrogen qyl e kerrit ata klyshet e tu qe sot na cajne akoma menderen.

      Reply
      • Artani says:
        January 13, 2019 at 8:30 pm

        Ore Xhuxhumak, cfare do te thuash me “nuk e ke zbrazur asnjehere pushken”. Me ke doje te luftoje? Perderisa nuk u sulmove nga askush. Apo te pushtonim ne ndonje shtet tjeter. Fol me mend ne qofte se je plak.

        Reply
        • Plaku Xhuxhumaku says:
          January 13, 2019 at 9:29 pm

          Or Artan, ti duhet te jesh ose ish-oficer, ose bir ish-oficeri. Ajo qe dua te them une eshte qe pikerisht qe nuk na sulmoi njeri, pra nuk pordhi njeri per te na pushtuar, a nuk i bie qe si te qe kjo ushtria si te qe si te mis qe njelloj do te ishte. Ato perrallat me mbrojtjen e atdheut nga gazerma nuk i ha me njeri.

          Reply
          • L.F. says:
            January 13, 2019 at 10:29 pm

            Sa i mencem je mer plak!
            Ketu ne Svicer ne jete te jeteve, edhe sot, cdo pallat i ri qe ndertohet duhet te kete edhe rifuxhon anti-atomike. Me ligj!
            Pra te gjitha banesat Kane BUNKERAT e vet.
            Per ty ky eshte shtet i cmendur e popull shtrembaluq, mirepo keta jane te lumtur keshtu edhe pse nuk kane pare lufte kurre.

          • Plaku Xhuxhumaku says:
            January 13, 2019 at 11:34 pm

            Kur te kemi edhe ne ushqim si ne Zvicer, uje te paster dhe te vazhdueshe si ne Zvicer, rruge te rregullta e pune per te gjithe si ne Zvicer, atehere hajde ti o L.F. e me trego qe i kemi lene mangut Zvicres vetem Bunkerat. Po mos harro qe ta kalosh ligjin per bunkerat me PPP.

  • SS says:
    January 13, 2019 at 8:22 pm

    Habitem me keta te verberit se ku e shikojne ekonomin sote ! Njerzit jane shendruar ne kanibalizem …po hane njeri tjetrin ,vetem larg qofte mos ju ardhte ne dere se te shumtet po flene me barkun bosh

    Reply
  • MH says:
    January 13, 2019 at 8:45 pm

    Ishte ajo ushtri qe kur,dikur i tha Molotovi Titos.Cfare ben.Shqiperine se ke asgja gelltite si njo gote uji. Tito iu pergjigj hajde dhe gelltite ti tavareshqi Molotov.
    Fitorja mbi fashizmin u arrit me barkun zbarzur me veshmbathje te shqyer e zbathur.Ashti sic thirri Zhozefina.Kapeni dhe nxirreni prej zhele.Dhe ky Serbi kur po donte te fliste mbi ushtaret qe gezonin ushtaret e shteteve te rajonit.Deklaroi : Per ushtarin e Shqiperise: Dobro Vojnik.Te tjeret nuk ia mbushnin synin.
    Po du me ba te kujtohen per keto trima qe edher pse raketat ishin prej “teneqejet” iu shkonte 8 a 8 bitha e nuk i’ua mbante te hapeshin bithesh sic hapen sot ketu me shume trimberi e fodullek.

    Reply
    • Plaku Xhuxhumaku says:
      January 13, 2019 at 9:34 pm

      Po ti me verte kujton se fitoren mbi fashizmin e arriti ushtria barkzbrazur e kembezbathur e prostitutave nacional – clirimtare? Po te ishte per ate qe thua zotrote ne sot do te flisnim gjermanisht e kushedi nuk do te kishim nevoje te niseshim refugjate andej ketej.. Pune tjeter qe fashizmin e nazizmin e mundi tjeterkush. Kjo puna e clirimtares me fitoren mbi fashizmin eshte si puna e asaj qe miu beri shurren ne det dhe tha kam edhe une pjesen time ketu.

