PARADOKSET DHE HILETË E REFORMËS NË DREJTËSI

redaktor

Drejtësia është çështje ndërgjegjeje, jo një ndërgjegje thjesht personale, por ndërgjegjja e tërë njerëzimit – Aleksandër Solzhenicin

 

 

Personalisht jam nga ata individë që nga e quajtura Reformë në Drejtësi nuk pres ndonjë gjë të madhe e, megjithatë, jam pro hedhjes së një hapi në këtë drejtim. Jam, pra, pro trazimit të ujërave të ndotur nga të cilët është e rrethuar jeta jonë personale dhe shoqërore. Nuk mund të ecet më kështu. Gjendja e punëve ka vajtur atje ku nuk mban më.

Mirëpo, në zhurmën e madhe që synon krijimin e idesë se sapo të bëhet reforma në fjalë ne jemi të gjithë të shpëtuar ka shumë paradokse. Shumica e atyre politikanëve që na shfaqen si aktorë kryesorë të reformës, si të vrarë nga meraku për një drejtësi të vërtetë dhe si kujdestarë standardesh demokratike janë pikërisht ideatorët, arkitektët dhe realizuesit e kësaj drejtësie të dreqosur e katranosur që kemi sot. Ky është paradoksi i parë dhe kryesor. Lind pyetja: A munden shqiptarët që arkitektëve të “kasolleve me qerpiç” t’iu besojnë ndërtimin e qiellgërvishtësve modernë? A mundemi dhe a duhet që ne të lejojmë që reformimi i drejtësisë të mbetet peng i atyre që tash 25 vjet kanë dëshmuar me sjelljet e tyre të përvitshme se e drejtë dhe e mirë është vetëm ajo që i shërben pushtetit të tyre vetjak apo të grupit?

Me të drejtë, kushdo mund të thotë se, duam apo nuk duam ne, këta “arkitektë” janë këtu dhe janë një faktor që duhet konsideruar. Edhe unë jam i bindur se ata janë faktor, pra ndodhen këtu, pavarësisht dëshirave tona dhe pavarësisht faktit se mjaft prej tyre duhej të ishin në burg duke shkruar lutje për faljen e masave të dënimit dhe jo të jenë në “ballë” të punëve, duke na imponuar mendimin e tyre për të zgjidhur problemet që kanë krijuar vetë. Por, meqë janë këtu, edhe për shkak të gjendjes ku ndodhet sistemi i drejtësisë shqiptare, ata duhen konsideruar, duhen pyetur, duhen dëgjuar, por nuk duhet lejuar që e ardhmja e drejtësisë shqiptare të mbahet peng i së shkuarës së shëmtuar, e cila është shpërfytyruar me vullnetin dhe ndihmesën e tyre. Të veprosh në këtë mënyrë do të thotë t’i shërbesh përkeqësimit të gjendjes dhe jo përmirësimit të saj. Nuk mund të projektohet reforma në drejtësi me mendjen e pakicës, mendje që populli e ka refuzuar me votime, dhe shumicës t’i mbetet vetëm miratimi formal.

Një paradoks tjetër është fakti se të gjithë aktorët politikë thonë se janë në një mendje me Komisionin e Venecias dhe, nga ana tjetër, hedhin vickla dhe paraqesin pretekste me të cilët duan të na “bindin” se pala tjetër po bën hile dhe “po na e fut”. Që në Shqipëri ka shumë që “duhet ta hanë” kjo nuk ka kurrfarë dyshimi. Nëse reforma synon të bëhet e tillë që askush të mos e pësojë prej saj, ajo nuk është më reformë por deformë. Reforma do të ishte e padrejtë në qoftë se do ishte nominale, por nëse rregullat e vënë janë njëlloj për të gjithë atëherë reformës i tremben vetëm shkelësit e rregullave. Sot ka rastisur njëra palë në pushtet, nesër do të ndërrohen vendet. Nëse dikush synon të imponojë një reformë që të shërbejë si mburojë për të shkuarën dhe të tashmen e tij, nesër kjo lloj drejtësie do të jetë shpatë kundër “reformatorëve” të rremë. Humbës do të mbeten ata të përhershmit, shqiptarët e thjeshtë. Ata që pretendojnë se po ua hedh pushteti aktual dhe se vetë janë të merakosur për drejtësi, le t’ia lënë fjalën e fundit Komisionit të Venecias dhe pastaj ta votojnë versionin përfundimtar.

Paradoksi tjetër shfaqet në faktin se përse një pjesë e pushtetit u kujtua tani në fund “të paraqesë pretendimet” e veta, kur përfaqësuesit e saj kanë qenë pjesëmarrës në hartimin e projektit qysh në fillim. Pretendimet se reforma duhet bërë së bashku me opozitën ose nuk bëhet fare mbartin dyshimin ndjellakeq që të sugjestionon erën e rëndë kalbëzimi moral. Kjo besoj se i ndodh masës së njerëzve, ndërsa ne që mëtojmë se vëzhgojmë politikën për hatër të koniunkturës mund ta përligjim si taktikë të dobishme afrimi për marrëveshje.

