Sot u njoftua se Bankers ka fituar gjyqin me shtetin shqiptar për taksat që kërkohet të paguhen nga kjo kompani.
Bankers Petroleum deklaron çdo vit që “ende nuk po rikuperon Kostot Hidrokarbure në Shqipëri”, ndaj (sipas kontratës) nuk duhet të paguajë taksa.
Por në mënyrë paradoksale, ndërsa Bankers mbetet përvit “e varfër” nënkontraktorët e saj shtojnë çdo vit fitimet në shifra marramendëse.
6 nga kontraktorët e Bankers Petroleum janë në listën e 25 kompanive me fitimet më të mëdha në Shqipëri, ndërsa vetë Bankers është kompania me xhiron më të madhe.
Nënkontraktorët e Bankers kanë norma fitimi bruto në vlerat 61% apo 43%, një normë fitimi kjo tepër e lartë.
Bankers Petroleum deklaron gjithashtu se ka investuar në Shqipëri rreth 2.5 miliardë dollarë amerikanë.
A qëndron kjo shifër?
Në dhjetor 2015 disa të dhëna konfidenciale botuar nga DITA provuan se investimet reale të Bankers në Shqipëri janë vetëm 300 milionë USD, të cilat ndahen:
– 100 milionë USD kredi nga IFC, BERZH dhe Raiffaisen Bank.
– 200 milionë USD të investuara nga kompania mëmë.
Pjesa tjetër e investimeve të pretenduara është kryer përmes shitjes së naftës së nxjerrë në Shqipëri dhe investimit të fitimeve.
Madje edhe kjo nuk mund të quhet investim i mirëfilltë pasi janë procese pune të domosdoshme për mbarëvajtjen e kompanisë.
Edhe deklarata e Bankers se i kanë paguar shtetit shqiptar 550 milionë USD taksa është e pasaktë dhe e fryrë qëllimisht.
“Taksa” e vetme që ka paguar Bankers Petroleum në Shqipëri është Renta Minerare dhe Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore të punonjësve.
Renta Minerare është paguar në masën 10%. TVSH që ka paguar kompania i është rimbursuar nga shteti shqiptar.
Ndërkohë që Bankers llogarit si taksa edhe Tatimin mbi të Ardhurat Personale (TAP) ose sigurimet, të cilat i paguajnë punonjësit nga paga e tyre.
/ Dita /

Ju falenderojme per informacionin dhe jeni nje gazete serioze ne treg.
Nje verjtje nuk ka mundesi ti kalojne dy here shpenzime si TAP dhe sigurimet qe paguan punemarresi, sepse kaon ne shpenzim total paga bruto e punonjesit.
Nje nga nenkontraktoret ne fillim te nentorit 2015 i fshehu prate ne Canada.
JU SHOKET E DITES E PASKENI ZGJIDHUR PROBLEMIN, TANI FUTJUNI KONFISKIMIT TE BANKERS.
Kush jane keta te 25-tet?
kompania auditohet cdo vit nga auditore nderkombetare dhe nja 50 here nga tatimet…desha te pyes keta gjenite e artikullit…taksat e TAP mbi rrogat kush i paguan????po kontributet TVSH etj etj apo nuk jane taksa keto???per te mos folur mbi taksen e nxjerrjes… Edhe dicka, rritja ne vlere e aksioneve eshte fitim per kompanine e cila investon per rritjen e kapaciteteve dhe nr e puseve…nejse disa kane bere shkollen e partise, nuk kane faj…
eni ne itali eshte nje kompani shteterore ku ne kaq vite seshte folur kurre per humbje
pse nxjerrja e naftes nuk kthehet prape ne firme shteterore do mjaftonte vetem nje menaxher i enit dhe pastaj do shihnim sa fitime do kishte
nafta,minierat,cimento, hidrocentralet e disa te tjera konsiderohen pasuri strategjike per shqiperine ne cdo vend te perendimit jane ndermarje shteterore ndersa te ne nuk u njihen sipermarresit
dash solli nje liste me 52 emra qe kontrollojne 7 miliard $ por shtypi yne mesa duket e ka humbur ate liste prandaj nuk e boton
Bankers do ta fitoi gjyqin sepse eshte letra e Ambasadorit Lu, derguar Prokurorit te pergjithshem qe te mbyllej ceshtja, botuar ne “Dita”,se pronari i Bankers eshte shtetas amerikan. Ligji eshte per ne fukarenjte e Shqiperise dhe nuk eshte as per Ramen, as per Ilir Meten, as per Sali Berishen, as per Lul Bashen. Kjo eshte DEMONKRACIA, ende nuk e keni kuptuar perendimin per Shqiperine?