      Reply
      • Brezi i Ri says:
        January 13, 2019 at 10:35 pm

        I paske fut i dopip sot e je tu ngatarru gjonat plako, ATO prostitutat ishin te nahijes tate e jo te barkthareve.
        Po dardha bjen ben dardhe, edhe ti je nje rufian pederast plakaruq i shkerdhyer.

        Reply
        • Plaku Xhuxhumaku says:
          January 13, 2019 at 11:39 pm

          Brezi i Ri, sharjet nuk jane argument. Ti me verte kujton se nazi-fashistet i munden katunaret e clirimtares? Po qe keshtu ti jo dopio nuk ka ilac qe te bon dermon o Brezi i Ri (me tru te ngatarrum)

          Reply
          • Brezi i Ri says:
            January 14, 2019 at 3:02 pm

            Degjo plako, ne gith evropen sot nazionalist-fashistet tallen me rezistencen partizone, pra pak a shum propagandojne perralla si te tuat. Pyetja prej 1 miliard dollare eshte, “po si e humbi luften fashizmi ne te gjitha fronte”?
            Nje gje eshte e sigurt qe barktharet fituan me lufte, ndetsa trutharet si ju sot duan te marrin revanshin.

          • Plaku Xhuxhumaku says:
            January 14, 2019 at 6:11 pm

            Ty or Brezi i Ri te eshte ngaterruar truri e nuk di c’flet, po pse or taj Amerika qe luftoi Nazizmin ishte barkthare? Anglia ishte barkthare? Po Bashkimi i Lavdishem Sovjetik qe me siguri ti kur e kujton kalon ne orgazem. Ik e pirdhu e mos na shit dengla, kusht te tha ty or debil qe nazizmin ne gjithe boten e munden barktharet? Une tamam ate te thashe qe ishin te tjere qe e munden nazizmin ne rang boteror dhe keta morracaket bytheqire te Enverit ketu u shiten e po vazhdojne te shiten sikur ata bene mrekulline. Or Trap i Ri, dy jane mundesite dhe hapi veshet mire, po te jete per morracaket e cirimtares, o nazizmi do kish fituar luften dhe sot ti do te flisje gjermanisht, ose edhe sikur asnje pushke te mos kishin zbrazur morranjoset nazistet do te kishin ikur nga Shqiperia

          • Brezi i Ri says:
            January 15, 2019 at 10:40 am

            Ushtria sovjetike e Stalin kriminelit mua nuk ma bjen orgazmen fare, por besoj qe ty te fut ne koma, ndersa persa i perket anglise e amerikes, si skuthe te vjetra nderhyne ne momentet e fundit kur Hitleri e kishte mare uraten, per te marre meritat, qe kavie si ty te arrinin ne delirio.
            Sot ne bote ka aq libra historike qe e shpjegojne luften me hollesine me te madhe, sa ti me teorite e tua idiote dukesh nje Don Kishot i koheve moderne,
            Vazhdo keshtu, sepse te pakten eshte e vetmja orgazme qe mund te arrish ne kete moshe.

          • Plaku Xhuxhumaku says:
            January 15, 2019 at 1:12 pm

            E para, ti or rrote cari nuk e di fare moshen time, Plaku…. eshte thjesht nje nick. e dyta vazhdon te flasesh me tru shume te ngaterrum, se kundershton ato qe thua vete. Nqs eshte ashtu sic thua ti qe Amerika dhe Anglia, si “skuthe te vjetra” (nga i ke gjete keto nocione moderne?) nderhyne ne momentet e fundit, atehere del qe nazizmin e kishin mundur te tjeret. Dhe sipas arsyetimit tend brilant i bie qe nazizmin e munden morranjoset e clirimtares shqiptare. Per zotin qeke gjenial or ti, me orgazem pa orgazem ti paske nevoje per vizite ke pikiatri.