Pjesëmarrja dhe votimi i opozitës në këtë proces janë të rëndësishëm dhe të nevojshëm, por jo të domosdoshëm. Periudha 25 vjeçare na ka dëshmuar se aktet më të dëmshme politike janë miratuar me konsensus. Mjafton të përmendim ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, për të mos përmendur ligjin 7501 të vitit 1991, ligjin për amnistimin e krimeve të marsit 1997 etj. Dëshirat e ndokujt për të bërë prostitutën politike janë e drejtë e tyre, por në dëm të popullit shqiptar. Dihet që kur bëhen dredhi politike të kësaj natyre, fitimet e atypëratyshme janë të mundshme. Ndërkohë, po kaq i ditur është edhe fakti se jetën e prostitutës e përshkon tragjizmi deri në fund. Aq më keq kur prostituimi është politik.

Në vargun e paradokseve qëndron edhe fakti se disa përfaqësues politikë dhe jo pak analistë pretendojnë të bëhet një reformë jopolitike. Kjo është alogjike dhe nuk i qëndron arsyes. Të gjitha reformat shtetërore janë politike, bëhen nga politikanët, shprehin mendimet, bindjet dhe vizionet e tyre politike, ashtu edhe interesat e tyre politike. Drejtësia dhe morali i një reforme nuk përcaktohet nga emërtimi “jopolitike”, por nga efektet që jep dhe nga raportet që ka ajo me normat universale të së drejtës. Si mundet që dikush t’i premtojë popullit drejtësi, të vijë në pushtet me votat e shumicës së popullit dhe kur përpiqet të ndreqë sistemin t’i thuhet se ti po e bën për qëllime politike? Si mundet që t’ia heqësh mundësinë e reformimit të drejtësisë shumicës ose ta pengosh në këtë përpjekje dhe, pastaj, në fund të mandatit qeverisës, ta bësh përgjegjëse për mungesë drejtësie? Këto janë dokrra dhe nuk synojnë shërbim shërues ndaj drejtësisë, por pengimin e tij.

Nuk ka asnjë dyshim se edhe Rama, ashtu si politikanët e tjerë, do të dëshironte ta komandonte sadopak sistemin e drejtësisë por, me ndryshimet e paraparë në projekt, ky synim do të gjente shumë më pak hapësira dhe mundësi veprimi. Ndërkaq, kundërshtarët kryesorë të reformës janë individë politikë që kanë dhënë me dhjetëra prova të keqpërdorimit dhe komandimit të sistemit të hetimit dhe gjykimit, duke filluar nga mënyra e përzgjedhjes të kontingjentit që u bë kryekëput mbi bazën e përkatësisë politike, nga përgatitja e gjyqtarëve me kurse disamujore, nga arrestimet e urdhëruar të kundërshtarëve politikë (më vonë të shpallur si të dënuar politikë nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut), nga shmangiet shpëtimtare nga gjykimi me procedura të manipuluara e deri tek marrja e pushtetit (bashkisë së Tiranës) me vendime të manipuluara. Të gjitha haptazi të padrejta. E, ndërsa këta individë e kanë dëshmuar mentalitetin dhe moralin e tyre në vepra të materializuar praktike, Ramën mund ta gjykojmë vetëm teorikisht në këtë drejtim.

Një paradoks tjetër i pretendimeve antireformë apo reformëvonuese është edhe thënia se zgjedhja e institucioneve kryesore të drejtësisë me 84 vota do të bënte që Rama të komandonte krejt sistemin. Madje, disa analistë, të cilët, kur pushtetet e dikurshme kryenin aktet e sipërpërmendura antiligjore, i miratonin ose heshtnin, tani na e shpallin votimin me 84 vota si ” grusht shteti “. Është e vërtetë e pakundërshtueshme se vullneti i drejtuesit të shumicës parlamentare do të ndikonte në këtë drejtim. Po, pse, si duan këta kundërshtues të projektit që shumica parlamentare të mos ketë asnjë mundësi imponimi në sistemin e drejtësisë? Kjo është e pamundur. E padrejtë dhe kriminale do të ishte që drejtuesit e shumicës, e cila ndryshon në mënyrë periodike, të ndërhynin në raste dhe çështje konkrete të hetimit dhe, sidomos, të gjykimit. Këtë do ta vërtetonte vetëm koha dhe nuk mund ta shmangin përqindjet e zgjedhjes.