Marrëveshjet konçesionare, të naftës dhe të minierave,tek ne nuk bëhen të njohura për publikun. Ato mbahen tepër sekret ndaj popullit, sepse publikimi i tyre do të nxirrte në shesh grabitjen e pasurive tona kombëtare, nga kompanitë e huaja, në bashkëpunim me qeveritarët tanë të korruptuar.Fajtorë janë pushtetarët e djeshëm, që firmosën këto marrëveshje antishqiptare, por edhe qeveria e sotme, e cila nuk i prish këto marrëveshje skllavëruese. Zgjidhja është: Nafta dhe minierat të bëhen pasuri shtetërore..
A mbeti kush pa vjedhur ne Shqiperi. Keta tw huajt kur vijne ketu behen me shqiptar se ne
Bankers e ka fituar gjyqin, sepse është marrëveshja konçesionare antishqiptare, e nënshkruar nga qeveritë e mëparëshme. Duhet ndryshuar kushti: “Kur të shlyejë investimet, atëhere do të paguajë…”. Kompania, gjatë 12 vjetve, deklaron se nuk ka shlyer investimet..Dhe ajo kështu do të vazhdojë deri në fund. Ajo grabit të gjithë naftën. Fajin e ka qeveria e sotme, që nuk e prish këtë marrëveshje plotësisht antishqiptare. Nafta të jetë pasuri shtetërore, në sherbim të mirëqënies së të gjithë popullit, siç e ka Norvegjia.
Pellgu naftembajtes Patos-Marinzes-Kucove eshte nje mrekulli natyrale pasurore e rralle, e pa perseriteshme dhe me vlera monetare marramendse qe mund te ushqente disa breza. Industria e naftes dhe ajo e mineraleve kane mbajtur gjalle nje ekonomi te tere dhe ne koherat me te veshtira qe ka kaluar shqiperia si rezultat i konjukturave te ndryshme politike te krijuara ne vite. Periudha e para 90′ megjithese e kritikuar ne aspektin politik mund te konsiderohet si nje sistem qe e vlersoi drejte dhe investoi shume ne pasurite natyrore sepse ishin me fitim te larte, me kosto te ulet dhe prej aty siguroheshin te mirat materiale per popullin. Aty punonin mijra punetor e specialist te kualifikuar per te nxjerr nafte e gas ne sherbim te kombit.
Ky pellg naftembajtes, per nga sasia e resurseve natyrore, eshte nje nga te rrallet ne Ballkan, gjigand dhe i paperseritshem. Dukurite negative qe filluan te cfaqen ne Patos-Marines menjeher pas dhenies me koncension kompanive te huaja priteshin (ne mos gaboj ne ate kohe Premier Oil), dhe tregon qarte se ky Vb kishte dal jashte kontrollit te shfrytezimit optimal dhe ishte futur ne rrugen e shfytezimi barbar. Ne kete Vb jane kryer shume studime mbi gjeologjine ne teresi dhe gjeologjine e reservuarit ne vecanti, nga institutet shkencore te naftes. Ai mbahej teresisht nen kontroll me nje regjim shfrytezimi optimal (pa ardhje rere e uje ne siperfaqe) dhe aty kishte filluar aplikimi i metodave te dyta per te rritur naftenxjerrjen. Ne ato kohe nuk ishin vene re termete apo rrjedhje te pakontrolluara te fontanave, etj., qe sot jane bere shqetesuese per banoret e kesaj zone.