  • ETHEM says:
    January 13, 2019 at 8:45 pm

    OR TI PLAKU XHUXHUMAKU…ME EMER ANONIM.UNE PO TREGOI NJE TE VERTET QE E KAM JETUAR DHE NUK OFENDOVA KERKEND SI PUNA JOTE IDIOTE.
    -SI DUKET DO TE JESH NJE AGJENT I UDB SERBE APO GREKE…SE ATA E KAN PASUR TMERR KOHEN E E.HOXHES.
    -OSE DO JESH NJE MILITANT I PD QE ME NE KRYE KOMUNISTIN QE SHAN KOMUNIZMIN-VJELL VRER PER ÇDO GJE TE MIRE TE VERE NE TE DY SISTEMET.
    -OSE DO JESH NJE ANALFABET FUNKSIONAL FSHATAR NGA VIÇIDOLI QE KE MESUAR PREJ TIJ TE OFENDOSH KUSH TE DEL PERPARA.Me teper e teproj me ju.

    Reply
  • Sazani says:
    January 13, 2019 at 8:49 pm

    Bajram,
    Nostalgjia është një ndjenjë që të gërryen !
    Kur isha në gjimnaz kishim mësues ( ne i quanim profesorë ) shumë të kulturuar . Ai i letërsisë , kur na fliste për Dante Aligerin zgjerohej shumë . Dantja paska qenë natyrë kryengritëse ( jo si Kadarea ynë ) dhe shteti e kishte interrnuar .
    Kanë mbetur të famëshme këto fjalë të tij ( unë s’di Italisht dhe po e shkruaj shqip ) :
    Nesun maxhior dolore, ke rikordasi del tempo feliçe , nela mizeria . Në shqip : S’ka dhimbje më të madhe , sesa të kujtosh kohën e lumtur kur jeton në mizerje !
    Ty , më duket , të ka gjetur si Danten !
    Bajram , gjoksi yt plot dekorata , më kujtoi mareshall Zhukovin . Bravo Bajram , por , nuk mbahen bashkë edhe shiritat edhe dekoratat siç bën ti , ose, ose !
    Parada është reklamë , nuk është betejë . Ku po e çoni ushtrinë shokë oficerë , thoshte supremi Enver , ndërsa unë po të pyes, ç’e bëre ushtrinë Bajram , që s’ruajti dot as depot e armatimit ?!
    Na rruashin paradat !

    Reply
  • specialisti says:
    January 13, 2019 at 9:09 pm

    Ethem
    Rinia sot nuk kupton se si ishte e organizuar ushtria.
    Pervec forcave aktive, i gjithe populli, nga mosha 22 deri 60 vjec , ishin ushtar rezerviste.
    Sejcili kishte automatikun, rrobat, paimet, ne piken e hapjes, me emer e numer. Vishej e ishte i gatshem per 2 ore, nje batalion i tere.
    Ishte koha atehere, qe fqinjeve nuk ja mbajti asnjehere te tregoje forcen me vendin tone. Pra ishin me te fuqishem, por nuk ja mbajti.
    Keshtu ishin kohet atehere. Shpenzohej per mbrojtjen me shume se per asgje.
    Tani kemi ushtri qe shkon te jape kontribut jashte shtetit, ne kuadrin e NATO-s. Perseri ka shpenzime te medha, por jemi te mbrojtur , se jemi pjese e NATO-s.
    Kohet e mendesite kane ndryshuar. Nuk mund te shash ate kohe, sepse gjithe baballaret tuaj ( komentues), kane qene ushtare.

    Reply
    • Plaku Xhuxhumaku says:
      January 13, 2019 at 9:37 pm

      Nuk ia mbajti te tregoje force, apo nuk e cau menderen te merrej me ne e na lane te kalbemi brenda kafazit tone me dryn qe celsin e mbante Enver bytha ne xhepin e bizhameve dhe tallte menderen me miletin e dhjere por krenar shqiptar.

      Reply
  • Kola says:
    January 13, 2019 at 10:37 pm

    U lodhe, u telendise o Xhuxhumaku i mjere. Vazho kalo jeten me komente te marresh dhe injorantesh. Edhe ti ke te dreten e fjales se lire. Fol, fol, mos u ndal. Nuk ka rendesi nese te degjon apo nuk te degjon kush. Kenaqe egon tende.