Në SHBA, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000, Gjykata e Lartë e shtetit të Floridës, me shumicë gjyqtarësh të zgjedhur nga demokratët, votoi pro rinumërimit të fletëve të votimit në atë shtet. Pas apelimit, Gjykata e Lartë e gjithë SHBA, me shumicë gjyqtarësh të caktuar nga republikanët, votoi kundër rinumërimit. Xhorxh W. Bush i republikanëve u bë president i vendit. Një institut i pavarur, pas disa muajve kontrolloi dhe rinumëroi fletët e votimit të Floridës dhe konkludoi se po të ishin rinumëruar, Bush s’do ishte bërë dot president i SHBA-së. Kjo ka ndodhur në vendin me histori shekullore shteti dhe institucionesh të zgjedhura dhe në vendin që ne e marrim si shembull të përsosjes së sistemit zgjedhor. Prandaj, pretendimet false për pamundësi absolute ndikimi politik janë jo vetëm përralla por edhe të pabesueshme kur bëhen nga ndërtuesit dhe zaptuesit kryesor të sistemit të kalbur që kemi. Reforma duhet të synojë dhe arrijë që në organet e drejtësisë të zgjidhen njerëz me integritet moral dhe nivel profesional dhe jo hajdutë, njerëz profesionalisht mediokër dhe me lidhje të tilla ku avokatët e pushtetit zgjidhen antarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë kurse bashkëshortet e tyre emërohen antare të Gjykatës së Lartë. Kush ka integritet moral nuk i nënshtrohet ndikimit politik por vetëm ligjit.

Nuk do mend për të kuptuar që dhjetë vullnete politike të kalbura më shumë apo më pak nuk përbëjnë një vullnet të shëndoshë politik e moral me ndikim në funksionimin e shtetit që duam. Të thuash se zgjedhja me 84 vota nuk është demokratike kur, deri tani i ke zgjedhur gjyqtarët dhe, madje, edhe Presidentin e Republikës, me 71 vota do të thotë se po bën lojëra të rrezikshme dhe të dëmshme për popullin. Janë nga ato lojëra që i ke lozur me sukses dhe me shumë dëme për një çerek shekulli. Nga ana tjetër, lind pyetja: Mirë se zgjedhja e institucioneve të drejtësisë me 84 vota do i jepte mundësi shumicës të ndikonte përbërjet e këtyre institucioneve, po zgjedhja e tyre me jo më pak se 94 vota a nuk do t’i jepte mundësi pakicës që të ndikonte zgjedhjet, madje deri në bllokim të procesit dhe të jetës parlamentare? Të krijohet bindja se ky është edhe synimi kryesor i kundërshtuesve të projektit. Mirë do të ishte që zgjedhjet e këtyre institucioneve të bëheshin me marrëveshje midis të gjitha palëve por, nëse vjen puna që ujdia nuk arrihet, atëherë, arsyeja të udhëzon që është më e drejtë të imponohet shumica sesa pakica, pasi është shumica ajo që do të japë llogari në fund për arritjet dhe dështimet. Madje, kjo pakica bllokuese do të shfaqej si akuzuesja kryesore për mosarritjet, megjithëse do të kishte ndoshta rol kryesor në këto dobësi.

Është më se e qartë se reformimit real të sistemit të drejtësisë i tremben shumë individë politikë dhe jo politikë. Madje, mendoj se ata nuk i tremben sa duhet dhe shkak i kësaj mostrembjeje qëndron në faktin se ata e dinë se reforma mund të sjellë disa përmirësime, por nuk do të arrijë të krijojë sistemin që u duhet shqiptarëve. E kam fjalën për shumicën e shqiptarëve të thjesht, sepse politikanëve dhe të pasurve iu volit sistemi aktual ku ata bëjnë çfarë duan dhe nuk e pësojnë asnjëherë. Ulërimat e krerëve të opozitës se po përpiqen të ndalojnë Ramën të mos kapë sistemin janë mashtrime të kulluara pasi përpjekjet e tyre kanë si synim të vetëm të pengojnë reformimin e sistemit dhe të mos lejojnë daljen e tij nga kthetrat e tyre, të ruajnë atë sistem që iu ka mundësuar të bëjnë ç’të duan, të kryejnë edhe krime dhe, jo vetëm të mos ndëshkohen, por edhe të guxojnë sot të na shiten si reformuesit e vërtetë.

Nëse drejtuesit e opozitës dhe elementë të tjerë politikë besojnë se ka ardhur rasti t’iu kthejnë reston njerëzve të sistemit të drejtësisë për shërbimet që u kanë bërë dikur, atëherë do ta sabotojnë përfundimisht reformën e nisur dhe situata mund të precipitojë në atë shkallë sa t’i lind e drejta popullit të ndërmarrë një “revolucion demokratik”. Por jo “revolucion” të atij lloji që të riciklojë në pushtet varrmihësit e sistemit, por që t’i dërgojë ata në Burrel e gjetkë, ku ka burgje të përshtatshëm për ta dhe ashtu nuk do të ketë më nevojë as për 84 dhe as 93 vota.

