Meditim në Ditën e Dëshmorëve
Jorgo Mandili
Kemi 30 vjet që themi se jetojmë në një Republikë Parlamentare, por një datë të krijimit të Republikës nuk kemi. Mbani mend të kemi festuar ditën e Republikës pas viteve 90?
Themi se jetojmë në një Republikës Parlamentare por monumentin ia kemi ngritur Monarkut tradhtar në bulevardin që mban edhe emrin e tij! Madje edhe të Geraldinës së tij, që të mos jetë i vetmuar!
Deklarojmë se jemi çliruar nga nazifashistët, por për çudinë e botës ende nuk kemi fiksuar një datë ku ta festojmë gjithë bashkë si një popull normal – opozita në 28 nëntor e mazhoranca më 29 nëntor, pavarësisht se me dekret parlamenti është caktuar data 29. Çfarë shteti jemi ne – ligjor apo anarkist? Dhe askujt nuk i bën përshtypje por vazhdon me ritualin hipokrit të mosnderimit të kësaj date të lavdishme të popullit tonë .
Por jo vetëm kaq. Kur vjen puna të deklarohen për të vërtetën e LANÇ- it përpiqen të mohojnë, të heshtin apo ta lënë “jetime ” atë pa udhëheqje e pa Komandant. E paparë dhe e padëgjuar në historinë e luftërave. Ishte ai Komandant, që përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Paris! Është po ai, që është vlerësuar nga historia e luftës së dytë botërore dhe shumë udhëheqës të vendeve aleate Antifashiste, madje edhe nga antikomunistë. Kurse ju e mohoni apo bëni sikur e harroni. Një shaka pa kripë kjo! Kaq miopë jeni? A mund të mohohet një vërtetë historike? Përkohësisht ndoshta, por jo përjetësisht. Madje sa më tepër të mundoheni, aq më tepër brezat e ardhshëm dhe historianët e rinj, të çliruar nga sindroma “enkelejdiane” (kompleksi dhe makthi i së kaluarës tradhtare), do të kërkojnë të dinë të vërtetën historike.
Themi se kemi “Dëshmorë të Kombit” dhe është caktuar 5 maji, por kjo është dita më e trishtuar me hipokrizinë e shfaqur në këtë ditë. Jo më vonë se një vit më parë u bënë përpjekje nga drejtori i arkivit (i cili tani pas denoncimit të bërë nga gazeta Dita, duhet të ishte i shkarkuar) , për ta relativizuar këtë datë përmes çmitizimit të “Heroit të Popullit” Qemal Stafa. Synimi i këtij çmitizimi, si mohim i ditës së dëshmorëve (ashtu siç është mohimi i ditës së Çlirimit dhe ditës së shpalljes së Republikës), është në instancë të fundit – mohimi i LANÇ si akti më i lartë njerëzor i realizuar për herë të parë në historinë tonë nga Partia Komuniste dhe udhëheqësi i saj Enver Hoxha. Që çoi popullin në emancipimin e përgjithshëm social e ekonomik drejt një shoqërie progresive përmes transformimeve gjigante në industri, bujqësi, arsim, kulturë, shëndetsi e mbrojtje të vendit .
Këto të vërteta nuk duan të pranojnë “neonazistët” që dolën pas Vetëpërmbysjes Komuniste kur ra Muri i Berlinit.
Nuk më pëlqen t’i quaj “neo-nazistë”, sepse “nazizmi” ishte një doktrinë politike e përcaktuar qartë, me ideologë të shquar, ndërsa në Shqipëri, ne po flasim për një shumëllojshmëri lëvizjesh që ndërthurin të gjitha tiparet e nazizmit (si legalistët, ballistët, antisemitistët, nacionalistët etj.), pa u bashkuar në një doktrinë të vetme. Ato janë më shumë si një grumbullim fanatikësh e mediokrish që miopia politike i çoi në atë “moçalishte”. Më tepër këtë term e përdor për një kursim retorik të kohës.