    Reply
    • Plaku Xhuxhumaku says:
      January 14, 2019 at 1:38 am

      Shume interesant o Kole,e para nje here ka rendesi qe edhe nje palle si ty e paska kuptuar qe cdo njeri ka te drejten e fjales se lire (tamam si ne kohen e Enverit). Me duket se nga pergjigjet qe japin perfshire edhe tenden, ka shume qe i lexojne komentet e mia, pastaj a iu pelqejne apo i bejne qe te shkumezojne nga inati a nga budallalliku, kjo eshte tjeter pune. Selam Alekum o Kole, koke bole

      Reply
      • kuksiani says:
        January 14, 2019 at 11:45 pm

        Nese ne ate kohe te fusnin brenda per fjale qe kundershtonin realitetin, te fusnin brenda dhe mund te te vrisnin.
        Sot derdellit sa te duash dhe ne fund vret veten se s’ta pjerdh njeri!
        Ndryshimi i vetem eshte, ai qe vdiste atehere, vdiste me dinjitet, sepse ishte kunder atij regjimi, ndersa ai qe vdes sot e quajne te rjedhur nga mendte!
        Ti plaku xhuxhumaku po jeton tani kohen tende dhe e paske zgjedhur vete dhe fundin!

        Reply
        • Plaku Xhuxhumaku says:
          January 15, 2019 at 1:10 am

          Qeke pak si konfuz zotnia pri kuksi. Nuk kuptohet mire a je me mue apo me ariun.

          Reply
  • i "vetem" por jo i ...vuajtur . says:
    January 14, 2019 at 11:22 am

    O, sa b..udallenj qenkan prononcuar siper .
    Duhej me kohe, te kishim arritur nje stad, ku te DEFINONIM; Qe nga njeriu primitiv, deri ke deri te perdorimi i atomit, per te zhduk njeriun prej neriut, eshte epoka primitive e egzistences se njerezimit . Zhdukja e idese se luftes, me gjithe arsenalin e armeve te sotme te te gjitha llojeve do ishte hapi i pare i hapjes se rruges se shoqerise njerezore drejte ..JETES…..NORMALE E MODERRNE .

    Reply
  • AAA says:
    January 14, 2019 at 1:16 pm

    O plak xhuxhumak
    Duhet te jesh njeri shum i keq perderisa mohon gjakun e 28 mije deshmoreve qe rane per Shqiperine,
    TE PELQEN APO STE PELQEN TY, ATA JANE PJESE LAVDISE SE SHQIPERISE,
    NDERSA TI E TE TJERE SI PUNA JOTE JENI JASHTEQITJA E ATIJ KOMBI.
    TE FALA SATEME

    Reply
    • Plaku Xhuxhumaku says:
      January 14, 2019 at 2:47 pm

      E keshtu eshte kjo bote or AAA, si mendon njeri nuk mendon tjetri. Po qe per mamim, te fala edhe ti sat’eme nga nje mik i vjeter.

      Reply
      • Gent Lika says:
        March 27, 2021 at 3:58 am

        Len nam nëpër komente si i mangët, rraketa teneqeje thot, po tanqet, anijet, aeroplanët e të tjerë prej teneqe qenë? Po Shkollat, Spitalet, Shtëpit monderne kubike që u ndërtuan të rreme qenë? Në Shqipëri në luftën e dytë nuk hyri asnjë ushtri e huaj, ajo u çlirua nga vetë populli, e sa për pjesën që ” Ç’na u desh ushtria se nuk na sulmoi kush”. Po prandaj o i mjerë nuk nga bezdisi kush sepse kishim ushtri, më 49′ mundëm grukët, edhe mbas saj plot trazira kanë hasur si përleshja e anijeve Shqiptare në Velipojë me jugohalet, ku u vra Fran Ndue Ivanaj, neve historikisht kanë dashur të na vjedhin tokat magjupat që na rrethojn siç dhe ka ndodhur. Mëso histori o dështak, mos rri nëpër fejsbuqe duke ngrënë fara plaku xhuxhumaku çpoi bythën i doli gjaku.