Që situata të mos precipitojë ka ardhur koha që ata diplomatë të huaj, të cilët na e kanë paraqitur reformën në drejtësi si vepër të shtetit të tyre, t’i thonë gjërat troç se kush e pengon progresin dhe të mos i lënë shqiptarët të enden pa fund nën mbretërinë e maskarallëkut. Të shprehurit me “edhe ata, edhe këta” nuk i shërben zgjidhjes së nevojës madhore që ka populli shqiptar, por gënjeshtrës dhe padrejtësisë që e kanë bërë shtetin të pafunksionueshëm.

Ata që hiqen si të merakosur për kapjen e sistemit ndodhen përpara një prove të madhe. A doni t’iu vini fre pushteteve të pakufizuar? A doni të frenoni epshet politike të të gjithë të marrosurve për pushtet? E keni në dorë. Tani që doni të ndryshoni kushtetutën shtoni një nen me të cilin të mos lejohet askush të zgjidhet më shumë se dy herë president apo kryeministër gjatë gjithë jetës së tij/saj. Pasi të keni miratuar këtë, atëherë çështja e numrave të votimit do të bjerë vetë.

Megjithëse më duket e vështirë që populli të votojë për terma me përmbajtje që s’i kupton dot, mjeti i fundit mbetet referendumi popullor. Por le t’i presim si do reagojnë “të merakosurit” pasi Komisioni i Venecias të shqyrtojë projektin.

Shkalla më e lartë e drejtësisë do të arrihet vonë, atëherë kur shoqëria shqiptare të jetë më e pjekur politikisht, më e pastër moralisht dhe më e përgjegjshme kombëtarisht, por për t’u ngjitur deri atje është e domosdoshme dhe e ngutshme kjo reformë e cila do të mund t’u hap rrugë përpjekjeve të tjera.

 

 

Share This Article
26 Comments
  • Hmmm… me duket se pp ia arrijme qellomit! Ijku do ngelet nari si gjithmon ndersa reforma do jete ajo qe do lejoje delet te qe te ruhen vet nga ujku.

    Po te shohim nga natyra nje gje eshte e cuditshme: Cdo gjitar qe ka brire ka edhe muskuj per ti vene ato ne perdorim te vetembrojtjes, por qe asnje lloj briroshi nuk ka evoluar brire nga nevoja per te lufuar grabitqaret por per te luftuar brenda grupit ndermjet njeri-tjetrit. Briret e shqiptareve po behen si hunj gardhi por vetem per shqiptaret ndermjet vetes se tyre si lloji. NNese nje sulem nga jashte mbi shqiperine do te behej I mundshem atehere kombi shqiptar do te dilte uniformalisht shyt.

    Si dreret qe rraskapiten duke liftuar njeri tjetrin per dominance dhe kur vjen koha e ujkut nuk levizin dot nga vendi per tia mbathur vrapit pa lere per te perdorur briret e bukur dhe te hijshem.

    Ne kemi konkuruar ne menyre rraskapitese brenda shoqerise tone ne te gjitha fushat dhe nivelet, aq shume dhe aq keq sa qe nese ekzistenca e kombit do te vihej ne varesi te forces dhe zotesise tone per te mbijetuar ne nuk kemi shanc te mbijetojme.

    Ne kemi mbaruar si komb, fale mahnise dhe egoizmi te nje klase te semuresh mendore midis nesh qe nuk kane bere pune tjeter pervec se te krijuarit dhe shumefishimit te energjive gerryerse se brendshme.

    Une nuk shoh me drite, tuneli nga I cili ne po shpresonim te dilnim nuk ka me as fund dhe as fillim.

    • Quajeni REFORME apo ANTI REFORME si te doni,por nje gje eshte e VERTETE:
      -DREJTESI NE SHQIPERI NUK DO TE KETE KURRE!
      ARSYET:
      -Ka 25 vjet qe ne Shqiperi ligjin e kane bere ANTISHQIPTARET me bekimin e PERENDIMIT ,deri sa ka arritur gjendja ne nje pike vlimi sa vetem nje PERMBYSJE E MADHE mund te mbjelle filize te rinj e te shendetshem pa hormone!
      -Kush tenton ta beje reformen ne drejtesi?
      Pikerisht ata qe e degjeneruan shtetin dhe drejtesine ne piken PA KTHIM!
      U jane lene pikerisht UJQERVE MELCITE ne qafe!
      -Po tek te huajt mund te kemi besim?
      -Aspak,se ishin dhe jane keta te huaj,perfshi Komisionin e Venecies qe kane monitoruar legjislacionin ne fuqi,qe kane me mijra perfaqesues te tyre me rroga milioneshe,qe shikojne dhe mbyllin syte kur ketu po ndertohej nje SHTET FASHIST,kur Sali Berisha,qe bente krime pa fund,por qe nuk eshte akuzuar asnjehere nga perendimi!
      Jane pikerisht keta perendimore qe kane lejuar shkeljet dhe ndryshimet e Kushtetutes sipas interesave te sundimtareve,qe mbyllen syte e mendjes kur Berisha shpertheu Gerdecin dhe vrau 26 vete,kur pushkatoi 4 protestues ne bulevard,kur akuzoi Presidentin e Republikes,horr bulevardi,kryeprokuroren lavire bulevardi,gazetaret puciste,kur Berisha nuk zbatoi urdherin per arrestimin e drejtuesve te Gardes,kur gjykata hodhi poshte ekspertimin e FBI-se ,kur u fshine regjistrimet ne serverin e kryeministrise etj!
      Me thoni se ne cilin vend te botes nje kryeminister ka bere kaq shume KRIME dhe nuk eshte ndeshkuar???
      PERENDIMI eshte bashkefajtor me Berishen qe situata ne Shqiperi ka shkuar ne fund!
      Prandaj NUK KAM ASPAK BESIM se do te kete drejtesi ne Shqiperi!
      Reforme mund te behet perdite,por ajo do te jete vetem MBALLOME sic u quajt e ashtyquajtura “Reforma e Pensioneve”,nje karikature mashtruese per te gjithe pensionistet!
      Si mund te quhet Reforme ne drejtesi kur te gjithe gjyqtareve nuk do t’u verifikohen te gjitha VENDIMET E TYRE GJYQESORE te mepareshme, atje ku eshte bere KRIMI I TYRE kunder ligjit dhe viktimave???