Shkaterrimi i instituteve te naftes dhe hedhja e specialisteve ne rruge te madhe ishte nje objektive kryesore i politikes dhe politikaneve te pas viteve 90′. Qellimi ishte i qarte shkaterrimi qendrave shkencore qe kishin kontroll teknik te plote mbi pasurite natyrore, nxjerrja e Vb jashte kontrollit, privatizimi dhe perfitimi personal nga keto pasuri natyrore. Qe ne hapat e para per dhenien se tyre me koncension, eshte kundershtuar me force nga ne specialistet e institutive qe Vb e njohura dhe te zhvilluara teresisht me parat e popullit te mos jepeshin me koncension, ato ishin teresisht ne shfrytezim. Ato nuk kishin nevoje te jepeshin me koncension kompanive te huaja dhe per investime kapitale sic eshte pretenduar ne kontrata por per nje pune te kujdeseshme menaxhuese shkencore dhe specialist te talentuar qe nuk i mungonin shqiperise ne ate kohe. Ato duhet te ishin ne pronesi te Albpetrolit shteteror dhe kishin nevoj per mirembajtje te puseve dhe jo per t’u populluar me militant dhe hajdut partiak, per te shpuar puse horizontal dhe per te aplikuar ne to shperthime te fuqishme hidraulike (nqs jane aplikuar), apo popma me burm qe nuk jane te rekomandushme ne rezervuaret ranor te paqendrushem, dhe sidomos kur nafta eshte viskoze, sepse shkaterrojn strukturen e tij. Prishja e regjimit dhe shfrytezimi barbar ne kete Vb si dhe prishja e ekuilibrit te presioneve gjeostatike ne nentoke ka shkaterruar teresisht strukturen e reservuareve naftembajtes, ardhjen e ujrave nga shtresat ujembajtese ne prerje, shembje te medha nentokesore dhe krijimin kavernave e prishjeve tektonike ose riaktivizimin e prishjeve te vjetra, etj. Keto fenomene jane te njohura ne gjeologjine e Vb te naftes dhe sidomos ne rezervuaret ranorik te tipit Patos-Marines-Kucove ku ujrat e shtresave naftembajtese nuk jane aktive qe te kompensojne nxjerrjen e naftes dhe ruajtjen e presioneve ne reservuar. Mos te duket si cudi, kur ndonje dite te kemi dhe fundosje te siperfaqes se tokes ne zona te vecanta nqs do te vazhdohet keshtu me shfrytezimin barbar te vendburimit.
Ne kohen e dhenies me koncension te Vb asnjeri nuk degjonte ose te pyeste, duke filluar me radhe qe nga kryeministrat, drejtoret e Albpetrolit, punonjesit e AKH e soj e sorollop qeveritar, deputet e drejtues partiak ne te dyja krahet e politikes. Ketyre hajduteve u kishte marre truri ere dhe gufonin si ata gjelat e detit para vitit te ri dhe e konsideronin vehten si njerzit me te ditur te kombit, absolut ne vendimet e veprimet e tyre, qe mund te benin c’te donin me kete pasuri dhe j’a si i katandisen Vb e naftes. Ne specialistet e thjeshte dhe pa parti j’u dukeshim atyre si ato mizat e vogla dhe vazhdimisht na kercenonin me vendin e punes pamvaresisht kontributit qe kishim dhene ne kete industri e punes qe benim. Qe ne ate kohe dukej qarte qellimi grabitqar i ketyre kompanive dhe drejtuseve shteteror, nga menyra se si kalonin puset nga prone e Albetrolit ne kompanin prívate Premier Oil. Ndermarrjet e Albpetrolit nxirrnin ne fondin e ndalur puset me te mire qe kishin ne prodhim dhe pas ca ditesh ja kalonin kompanis prívate e cila i vinte direkt ne pune pa shpenzuar asnje leke dhe keshtu vazhdoj loja derisa ajo i mori te gjithe puset e Patos-Marinzes dhe Albpetrolit i ngelen vetem puset rreth qytetit te Patosit qe prodhojne me litra. Asnjeri nuk dinte cfare benin, kush ishin termat e kontratave dhe investimet qe do benin, cdo gje ishte teper sekret. Ne nuk shikonim asnje investim vetem cdo gje hiqej nga inventari i Albpetrolit dhe e merrte Premier Oil. C’fare ishte kjo kompani fantazem, c’fare bente me mire kjo se ne ne kete Vb. Pasi vodhen mire disa vite, pa bere asnje investim, degjuam qe ja shiten nje kompanie tjeter “Bankers Petroleum”. Lind pyetja nga gjinden keto kompani, ku e kane experiencen per te marre ne dore gjithe kete pasuri dhe cfare fitimi ka ekonomia kombetare? Asgje transparente dhe e qarte, vetem mafjozllek dhe hajdutllek ka ikur kjo pune ne Vb e naftes ne Shqiperi gjate ketyre viteve. Asnje specialist nafte nuk degjohet, te gjithe jane te kenaqur me lemoshat qe i jep kompania dhe mbyllin gojen dhe syte per ate cfare shikojne dhe zbatohen ne keto vendburime.