E vërteta e madhe e Luftës së Dytë Botërore
Nihilizmi historik, demonizimi i LANÇ- it dhe Dëshmorëve të saj për të rishkruar historinë sipas këndvështrimit të tyre, nuk është një fenomen shqiptar. Është një trend i lindur pas shpërbërjes së Traktatit të Varshavës dhe me faljen e pavarësisë ish-shteteve sovjetike. Ustashë dhe nazistë, u rishfaqën në hapësirën publike, duke fituar mbështetjen e anglo-saksonëve, falë bashkëpunimit të paraardhësve të tyre gjatë Luftës së Ftohtë.
Historia e vërtetë e Luftës së Dytë Botërore tani është histori e armikut, kështu që duhet të zhbëhet. Dita e Fitores tani është fitorja e armikut, ndaj nuk duhet të festohet. Simbolet antifashiste duhet të ndalohen. Monumentet e Luftës së Dytë Botërore duhet të shkatërrohen dhe varret të përdhosen. Ky ishte dhe mbetet synimi revanshist i këtyre “neonazistëve”!
Si shembull kujtojmë:
– Në Bullgari, në Sofje, ka rreth pesëmbëdhjetë vjet që mbahet një demonstratë vjetore në kujtim të gjeneralit Hristo Lukov .
– Në Estoni, në 2009, hiri i kolonelit SS Alfons Rebane (Estonezi Rommel) u riatdhesua, më pas u vendos një pllakë përkujtimore , me mbështetjen e qartë të Presidentit Toomas Hendrik Ilves (vetë një zyrtar amerikan). Në vitin 2012, Ministri i Mbrojtjes, Urmas Reinsalu, mori pjesë në ishullin Saaremaa në një ceremoni të Aleancës së Luftëtarëve të Lirisë të Estonisë (bashkëpunëtorë të nazistëve) dhe përgëzoi ish-SS për “çlirimin e atdheut”
– Në Letoni, presidentja Vaira Vike-Freiberga (1999-2007) pohoi se “SS janë heronj të luftës kundër sovjetikëve”. Ajo ka modifikuar tekstet e historisë dhe ka autorizuar demonstrata për të përkujtuar këta “heronj”. Letonia, një e katërta e së cilës është ruse, ka ndaluar përdorimin e gjuhës ruse në shkollat e mesme.
Për më tepër, në vitin 2018, së bashku me Estoninë, ndërtoi një mur përgjatë kufirit rus .
– Në Bolivi në vitin 2019, MI6 mbështeti komunitetin ustash kroat për të rrëzuar Presidentin Evo Morales .
Më 18 nëntor 2020, Komisioni i Tretë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë mbi “Luftën kundër glorifikimit të nazizmit, neo-nazizmit dhe praktikave të tjera që kontribuojnë në nxitjen e manifestimeve aktuale të racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe intolerancës si pasojë”. (Kombet e Bashkuara A / C.3 / 75 / L.49 ).
Të gjithë anëtarët e OKB-së votuan pro, përveç Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës që votuan kundër.
Pse jo edhe në Shqipëri?…
Kjo frymë e përhapur pas vetërënies së komunizmit shtetëror, nuk mund të mos reflektohej edhe në Shqipëri si ish vend komunist përmes “pinjollëve” me të kaluar komuniste apo atyre të ” Mërgatës së Qyqeve.
Ka një urrejtje patologjike, që as vetë përfaqësues apo historianë nazifashistë apo kolaboracionistë nuk kanë guxuar të bëjnë një mohim të tillë të LANÇ- it, duke e konsideruar atë luftë civile dhe gjakun e dëshmorëve si gjak të rremë!
Hipokrizi me nderimin e të rënëve
Është edhe kjo sjellje e ky qëndrim i papërgjegjshëm kontrovers e mendjecekët, që ka frymëzuar historianë, analistë, publicistë, shkrimtarë, studiues, arkivistë, moderatorë e disa politikanë “parveny” – të inkuadruar në “taborrin antikomunist”, në mënyrë të vazhdueshme, veç e veç e të gjithë sëbashku, në këtë “koncert urrejtjeje”, përveçse arsyeve personale të tyre apo individë të institucioneve apo agjencive të huaja.
Sepse nuk ka se si shpjegohen një sërë veprimesh, qëndrimesh e sjelljesh demonizuese e denigruese kundër LANÇ-it, Dëshmorëve dhe Heronjve të saj, të tilla si:
– Mungesa e vëmendjes së shtetit ndaj simboleve të luftës dhe varrezave të dëshmorëve konform ligjit dhe rregullave.