  • Reforma ne drejtesi, automatikisht fut ne burg salehun, fut ne burg lulen e salehut, fut ne burg, te gjithe vrasesit dhe hajdutet politik.
    Prandaj keta lakenj, kane vene kujen.
    Por kjo reforme, po ve ne prove edhe Ilir Meten, se nga cili krah eshte, ne qofte se fillon lojen e salehut, atehere pafajsia e Metes, per bllokun e zi, bie poshte.

  • Me ka zene lemeria qe kur ne Shqiperi honorable Donad Lu shpiku reformen per drejtesi,pas dekrinializimit te famshem,ku me I humburi doli Edi Rama dhe votuesit e 23 qershorit..me I fituari ..ylli ne ngjitje.

    Gjithe shtypi shqiptar ( edhe gazeta Dita) jane verbuar dhe nuk shikojne qe kjo eshte nje manover tip “kale troje” po behet per te reabilituar pergjithmone krimet e kupoles 2B dhe per te vendosur K/M ne 2017 gjarperin Lul Basha I cili do kujdeset me pas per mosprekjen e SRB-it dhe ne rast te ngordhejs se tij natyrale ti beje nje varrim madheshtor si DEMON kratit tjeter te tropojes mender me thene A.Hajdarit.

    Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit…PSE
    ***
    Berisha nuk eshte se ka kryer krime.JO..Ai eshte treguar
    PERBINDESH
    KANIBAL
    MONSTER
    TERRORIST
    TRADHETAR
    DJALL…etj etj

    Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:

    1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.

    2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit

    3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES

    4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN

    5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.

    7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt

    8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)

    9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit

    10-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)

    11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi

    12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B

    13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came

    14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE

    15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin

    16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)

    17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi

    18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti

    19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.

    20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes

    21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
    ***
    Nga sa me siper del konkluzion se SALI BISHA eshte kriminel shumedimensinal por jo fajtor.

    Fajtori nr 1 per sot per sot eshte nenpunsi Donald Lu qe ka numrin e syzeve ekstra ekstra LARGE

    Fajtori nr 2 per sot per sot eshte EDI RAMA qe ka tradhetuar 21 janarin dhe 23 qershorin se e kane tredhur..plotesisht

    Fajtori nr 3 jane mediat shqiptare ku perfshihet dhe gazeta Dita me kete Viktorin tone qe per ti thene nje te vertete..i bien nga Kina
    ***
    Pas mos ndeshkimit te Monstres Berishe per disa kryekrimet e tij..sidomos per masakren HITLERIANE te 21 janarit me keqardhje kemi drejte te mendojme se:
    Amerikanet po bejne gabimin e turqeve para 500 vjeteve ku I kane ndare shqiptaret ne armiq te betuar ne socialiste dhe demokrate (turqit na ndane ne myslymane dhe te krishtere)..dhe ne vend te ballaban pashes dhe hamza kastriotit shohim berishen dhe bashen….dhe me e ngjashja eshte enverhoxha ne rolin e skenderbeut..
    pra pushtimi berishist tashme I mbushi 25 vjet..mund te shkoje dhe 100 vjet..me xenin dhe me vone me dasarat e keshtu me rradhe…pra une kam filluar te numeroj vitet e pushtimit…dhe do ja le amanet nipave dhe brezave..sidoqofte miratimi I reformes dreqesise..premton pushtim te gjate nga sulltanet,veziret,pashallaret dhe agallaret dhe Bashallaret