        Reply
  • vezhguesi says:
    January 29, 2019 at 9:39 pm

    Nga 31 komente qe lexova deri tani 13 jane nga xhuxhumaku. Aleatet i ftuan edhe Ballin edhe Legalitetin qe te benin shurren ne det dhe mepas te mburreshin por nuk qene te zotet. Sa per ruset, ato e ndalen Hitlerin me cmimin e gjakut te derdhur lume, ne Stalingrad, kjo eshte e verteta. Sa i takon pavarsise, ajo kushton shtrenjte mesa duket jo tegjithe mund ta perballojne

    Reply
  • Kuçioti says:
    March 28, 2021 at 8:27 am

    Plaku xhuxhledhi,po pse nuk i dhe gojes per ato raketa ne ate periudhe, dhe ta provoje qen fake,apo ta pervelonin bythen,pse nuk ta kerkoi detin greku ne ate periudhe kur kishe ato raketa fake po ti kerkon sot qe ke politikan dhe patriot fake,dhe asnje raket e as nje tsnk e as nje avion??? Po gjermania,franca italia greqia polonia hungaria norvegjia ,austria,mor loqe ku i kan perdorur armatimet e tyre moderne,me thuaj dhe un te jap te drejte ty,vetem ne stervitje.Ushtria eshte pasqyra e nje shteti,eshte muhabet tjeter qe ketu si ne te gjitha vendet socialiste deshtoi sistemi,dhe prandaj skish as mish e as peshke,se ne kohen e gjyshit tend shqiptaret u fryn me karkaleca e oktapode,prandsj mosha mesatare qe 50 vjec
    Sot eshte turp,ushtria shqiptare eshte akoma me ksllashet e asaj ushtri,me pistoletat TT,te asaj ushtrie,me uniformat greke turke italisne,gjermane.
    Ju rrofshin mercedesat,e po ikin cunat e rrinj,per lesh,ca nga droga,ca nga aksidentet,ca nga hakmarja,ca nga grupet kriminale.ca nga pandemia
    RESPEKTE PER TE GJITHE ATA USHTARAK QE I SHERBYEN ATDHEUT,SI NE MBROJTJE ASHTU DHE NE PREZANTIMET DINJITOZE TE PARADAVE USHTARAKE.

    Reply
  • Kuçioti says:
    March 28, 2021 at 8:28 am

    Plaku xhuxhleshi,po pse nuk i dhe gojes per ato raketa ne ate periudhe, dhe ta provoje qen fake,apo ta pervelonin bythen,pse nuk ta kerkoi detin greku ne ate periudhe kur kishe ato raketa fake po ti kerkon sot qe ke politikan dhe patriot fake,dhe asnje raket e as nje tank e as nje avion??? Po gjermania,franca italia greqia polonia hungaria norvegjia ,austria,mor loqe ku i kan perdorur armatimet e tyre moderne,me thuaj dhe un te jap te drejte ty,vetem ne stervitje.Ushtria eshte pasqyra e nje shteti,eshte muhabet tjeter qe ketu si ne te gjitha vendet socialiste deshtoi sistemi,dhe prandaj skish as mish e as peshke,se ne kohen e gjyshit tend shqiptaret u fryn me karkaleca e oktapode,prandsj mosha mesatare qe 50 vjec
    Sot eshte turp,ushtria shqiptare eshte akoma me ksllashet e asaj ushtri,me pistoletat TT,te asaj ushtrie,me uniformat greke turke italisne,gjermane.
    Ju rrofshin mercedesat,e po ikin cunat e rrinj,per lesh,ca nga droga,ca nga aksidentet,ca nga hakmarja,ca nga grupet kriminale.ca nga pandemia
    RESPEKTE PER TE GJITHE ATA USHTARAK QE I SHERBYEN ATDHEUT,SI NE MBROJTJE ASHTU DHE NE PREZANTIMET DINJITOZE TE PARADAVE USHTARAKE.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?