Flitet shume se keto kompani per vite te tera nuk paskan derdhur fitime ne shtetin shqiptar, se gjoja kane dal me humbje, ne nje kohe kur asetet e tyre kane pesuar nje rritje marramendese sepse 1 meter kub nafte ne tregun nderkombetar deri tani eshte shitur te pakten 600 dollar. Si ka mundesi qe keto punojne pa fitime per te nxjerr nafte nga Vb tona, pse shpenzojne parat tyre pa fitim? Mos vall ju vjene keq per ne dhe kush i kontrollon? Asnjeri! Sa gjate do vazhdojne keto kompani keshtu?, kontratat jane lidhur me afat te gjate, ne menyre qe cdo gje te shkaterrohet dhe vidhet plotesisht dhe keto kompani te ikin vete prej andej kur fitimi i tyre te shkoj ne zero dhe kur t’ju mbushet mendja. Sa per dijeni zotrinj, kompanit private nuk punojn asnje dite me humbje.
I kame ndjekur me vemendje te gjithe aktivitetin e punimeve ne industrin e naftes pas viteve 90′ dhe shikoj se ajo qe po ndodh sidomos ne Vb e naftes ne vendin tone nuk ndodh ne asnje vend me te varfer te globit dhe eshte nje shembull i rralle se si shkaterrohen keto pasuri kombetare per qellime perfitimi te pinjolleve me pushtet. Ne ate kohe, ne vitet 90’, njohurite tona ne drejtim te privatizimit apo dhenies me koncension te Vb te naftes, ishin shume te kufizuara, por megjithate me kujtohet qe kemi qene kembngules per te mbrojtur Alpetrolin, kompanite e naftes dhe institucionet shkencore dhe ti zhvillonim ato. Me eshte dhene rasti te punoj ne disa vende te botes, kompania nacionale dhe institucionet shkencore menaxhojne Vb ekzistuese e gjithe pasurite natyrore dhe shteti i perdor si oponent shteterore ndaj kompanive te huaja bile duke u futur partner ne investimet qe bejne kompanite e huaja ne kerkim-zbulimin dhe prodhimin e hidrokarbureve ne vendet e tyre. Bile nje pjese e mire e tyre gjithashtu marrin koncensione dhe bejne investime ne vende te ndryshme.
Qeveria socialiste ne pushtet premtoi se pika e pare do te ishte shqyrtimi i kontratave te pasurive natyrore, pse nuk behet?, ka dy vjete qe vetem flitet per abuzime dhe shperdorim te kesaj pasurie dhe nuk veprohet?.. mbase dhe keta jane adaptuar duke u futur ne skemat e perfitimeve nga kjo pasuri. Jame i bindur qe po te kontrollohen keto kontrata, te nesmen ato do te zgjidhen sepse asgje nuk eshte realizar ne termat e tyre dhe brenda afatet e parashikuara. Me keto abuzime te kompanive te huja ka pika te errta dhe te forta per t’i prishur kontratat dhe te clironin kete pasuri kombetare nga hajdutet. Kjo pasuri duhet ti kaloj ne administrim Albpetrolit dhe Albpetroli duhet te jet shteteror. Degjojme qe qeveria po pregatitet te privatizoj dhe Albpetrolin, c’fare ndodh keshtu? Do t’ju sugjeroja te shikoni aktivitetin dhe rendesin qe kane kompanit shteterore ne vende te ndryshme te botes dhe pse ju duhet kompania nacionale dhe institucionet shkencore. Kur do t’a beje qeveria kete?…..
Nje ndermarje eshte e Like Floririt