    pushtim te kendshem zoti viktor..me reformen e dreqnise

  • Material i rralle.
    Drejtesia historikisht praqiet e formuluar me ligje nga shteti dhe nuk ka formulime te qarta per t’u mos u shkelur dhe shperdoruar nga vete perfaqsuesit e shtetit qe zbatijne ligjet.
    Kjo ndodh, sepse politikanet, e cfardo sistemi qeverises, kur behen te pushtetshem ne cdo hallke te shtetit, behen mashtrues ne emer te shtetit per te mohur te drejten ne menyre qe te behen sundues dhe te pasurohen “me drejtesi”.
    Duhet te behenb formulime te kushetutes dhe te kodeve dhe rregulloreve qe plotsojne ligjshmerine e kushtetuter te tilla qe te ndalojne mundsine qe te korruptohen politikanet kur vije ne pushtet. Ka shume mundsira te tilla un propozoj nje dy-tri.
    1) Grupe parlementare partikake ne Parlament nuk duhet te kete. Deputeti i dale nga Partia duhet te orientohet me kushtetuten dhe sigurisht me progamin e Partise dhe per cdo problem te orientohet vete. Ndrsa grupet parlamentare duhet te jene unike per zbatimin e kushtetutes ne drejtimin perkates.
    2) Kryetari i Partise, nuk duhet te zgjidhet deputet dhe sigurisht qeveritar, edhe kur me pare ka qen kryetar per 10 vjet.
    3) Drejtesia te jete Presidence e pavarur dhe Kryetari i saj te zgjidhet me vote mbar-popullore dhe te funksionoje me kod te veante per vleresimin dhe niratimin e vendimeve te gjykatave, para se vendimi i tyre tu publikohet paleve ne konflikt.
    4) Prane gjykatave te ngrihet Kshillimoria juridike e panshme per te treinuar ppalet me ligjet dhe t’iu bje te qarte pajtimin ose ms-pajtimin me ligjin te pretendimit te paraqitur me dokumentat e nevojshme. Kjo do ta bente gjykimin jasht pompozitetit burokratik dhe mjafte te qarte per palet dhe auditorin.

    • Reform do te thote arrestim I Berishes dhe Metes per vjedhjet kolosale,ose te pakten e njerit prej tyre.Po nuk u arrit kjo futeni me byth se nuk na duhet

  • Zoti Viktor,je unik dhe i pa shoq,per te gjitha sa thua.Mendimeve te tua,nuk mund t’u levizesh asnje presje.Je nder te paktet gazetare,qe i thua gjerat troc. TE FALEMINDERIT !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Koment i sakt.E pam kush e saboton REFORMEN.Eshte turpi i tyre qe duan te fshihen akoma per krimet qe kane bere ne keto 25 vite.Dhe kur vazhdon te mbreteroi BERISHIZMI duhet ta çojne reformen perpara NDERKOMBETARET.Pretendimet e PD+LSI jane nje BOMBE per kaos e destabilizim ne shqiperi…!

  • Jame plotesisht dakort e ne nje vije me ç’ka analizon z.Malaj si nje njeri ne radhe te pare me moral ç’ka i mungon kesaj klase politike ketu e 25 vjete demografi!Qe te behen realitet te gjitha keto qe parashtroni Ju i nderuar Malaj per kete vend,ne radhe te pare duhet te kete P O P U L L,ç’ka me keqardhje konstatojme qe i mungon populli ketij vendi ,ndaj edhe horrat livadhisin si te duan ku te duan!Hidhini nje sy fqinjeve (Greqise,Kroaci) ku revolta popullore çoi perpara drejtesise kryemnistra,ministra mbrojtje per pervehtesime te shumave te medha e te mos harrojme se nuk bejhej fjale per urdherdhenes te vrasjeve te njerezve te pafajshem ku kryeministri kyekriminel vetem per deklaraten se do te vrisnja edhe 300 te tjere po te shkelni pragun e kulles se Viçidolit te shperngulur ne bulevardin e Tiranes qe quhet kryeministri.Ky eshte mungese civilizimi ,papaergjshmeri shoqerore e deri tek nenshtrim ndaj kinezerive qe shkojne e vijne duke etiketuar kriminele qe per interesa te tyre kane shkateruar,shitur e falur kete vend si mall te tyre ,ku ne mungese te dekoratave i kane dhene imunitet te perjeteshem paprekshmerie edhe pse mbajne peng nje vend e popull te tere duke mos nguruar ti quajne edhe “burra shteti”e “yje ne ngjitje”,kur nje popul i tere i theret kriminele e kerkon te çohen perpara hekurave,e pere jo tu bejne vizita ne zyrat e tyre tashme te falura nga nje demokrat ne veshje por aspak ne shpirt si ky pallosh qe sot drejton kete vend ku qe paku ka bere pazarin e radhes qysh ne darken e “gjirit te kurvave” per mos ndeshkim te nje prej te akuzuarve te ketij populli per korupsion aktiv vetem per marrjen e pushtetit e sot ndoshta ndihet keq si me 2008 me kushtetuten ku gjithkush e mban mend se vetem nje Gjinush e qortoi per kete hap te gabuar. Tashme “Mafia” i ka lidhur duar e kembe, duke na e nxjerre ne konferenca shtypi si zedhenes te tyre per te na thene qe s’ka ngecje te reformes e s’ka çarrje kualicioni midis meje e teje !Jenat e rreshtuara ne buze te lanes jane gati ta shqyejne duke pritur qe ta shtyjne shtyje si te ndjerin A.Hoxha apo K.Trebicka e me pas FBI.te me ekspertizat e saj te na i nxjerrin si aksident rasti!Nje vend qe populli mungon, quhet pyll e ne pyll vetem kafshe te egra mund e duhet te gjeshe ku shqyejne njeri tjetrin per zona inflyence si ketu tek ne!Ndaj z.Malaj pa nje ndergjegjesim popullor pa nje moral e ideologji kur nuk mund te kete nje shoqeri te civilizuar e moderne!