– Largimi i monumentit të Heronjve të Vigut në Shkodër, zhdukja e bustit të heroit Misto Mame në Tiranë, si dhe heqja e disa emrave të heronjve të popullit në botimet e fundit të enciklopedisë.
– Dekorimi e rehabilitimi, në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet ndërkombëtare, të kolaboracionistëve kriminelëve, tradhtarëve e diversantëve që ish presidenti i paemër tinëzisht dhe fshehtazi i shpërndau.
– Organizimi i ceremonive zyrtare aktmortore të tipit ” Mit’hat & Co” nga një kryeministër eklektik e kontrovers…
– Ngritja e monumenteve e busteve në qytete të ndryshme të kolaboracionistëve, tradhtarëve e kriminelëve banditë si Halil Alia në Dibër etj.
– Dhe më skandalozja “vendimi politik neonazist” i Tufës (jo më kot kërkoi azil politik jashtë shtetit), që 265 komandantë e luftëtarë, dëshmorë e heronj për t’i shpallur kriminelë si Xhako Merkoja, Zylyftar Veleshnja, Nexhip Vinçani, e shumë të tjerë, madje edhe vetë Komandantin e përgjithshëm të LANÇ- it , Enver Hoxhën.
Duke shfrytëzuar eklektizmin politik, anarkinë, mungesën e shtetit ligjor si edhe papërgjegjshmërinë e qeverive të tranzicionit, të gjithë revanshistët e neonazistët përfituan në emër të “antikomunizmit” privilegjet e humbura të etërve të tyre si edhe lirinë për të ngritur institute, botime, enciklopedira, libra, organizime konferencash “tufleshësh”, “godoleshësh e gjekleshësh”, nga gjithkush që deklarohej i “persekutuar” apo “antikomunist”- historianë të akredituar nga politika si dhe “akademikë” të konvertuar si të tillë pas ’90-s, vetëm e vetëm, që përmes financimeve të qeverisë dhe granteve, kredive e donacioneve të institucioneve, organizatave dhe agjencive të huaja, të interesuara për rishkrimin e historisë së luftës nën maskën e “dekomunistizimit”, të sajonin, fantazonin, interpretonin, gënjenin e mashtronin, veç e veç e të gjithë së bashku, me të vetmin synim- nihilizmin e demonizimin e LANÇ-it dhe Dëshmorëve të saj!
Një president amerikan ka thënë: “Ajo që ne bëjmë tani, si e nderojmë kujtimin e të rënëve, do të përcaktojë nëse demokracia do të qëndrojë gjatë.”
Dëshmorët janë materie e ndërgjegjjes së kombit
Sepse, të rënët për atmëmëdheun që të gjithë kombet i quajnë “Dëshmorë” janë një emër i ndritur për këta popuj e kombe kudo në botë. Dëshmorët nuk janë numra apo shifra, por vlera e tyre është hyjnore, nderimi e mirënjohja nuk mbetet vetëm në pllaka varresh, në lapidarë e memoriale. Ndaj dhe për këto vlera të spikatura kombëtare ruhen në zemrën e kombit. Kështu duhet të ruhen në zemrën e kombit edhe dëshmorët e LANÇ- it!
Sepse Dëshmorët e LANÇ- it janë pasuri që lidhin brezat e kombit shqiptar, janë trashëgimia e ndërgjegjes kombëtare, vlerat dhe virtytet e krenarisë. Janë materie e ndërgjegjjes së kombit që lidhin të djeshmen me të sotmen dhe nga mënyra se si nderohet kujtimi i tyre, përcakton edhe të ardhmen e kombit!
Por kujdes!
Mos i bëni pis dëshmorët e heronjtë e kombit duke i vendosur së bashku me tradhtarët e kombit në gjirin e NËNËS SHQIPËRI! Si mundet Nëna të mbajë në të njëjtin gji edhe heronjtë edhe bastardët? Ky handikap ndodh vetëm në Shqipëri dhe nën hundën e socialistëve dhe jo pa qëllim. Për të relativizuar LANÇ-in dhe heroizmin e dëshmorëve të saj dhe për të rishkruar historinë për të rehabilituar “tradhtarët patriotë”.
Mos përzieni gjakun e kuq me gjakun e zi !
Sepse, të rënët në luftë, Dëshmorët e saj ishin dhe mbeten:
– bijtë dhe bijat më të mirë të këtij populli hero, që gjatë Luftës II Botërore, diti t’i lidhë betejat e tij çlirimtare me ato të Popujve antifashistë me në krye aleatët anglo-sovjeto-amerikanë, kundër nazifashizmit që synonte të nënshtronte botën.
– bijtë më guximtarë e heroikë që luftuan e ranë në Brigadat Internacionaliste Antifashiste për Lirinë e popullit spanjoll si Asim Vokshi, Ramiz Varvarica etj.
– ata që ranë më 7 Prill 1939, me në krye Heroin Mujo Ulqinaku, në betejën kundër falangave pushtuese fashiste të Musolinit;
– Heronjtë e Kodrës së Kuqe, me Vojo Kushin në ballë, të frymëzuar nga heroizmi i Qemal Stafës, që nuk iu tremben as tankeve fashiste;
– trimat e Shkodrës Loce, që me Perlat Rexhepin në krye, mposhtën hordhi të tëra sulmesh fashisto-tradhtare; janë djemtë e heroizmit të pashoq të një brezi atdhetarësh, antifashistësh e patriotësh, të udhëhequr nga komunistët.
– bijat trimëresha,pasardhësit e Shote Galicës Bule Naipi, Persefoni Zonja Çurre, Margarita Tutulani etj.,që nuk iu tremben as litarit të fashistëve e të ballistëve që i spiunuan.
– të gjithë ata partizanë e partizane, trima, komandantë e komisarë, gra e vajza martire heroina, e deri edhe pionierët dëshmorë të LANC-it që ranë në Luftën Çlirimtare; për të arritur te Heroinat e Mirditës, e deri te ata që nga Shqipëria morën pjesë në Luftën Çlirimtare; për të arritur te Heroinat Bule Naipi, Persefoni Kokëdhima,Zonja Çurre Margarita Tutulani etj , për të ardhur pastaj edhe deri te ata që ranë në Masakrën e 4 Shkurtit (ku neofashistët sotëm guxuan t’ia heqin edhe pllakën përkujtimore rrugës ku u masakruan, duke i venë qëllimisht emrin e nipit të Xhafer Devës për të konfirmuar kështu zyrtarisht këtë masakër).
Janë pra, të gjithë ata, para të cilëve, përulet vetë Flamuri Kombëtar dhe me sakrificën e tyre supreme, mbajnë lart emrin e tyre në Altarin e Atdheut e të Lirisë. Prandaj edhe shumica e shqiptarëve u përulet me nderim të thellë Heronjve dhe Dëshmorëve të LANÇ-it…
Të rënët në luftë nuk janë numra apo shifra, por janë vlera hyjnore, ku nderimi e mirënjohja për ta nuk mbetet vetëm në pllaka varresh, në lapidarë e memoriale, që mund të shkatërrohen nga vandalët pushtetarë apo të mos mbrohen nga pushtetarët të papërgjegjshëm. Prandaj këto vlera kombëtare “hipotekohen” në zemrën e kombit, sepse janë pasuri që lidhin brezat, janë trashëgimia e ndërgjegjes kombëtare, vlera dhe virtyte të krenarisë sonë kombëtare.
Pavarësisht të gjitha këtyre marrëzive, me ” luftë civile” “gjaku i rremë”, “dekomunistizimin”, rishkrimin e historisë etj marrëzira, damkën e turpit kriminelëve dhe tradhtarëve nuk ua hiqni dot, sepse atë damkë në ballë e kanë vulosur vetë me dëshirën e tyre.
Fatkeqësi për ju mjeranë fosilesh të së shkuarës që nuk keni nxjerrë mësime nga përvoja historike: sado baltë t’i hedhësh arit ndriçimi i tij asnjëherë nuk zbehet, por vetëm verbon!
Prandaj Dëshmorët në shekuj do të ndriçojnë si “yje të pashuar” në Panteonin e Historisë së Shqipërisë, kurse ju fatkeqësisht do të mbeteni “puçra të qelbëzuara” në Dinjitetin e Kombit, “Nishane” të perversitetit të tuaj njerëzor dhe “brikete politike” të zjarrit të përçarjes së unitetit të popullit!