  • Ambasadoret e usa ose evropes nuk e kan fajin per saliun.fajin e kemi vet qe e kemi votuar edhe akoma e votojm.te gjith e dim se ne 1 vend tjeter te zhvilluar ai as kryetar lagjeje sdo zgjidhej jo president.prandaj ka ardhur koha qe cdo gje tja kerkojm vetes.derisa ne veri cdo gomar bollte jet i pd edhe ne jug cdo majmun vetem pse eshte i ps edhe e votojm sna e ka fajin amerika e evropa.duhet te kulturohemi evropianizohemi jo duke ndertuar xhamija po duke i dhen rendsi maksimale mesuesve qe brezi i ri te jet shum i pregatitur.prandaj perendimi na ka len te kalojm gjith kte tranzicion qe te msojm qe ne rrenj demokracin.boll tja kerkojm te tjereve fajin ton.kjo reforma ne drejtsi mbani mend do jet kthesa e shqiperise

  • Jo me 84! Po me sa! 90 e kusur. Po pse me 90 e kusur? Po me sa? Me 140 aq sa jane ne parlament!!!! Po c’jane keto gjepura!!! E lexuat artikullin sot per gjeneralin serb qe thoshte se kishin plot spiune gjate luftes ne Kosove!!! I njejti avaz edhe ketej sepse me keto birbot qe kane uzurpuar PD e gjetke kemi 25 vjet qe humbim kohe, energji, nerva dhe ndersa bota ecen ne vetem ne vendnumero sepse ashtu i kane istruksionet nga greko-serbi.

  • Me ne fund balloja e ambasadoreve mbaroi,thjesht kjo me plot kuptimin e fjales mund ta konsiderosh si nje skene karagjozesh ku per humor mund te therasesh me plot gojen “Kjo ishte nje loje”Z.ambasadori LU me ne fund ja aritet qellimit ku me provokimet tuaja per Ilir Meten e hodhet perfundimisht ne preherin e Sali Berishes duke bashkuar keshtu kriminelet dhe hajdutet bashke.A mund te na japesh ndonje rrugezgjidje tani se si mund te behet reforma ne drejtesi?Dekriminalizimi qe u trumbetua nga hajdutet nxori ne pah mbrojtjen e krimineleve te vertete te ketij vendi te cilet triumfuan duke ju sfiduar JU ne radhe te pare si flamurtar i kesaj nisme si dhe bllofi per reformen qe shume mire e ka shpjeguar z.Geri Kokalari.Ngushellime per deshtimin e reformes dhe suksese te metejshme per reabilitimin e k/kriminelit te ketij kombi SALI BERISHA.

  • HOLD DOWN…

    Shume qe njohin gjuhen e Donald Lu-se, apo kane jetuar e jetojne ne truallin amerikan, e kane rutine te perditeshme, kur pas nje zileje telefoni, dikush kerkon te flase me dike tjeter: hold down ! (prit ..se tani ta kaloj..)

    Gati i kesaj natyre eshte thelbi i analizes “politically correct” te Viktor Malajat. Thene me thjesht ne gjuhen e perditeshhme: “terhiq e mos keput”!

    Arsyetimi im eshte banal, ne asnje pjese te shkrimit nuk flitet per strumbullarin e gjithe kesaj sage shkerdhatokracie njezet e pese vjeçare, shkakun e vertete te kater viktimave te janarit, te perfolurin per aferat me korruptive te gjithe historise se vrazhde te ketij vendi qe e quajme, si ne dite te mira e ne ato te zymta, atdhe!

    Flitet dhe argumentohet, gjithnje ne stilin e “politically correct” shume per armikun e perbetuar te shqiptareve, Sali Berishen, per farisejte e tij fashisto-opinioniste te “grusht-shtetit imagjinar”, per te huajt me “Venecianet” ne krye si shpetimtare te situatave te krijuara, per Edi Ramen e “dokrrave te hirta” per…. e ne fund te fundit hold down … prit gomar sa te mbije bari !

    Te presim Venecianet…po kush jane keta Doxhe moderne mbi te cilet varet edhe fati yne? Nje krah i sterzgjatur i tyre eshte brenda te ashtuquajturve “Esperte te Nivelit te Larte”, e nuk e kam fjalen per shqip folesit, me Trajat e Dvoranet e turnit, mjafton te lexosh CV-te e tyre, por ne menyre te veçante per dy prej tyre.