Dëshmorët e LANÇ-it jetojnë, të përjetshëm në gjirin e memories së popullit, sepse janë Ata që kanë dhënë jetën në luftë për qëllimin e shenjtë të Lirisë së Atdheut e Kombit. Dëshmoreve u qëndron në krah Lavdia dhe Përjetësia!
Dëshmorët e LANÇ- it do të mbeten burim frymëzimi për brezat, për ta dashur Atdheun si shqiponja folenë. Dëshmorët e LANÇ- it do t’i ndihmojnë përherë të gjallët e këtij kombi që të shikojnë rrugën e drejtë dhe të vërtetë se nga duhet orientuar dhe ecur edhe në kohrat më të turbullta e komplekse.
Fanatiku i Enverit dhe i LANC-it jugosllav kriminal qe vrau vetem kosovare dhe shqyptare, fosilja komuniste e Moskes, Jorgo Mandili:
KE HARRUAR UKRAINEN DHE NACIONALISTIN STEPHAN BANDERA NE DACIBAON E GJATE QE KE HEDHUR NE GAZETEN DITA.
qe:
Eshte shpallur ne Ukrainen e Zelenskit si hero kombetar, emeri i tij ka permendore ne shume qytete te Ukraines dhe shume bulevarde dhe rruge apo shkolla e spitale mbajne pokeshtu emerin e tij, nacionalisti Stephan Bandera ishte edhe nje nga shkaqet e sulmit te Putinit ndaj Ukraines naziskine sic e cilesoi ai,
prandaj:
TI ME RUSINE BOLSHEVIKE TE PUTINIT JE O FANATIK I PARTISE SE PUNES?
I nderuar i te nderuarve atdhetari i ATDHETAREVE Jorgo Mandili me te lumte!
Sa shkruani me ato TIPARE qe perfaqesoni. Miresite ju shoqerofshin earrifte ku duhet MENDIMI ATDHETAR qe fatkeqesisht,po PERDHUNOHET nga perfqaesues me anti Kombetare sa njerzore-aktualisht.
Lufta N. Clirimtare ishte dhe mbetet KRENARI e atdheut tone sa PERJETESI te RENENEV per ATDHE
Fatkeqesi..kemi pena-si *intelektuali*me shoke per kombin tone. Luften N>Cl. MOHOJNE sa aritiet ne Rindertimin dhe Ndertimin e vendit Pas clirimit. …
Me te lumte Jorgo Malindi,bashkekohes-nxenes qe ne vitet e para te pas clirimit ne Tirane-shkolla*10 Korriku* o-Atdhetar i ATDHETAREVE- sa shkruani.
*86 vjecar bashkekoshesi juaj-Ju pershnedet.
*Pasuesi VETERAN* me 100 shoke e shoqe ne krah,,
Toronto 06-05-2022 Dhimiter M Xhoga.
PIKAT, MBI –I-
KJO ANALIZË-REFLEKSION E PROFESOR JORGO MANDILIT, I VENDOS PIKAT PËRMBI I.
DHE NUK LE HAPËSIRË, PËR ASNJË mender-“intelektual”, QË GJALLON ENDE PAS NJË EMRI TË RREMË, NË RADHËT E SHQIPTARËVE.
POR PËRTEJ KËTYRE ARGUMENTEVE, DEL EDHE NJË KONKLUZION I RËNDËSISHËM:
-NUK KA RËNDËSI, QË NJË INTELEKTUAL TË JETË HISTORIAN PËR TË THËNË TË VËRTETAT HAPUR, E JASHTË DHËMBËVE.
DHE PROEFSOR JORGO MANDILI, ËSHTË INTELEKTUAL PATRIOT SHQIPTAR I KËTYRE PËRMASAVE.
E PËRSE NA NEVOJITEN HISTORIANËT E TREDHUR NGA PARTIÇKAT, TË CILËT NUK GUXOJNË TË FLASIN JASHTË DHËMBËVE?!?
PËRGËZIME, I NDERUAR PROFESOR JORGO MANDILI!