    I pari, Rainer Deville, nje “fjale-lire” e “opinion-lire” shues qe ne gjeneze. Beri buje e shkaktoi kuriozitet hapja e portalit te reformes ne drejtesi per mendimin e shqiptareve, por si nje simbioze tashme e mirenjohur jo vetem nga shqiptaret, edhe liria e tij u shua qe pa lindur mire.

    Ne Hawai, “Haleakala silversword” eshte nje lule qe jeton mbi 90 vite, por lulezon vetem nje here ne jeten e saj, para se te shuhet pergjithnje. Dhe “shtepia” e saj eshte krateri i vullkanit me te njejtin emer Haleakala, portali i reformes ne drejtesi te Rainer Deville, i ngordhur, i shuar, jeteshkurter.

    I dyti, edhe me interesant nder te gjithe kete “korazate potemkin”-esh (Бронено́сец «Потёмкин»,) te nivelit te larte, eshte padyshim Jay Carver, drejtues i projektit JUST-USAID, te Donald Lu-*se, akoma ne ndjekje penale per 130 milion dollaret qe Departamenti i Shtetit Amerikan i besoi “Chemonics” (krijeses se tij) per rindertimin e Haitit, pas termetit te tmerrshem qe e demtoi vite me pare.

    A mund te presim ndonje dite me diell nga “Eksperte te Nivelit te Larte” si kjo dyshja e hijeve qe qeshin (per te mos thene tallen) me nje popull te tere?

    Natyrisht jo !

    Edhe “hold down” e Viktor Malajt, ka te njejten dukuri, ate te pritjes se gjate, te Penelopes qe thur e shthur perhuren e saj.

  • Oh medet, medet,
    Kush do ta beje Reformen ne Drejtesi?
    Sali Monstra Krimineli?!
    Lulush Karabush Kusari dhe Vrasesi?
    Ilir Blloku dhe Torta 64 metra katrore?
    K u s a r ë t
    Dhe
    V r a s e s i t ?!…
    KUSARET DHE VRASESITDO APROVOJNË REFORMEN DO BEJNE DREJTESI QE TE DENOHEN VET?!…
    Medet, medet, çfarë t a l l j e , çfarë Komedie?!…

  • Viktor je fantastik dhe i drejtperdrejt, duhet patjeter nje revolucion demokratik,popullor.Merrni persiper te krijoni nje parti te tille dhe do te shikoni qe do te jeni force e pare politike ne kete mjedis mocalishte te politikes sone. Po behet nje kohe e gjate qe populli e pret nje force te tille. Ah sikur te ndodhte nje fat i tille, nje mrekulli e tille per kete popull e kete Shqiperi qe e kane bere si s’ka qene kurre ndonjehere me pare, kaq te percare e te neperkembur. Merrni inisiativen me gjithe grupin tuaj fantastik. Pershendetje.

  • Dita, s’e kuptoj pse nuk me dalin komentet me pseudon e vjeter? Ka dale leku i vjeter nga qarkullimi apo si? Akoma nuk eshte bere reforma e Drejtesise????? Cfare thua, ajo sikur do behej qe ne tremujoreshin e pare?! Nuk do kene vizore qe te heqin vija te drejta, se do mend shume kjo pune. Do krijohen grupe pune me komisione e komisionere, do jete ai kaubojsi nga Lezha qe do i fuse nje dore llaç, pastaj do vijne ca eksperte ekspress nga jashte, do behen pershesh me keta ekspertet nga brenda dhe do zgjase kjo pune gjersa Lu-ja te mesoje shqip per te lexuar draftin, kur te mbaroje se lexuari Lu-ja do i kete mbaruar mandati ose Lu-se ose qeverise dhe ndofta Saliu do na sjelle mandaten (ops, mandatin) ne tavoline e do thote qe kjo pune lypset te behet me keshillimin e Kanunit te Leke Dukagjinit, qe i zgjidhte gjykatesit nga distileria e gjakut.

  • Me vjen turp qe jam shqiptar kur shikoj keta ligjevenes qe i kemi zgjedhur ne menyre ” demokratike” qe kane muaj te tere qe me ” amendamnete” dhe ” kunderamendamnete” perpiqen te dajojne nje reforme ne drjtesi qe te shpetojne veten e tyre dhe shefat e tyre nga gjithe bemat e tyre gjate gjithe periudhes se ” tranzicionit demokratik” ….. Po perpiqen si e si te vendosin qe te verifikohen veprimet vetem te tre viteve te fundit. Kjo do te thote te legalizojne gjithe monstruozitetet, krimet, vjedhjet, vrAsjet qe jane bere ne gjithe keto vjet te ” tranzicionit demokratik” FATKEQESI E MADHE PER VENDIN TONE po arriten ta bejne kete!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *