Çapajev Gjokutaj
Mbrëmë në News 24 pati një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe gazetarit Artan Hoxha. Akuza të rënda. Secili e quante tjetrin, as më pak e as më shumë, por vrasës.
Në një shoqëri kanunore sherre të tilla do t’i fashiste vetëm plumbi. Në një shtet ligjor puna do përfundonte në gjyq dhe vështirë se do kalonte pa penalitete.
Tek ne nuk ndodh gjë, përpos spektakleve me akuza e kundërakuza. Me sa duket jetojmë në një shoqëri as… as… As kanunore e as juridike.
Si të mos mjaftonin dyluftimet e VIPA-ve që s’i lenë kusur njeri-tjetrit, vjen dhe media e jep një dorë: Ai i tha, ky ia priti.
Jo fakte po akuza e sharje që amplifikohen sikur mediat të ishin megafonë dhe jo instrumenta që ndriçojnë situatat dhe orientojnë publikun.
Mundet që jemi shoqëri ‘as kanunore e as ligjore’, por epokën post-truth e përjetojmë rëndshëm.
Ç’rëndësi kanë faktet dhe e vërteta para sensasioneve, emocioneve dhe, sidomos, klikimeve.

Shkrim shume i goditur!
Te pershendes Capo, shoku im i mire i Fakultetit!
I dalluar dhe i apasionuar pas Letersise, ty te ka lezet fjala!…
Shkrim me vend… urime!!
Capajev…ka qene nje liber rus i perkthyer ne shqip qe zverdhej ne librarite e Tiranes se nuk e blinte njeri.
Edhe ky Capajevi eshte zverdhur dhe belbezon me keto artikuj
.
Me thene te drejten nga ana gazetareske vlen per tu lavderuar kurse nga ana atdhetare eshte me poshte se zero…
Le ta argumentojme;
Ndeshja zhvillohet midis ujkut berishe dhe deles Artan Hoxha..
.
Diku i fshehur ne nje rreze ambasade Bariu Donald Lu nuk duhet te rrije “albiter” midis kesaj ndeshje makabre ashtu si koleget e tij qe benin “tifozllek” dhe ne vitet 91-94 kishte dhe trajner BARIUN RAJERSON
Si duhet te flase Capajevi nese ka vetem 1% gjak shqiptari
——
KRIMINELI SALI BERISHI
I PAGEZUAR BURRI I SHTETIT I ARVIZUSE
për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut.
. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.
.Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë.
.Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij.
.
Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti
@Vasily Ivanovich Chapayev,
Te kerkoj ndjese, qe kam pare. vetëm nje ane te Çapajevit, shokut tim te Fakultetit, edhe pse ai ish dy vite para meje, por me cilesit e tij, i matur, i qete, i pjekur, i urrente mburravecet dhe shkruante atehere, vetem kritike letrare!
Nuk mund te pretendohet me nje shkrim te shkurter publicistik…!
Ndersa komenti yt,
I N D E R U A R,
eshte nga ato komente qe mua më bën të perulem
me Respekt.
Une jam nje lexues i rregullt i Gazetes DITA, te cilen e vleresoj me shume jo vetem per seriozitetin dhe profesionalizmin,
POR
Veçanrisht per reagimin e Lexuesve, ku Opinione te shkurtera si ky i yti sot,
më m r e k u l l o j n ë !…
Nuk gjej fjalë si te falnderoj.
Kaq shkurter
dhe i ke thenë të gjitha!
Me nje Llogjikë të tille, mund te presë. Vetëm SHPATA e
SKENDERBEUT…!
Koment
A k t a k u z ë !….
Me nje Aktakuze te tille Prokurori te çon para Trupit Gjykues, para Shpates se Drejtesisë!…
“Paradoksi i Bollekut” eshte shprehja e gjetur per vendet e varfera qe kane nentoken me minerale shume te vlefshme, por qe ua shfrytezojne kompanite e pasura ne kembim te nje cope buke. Tek ne Paradoksi i Bollekut jane keto sherret politike-mediatike, me bollek te madh sharjes e sterbetimesh me plumb ne balle e burgje, qe kalojne ashtu rrufeshem siç ngjizen dhe prodhojne sistematikisht nje varferi te shemtuar, qe s’ka dreq apo Zot te na e zhduke nga kultura e perditshme, por edhe nga tavolina e bukes, ne termin e varferise ekonomike, krahas asaj shpirterore. Drejtperdrejt ne ekran nje ish president, ish kryeminister, ish mjek( se mjek s’eshte me dhe kjo eshte e çuditshme, se nje mjek mbetet mjek deri ne vdekje), nje ish pedagog, intelektual, akuzon me ritem haluçinant gazetarin si kriminel, vrases, etj, dhe anasjelltas, gazetari ben po te njejtin gabim dhe ne kete vorbull te rrezikshme direkte ne TV, si mund te gjykoje shqiptari mesatar per shtetin e te drejtes? Si mund te lejoje nje shtet i te Drejtes qe dy kriminele te supozuar te akuzp+ojne apo pergenjeshtrojne njeri-tjetrin si dy xhihadiste, duke nxjerre nga skutat e xhaketave historira te vjetra me varre dhe viktima, dhe te rrije spektator indiferent? Do kalojne ca dite e kjo do harrohet, njesoj sikur te djelen e ndeshjes ca tifoze shane arbitrin pse nuk mbajti me hater skuadren e tyre dhe kaq. Cudia me e madhe zgjat tre dite- thote populli, tek ne çudia eshte shnderruar ne monotoni.
mire e ke, nuk duhet te akuzojne njeri tjetrin ne tv, ato vrasjet kane kaluar tashme, vari lesht apo jo?
Thomas eshte emer shume i bukur…Me thene te drejten, jo se gezoj qe ca nga ato vrasjet e kishin hallall te beheshin, por meqe jemi tek vrasjet, qe jane akte kriminale te shkalles siperore, sikur njehere te thuhen publikisht duheshin hapur proçese gjyqesore. Ketu flitet veresie, sikur per tregun e patateve. Ne kete kuptim e kisha. Pershendetje Thomas!
Gazetar profesional dhe trim, qe meriton respekt
Sali Berisha si polikan nuk ka kryer as nje pune pozitive . Asnje per be ! Edhe kur ka qene ne opozite , ka influencuar , per keq ne mbarvajtjen e puneve te shtetit . Vijon te pengoi qeverrisjen me te gjitha menyrat extravagante , qe vetem ai i di . Te dy para ardhesit e tij kane qene diktatore , por kane bere dhe pune , qe do te mbahen mend . Saliu ka bere vetem zullum .
Te perseritesh te tera krimet shteterore te shtetit “Sali “ , eshte humbje kohe . Pjesen me te madhe te krimeve ai e ka pranuar vete , por as eshte ndeshkuar , as eshte orvatur kush, te pakten ta hetoje . Ne c’do shtet te botes , nje politikan kaq i mbrapshte do te ishte denuar me burgim te perjetshem , me qe ai me vdekje eshte ndaluar me kohe. Fakti I fundit , kur po pyetet Saliu , dora vete , per Mecollarin dhe marrveshjen e detit , tregon se Saliun e vertete po e tolerojne mediat , drejtesia , analistet , ndoshta dhe ndonje shtetar . Si mund te pyetet dhe te merret per baze nje njeri , qe eshte montuar seprapthi nga natyra , ose keshtu ja ka dashur puna ; koha do ta tregoi . Shqiperia nuk ben hair , deri sa do te pyetet Saliu , ky perbindsh , qe ka zhvilluar autokracine me te eger te veshur me kostum ligjor . Asnje institución , qe ka marken “Sali “ nuk eshte i besushem . Shteti ka qene Saliu dhe ai mundohet , qe keto ngjyre t’i japi c’do shteti qe do te ndertohet ne Shqiperi , derisa ky kufome , do te kete frymarrje . Shikoni dhe bashkepuntoret e tij te afert . Oke e pese , oke pa pese , jane te tere salinj , perndryshe ai i gjen menyrat per t’i eliminuar . Kjo hordhi politike , percaketohet nga shprehja popullore , kotelet gjuajne vetem minj.
Media dhe politika e periudhes se tranzicionit e kane njohur dhe e kane komentuar gjere e gjate platformen kriminale berishiste , por nuk jane te pakte njerzit , qe i bejne ende fresk , duke e mbeshtetur me c’do menyre . Te besh gazetarin dhe te jeshe ne nje gjatesi vale me berishizmin , je inekzistent si profesionist dhe si njeri , sepse nuk duhet as nje lupe te shohesh krimet e ketij perbindshi , qe nuk krijoi kurre shtet , por thjesht nje piramide , qe I duhej per te maskuar krimet e tij.Presidenti aktual dhe ai para ardhes , kane thene se e pyesin , per pervojen e gjate si shtetar , kur dihet se vete Berisha eshte I ndergjegjshem , qe ka dekada , qe e ka harruar fjalen pune .
Ne daten 26 Shkurt , nga nje emision televiz , gazetari trim Artan Hoxha , ju drejtua , Berishes me argumente te dokumentuara , duke e stigmatizuar si kriminel me duar deri ne bryl, me gjak shqiptari. E quajti autor te vrasjeve shteterore , qe jane maniipuluar . Nje ballafaqim kaq i asher dhe balle , per balle , ndodh per he rete pare , keto 28 vjet tranzicion .Artan Hoxha ka dhene shume prova si gazetar I vijes se pare per te verteten , kurajoz , qe i dhimbet populli dhe Atdheu . Mjafton te permendim regjistrimet profesionale te ngjaries se 21 Janarit dhe kete , qe ndodhi mbreme , per ta quajtur Hero , gazetarin investigator , Artan Hoxha , nga Skrapari .
Nen berishizmin jeta eshte zhvilluar ne vakum . Qeverrite socialiste kane shpenzuar shumke kohe , per te mbushur gropat , qe kane lene qeverrisjet Berisha . Perparimtaria dhe zhvillimi jane karakteristika te mbiekzistences se shoqerise , qe gjen shtigje t’i shpetoi frenimit . Eshte kjo karakteristijjke gjenetike e shoqerise , qe njerezimi ka shenuar vetm rritje te standarteve jetesore , ne te tera fushat . Nje nder shtigjet , qe gjeti populli shqiptar , ishte emigrimi masiv , qe nuk ndodhi ne shtetet fqinj dhe me gjere . Me gjithkete , ne jemi ende te prapambetur krahasuar me fqinjet , sepse ata nuk kane Sali dhe as te ngjashem me te . Kur kane diktuar pushtetare me ndonje nga keto karakteristika , i kane gjykuar dhe denuar . Zgalem
paradoksale eshte se si media duke perfshire zhgarravinen e rradhes, trajton njesoj nje tradhetar si salihu qe ia ka kaluar toptanit, dhe nje gazetar (cfardo qofte orientimi i tij politik) qe fundja fare thjesht po shprehte nje opinion…
Ky Capajev Gjokutaj duhet te jete ndonji katundar maskara,nga ata qe kenaqen me viktimat,qe nxisin urat e zjarrit,qe i hedhin edhe benxine,dhe pastaj te zgerdhihen ne kenaqesine e mortit..Ky po i kujton kanunin gazetarit Artan Hoxha.Turku i quante kete kategori njerezish:Mynafike.Po i kujton paleve kanunin,ky bir kurve,ky kurve interneti,duke e ditur,qe Sali bisha zhduku nje fis ne Tropoje,jo pse eshte trim,por sepse ehte frikacak,qe nuk njeh as ligj,as kanun,Sali Berisha ka hequr etiketen e kreut te PD,por nuk ka leshuar per asnje cast qindshet e zeza te krimineleve qe i ka ushqyer me rruget e kombit dhe viktimat e Gerdecit.OSMAN BALAT E SALI MALOKUT JANE SI QEN SULMI TEK DERA PD NE PRITJE TE FERSHELLIMES SE SALI BERISHES.Te rafte Sali Berisha per pjese-i them une KETIJ CAPAJEV GJOKUTAJT.Ate qe gjokutaj ndjell per Artan Hoxhen-Si urofsh,pesofsh,po i them une.
@demo,
Gjokutaj nuk eshte katundar maskara por nje INTELEKTUAL i formuar,
qe vjen nga nje familje intelektualesh gjirokastrite, nga Qyteti i gurte dhe une te siguroj se , keshtu sic shkruan ti, ty ai nuk te ve as ne majen e Kembes se Mesit.., per nga intelegjenca dhe njohja e publicistikes, kritikes se Artit, por dhe ne njohjen e fenomeneve shoqerore.Ai nuk ka thene gjekund per hakmarrje, por kerkon si nje Qytetar qe respekton Ligjin, qe,
ai qe gabon, Kr i m i n e l i,
te vihet ne Peshoren e Drejtesise…!
Besoj se ti demp nuk je aq naiv sa te mos kuptosh te folurit e figurshem…!
Lexoje me vemendje paragrafin e dyte te artikullit, se me duket se ti di te lexosh, por jo te kuptosh…
I nderuar Neti Vjosa
Duke lene menjane kujtimet e bukura studentore te viteve 60-70 dhe vitet e para te punes le te flasim me kembe ne toke:
.
Ku gabon pambarimisht Capajevi yne
E PARA
Eshte sulmuar ‘LIVE NE MEDIA ” nga Pinoceti Berishe nje gazetar kurajoz (A.H) qe eshte koleg me C.GJ-ajn…..PRA FIKSOJE…eshte sulmuar vete capajevi i cili nuk duhet te bente kete artikull per “pasarela mediatike
E DYTA
marrja ne dore e stafetes te dekriminalizmit nga Donald Luja deri tani rezulton NJE JELEK ANTIPLUMBI PER JUNTEN BERISHISTE dhe kjo reforme veting LESHI po kthehet jo vetem antishqipatre por dhe antiamerikane dhe anti historike
VETEM KY DUELI PE POSHTE TREGON SE KUSH E MBRON SALISATANAIN
———————————————————–
Ambasada Amerikane ‘ndërpret marrëdhëniet’ me gazetën “Shekulli”
15 Prill 2011 – 11:57 Gazeta Shekulli
Teksti i letrës së Ambasadës Amerikane dërguar dje në redaksinë e “Shekulli”-t:
“…Po ju shkruaj për t’ju informuar që Ambasada e SHBA ka vendosur të ndërpresë marrëdhënien e saj profesionale me gazetën ‘Shekulli’ deri në një njoftim të mëtejshëm. Duke hyrë në fuqi menjëherë, Ambasada do të anulojë të gjitha pajtimet e saj me gazetën ‘Shekulli’, dhe stafi i gazetës nuk do të ftohet më për të marrë pjesë në aktivitete, apo trajnime, të sponsorizuara nga Ambasada. Gjithashtu, Ambasada nuk do t’i dërgojë më gazetës ‘Shekulli’ njoftime për shtyp, apo deklarata të Ambasadës.
Ambasada e ka marrë këtë vendim në përgjigje të një opinioni nga Ilir Yzeiri, botuar në gazetën tuaj më datën 9 prill, me titull, “Intelektualët dhe Ambasadori i Vogël i një vendi të Madh.”
Më lejoni të jem shumë i qartë. Ambasada nuk kundërshton në asnjë mënyrë faktin që Z. Yzeiri nuk është në një mendje me disa prej pikëpamjeve të Ambasadorit Arvizu, apo politikën e SHBA. Në fakt, javën e kaluar Ambasadori Arvizu u takua me disa prej kritikëve të tij më të njohur në media për të diskutuar politikën e SHBA në Shqipëri. Megjithatë, artikulli i Z. Yzeiri shkoi shumë përtej kufijve të gazetarisë profesionale dhe opinioneve. Përkundrazi, kapërceu kufirin dhe u shndërrua në një sulm personal të papërshtatshëm dhe ad-hominem ndaj Ambasadorit Arvizu dhe Shteteve të Bashkuara. Përgojimet e lidhura me racën dhe etninë veçanërisht ishin të pavend për një gazetë, e cila pretendon të përfaqësojë opinionin kryesor.
Jam në dijeni se në faqet e gazetës për editorialet dhe opinionet ka një shënim të redaksisë për pikëpamjet e shprehura. Megjithatë, nuk ka asnjë shënim redaksional që mund ta shfajësojë këtë botim nga përgjegjësia për të mos lejuar artikuj opinioni që qartazi sulmojnë individët mbi bazat e prejardhjes së tyre racore etnike.
Gjatë njëzet viteve të kaluara, Shtetet e Bashkuara kanë punuar me organet e mediave shqiptare të të gjitha llojeve për të mbështetur krijimin e mediave të pavarura e profesionale në Shqipëri, sepse dimë që një media e lirë, e përgjegjshme, dhe e pavarur është me rëndësi kritike për funksionimin e një shteti demokratik. Përgjegjësia juaj është e madhe, sepse me gazetën tuaj keni fuqinë të ndikoni debatin dhe të informoni qytetarët. Shpresoj që në të ardhmen gazeta ‘Shekulli’ do të marrë këtë detyre më seriozisht dhe do të ribashkohet me radhët e gazetarisë së përgjegjshme…”
* * * * *
Përgjigje për letrën e Ambasadës
I nderuar Ambasador Arvizu!
Së pari konsideroni që kjo përgjigje ndaj letrës së Ambasadës Amerikane që ka mbërritur dje pasdite në redaksinë e “Shekulli”-t, është një detyrim ndaj lexuesve tanë, jo ndaj jush.
Nëpërmjet letrës në fjalë u njohëm me vendimin tuaj për të ndërprerë, siç shkruani ju, “marrëdhëniet” me gazetën “Shekulli”.
Besoj jua kanë thënë edhe këshilltarët tuaj që ky vendim është i paprecedentë; është fare pa kuptim në sensin juridik, por megjithatë shumë i rëndësishëm për publikun shqiptar, i cili ka nevojë të njohë pikëpamjet tuaja mbi demokracinë dhe rolin e medias.
Ky “vendim”, siç ju e quani në letrën tuaj, me gjasa është i pari i këtij lloji në historinë e gazetarisë; sigurisht i pari që aplikohet në Shqipëri, (ndoshta në botë) nga një ambasadë drejt një gazete dhe të kujton kohë krejt të tjera, por pak rëndësi ka kjo.
Ju keni zgjedhur një rrugë ekstreme që jua keni shkëshilluar më forcë të tjerëve: bojkotin. Ju mund të zgjidhnit një formë reagimi publik normal ndaj opinionit që kontestoni, pra një replikë, apo diçka të ngjashme dhe ne do ta botonim atë. Kurse reagimi në një formë të tillë dëshmon nervozizëm, që ndoshta ju vjen nga performanca shumë e kritikueshme publike që ju zoti ambasador keni konsumuar këto muaj të qëndrimit tuaj në Shqipëri.
Nëse nuk është nervozizëm, dhe ka arsye të tjera, atëherë thuajani publikut shqiptar arsyet e vërteta; është e sigurt që do të dëgjoheni me vëmendje.
Për sa i përket opinionit, ndaj të cilit ju keni rezerva, pra ai me titull “Ambasadori i vogël i një vendi të madh”, me autor z. Ilir Yzeiri, merrni në konsideratë sa më poshtë vijon:
Ne i respektojmë opinionet dhe kontributin e bashkëpunëtorëve tanë, dhe jemi shumë të vëmendshëm ndaj etikës. Me kuptimin që i keni dhënë një fjalie të këtij artikulli, thjesht keni rikonfirmuar që ju, i nderuar, nuk e njihni as Shqipërinë, as shqiptarët. Por nuk po zgjatemi në këtë pikë, përgjigjen mund ta merrni nga vetë autori i artikullit të botuar në faqet e opinioneve të “Shekulli”-t. Ajo është një faqe e lirë me të gjitha vijëzimet e nevojshme për publikimet.
Në respekt të lexuesit, që ndoshta nuk e ka në kujtesë opinionin në fjalë, ne po e ribotojmë sot atë me lejen e autorit dhe po ia lëmë lexuesit të gjykojë, nëse aty ka “përgojime të lidhura me racën dhe etninë”, siç shkruhet në letrën tuaj.
Së fundmi, më lejoni t’ju përgjigjem drejtpërdrejt për disa rreshta që i konsideroj krejt të panevojshëm në këtë letër:
– Ju shkruani se keni marrë vendim që (citoj): “stafi i ‘Shekulli’-t nuk do të ftohet më për të marrë pjesë në aktivitete, apo trajnime, të sponsorizuara nga Ambasada”.
I nderuar mik! Po ju njoftoj paraprakisht që edhe pasi ju të “rilidhni marrëdhëniet” me “Shekulli”-n, stafi refuzon çdo trajnim të sponsorizuar nga ju, apo institucione të tjera.
Veç të tjerash, kjo është e ndaluar për gazetarët tanë.
Ju shkruani më tej: “Gjithashtu, Ambasada nuk do t’i dërgojë më gazetës ‘Shekulli’ njoftime për shtyp, apo deklarata të Ambasadës…”.
Ju kujtojmë që në çdo rrethanë jemi ne që vendosim, nëse do të botojmë një njoftim për shtyp dhe jo anasjelltas.
Në fund të letrës, ju shkruani diçka fyese. Citoj: “Shpresoj që në të ardhmen gazeta ‘Shekulli’ do të marrë këtë detyrë më seriozisht dhe do të ribashkohet me radhët e gazetarisë së përgjegjshme”.
I nderuar ambasador! Është e dyta herë që merrni përsipër të fusni “Shekulli”-n nëpër klasifikime. Ndoshta është rasti t’ju themi që gazeta “Shekulli” ka 15 vjet që është në opozitë. Ju jeni i ri në Shqipëri, u lini radhë të tjerëve, të gjykojnë, nëse opozicioni ynë për të cilin kemi paguar dhe vijojmë të paguajmë kosto të larta, është “i përgjegjshëm”, apo jo.
Ushqejmë si gjithë populli shqiptar ndjenjat më miqësore ndaj popullit amerikan. Mos e mbivlerësoni veten dhe mos përfitoni nga kjo ndjenjë.
Siç ju kam shkruar edhe në një redaksionale të mëparshme, si kryeredaktor i gazetës, në emër të lexuesve tanë, ju them se jemi thellësisht të shqetësuar për qëndrimet tuaja pas 21 janarit. Për herë të parë në histori, në komentet dhe reagimet e shqiptarëve mbi deklaratat tuaja, kanë nisur të hasen ndjenja shqetësuese antiamerikane.
Pranoni një sugjerim, ashtu si ne pranojmë përditë sugjerimet tuaja: Nuk ia vlen barra qeranë që për një qeveri gangsterësh, të mbillni në zemrën e një prej popujve më filoamerikanë në botë, ndjesi të tilla.
Adrian Thano
Kryeredaktor i “Shekulli”-t
* * *
Opinioni i kontestuar nga Ambasada Amerikane.
Intelektualët dhe ambasadori i vogël i një vendi të madh
Nga dr. Ilir Yzeiri
Java që lamë pas u shënjua nga skandali i madh i akuzës publike që Hysen Shoshori, një hero i rezistencës antikomuniste, i bëri kryeministrit S.Berisha përmes transmetimit të një interviste regjistruar disa vjet më parë nga vetë i dëmtuari.
Një vend jo të vogël, megjithëse të shtërzuar, mori edhe lajmi se disa intelektualë kërkonin një ballafaqim me dy kandidatët për kryetar bashkie të Tiranës, ballafaqim që u realizua në një panel ku rrinin të ngjitur njëri bri tjetrit disa nëpunës të lartë të administratës publike e private shqiptare dhe profesionistë të njohur gjithashtu dhe kandidati Basha që ngjante më shumë si një student province që po mbronte temën e diplomës përpara një jurie që nxirrte veçanërisht në dritë portretin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, akuzuar kohë më parë nga shoqata e ambientalistëve pse doli në krah të qeverisë dhe mbështeti projektin për prishjen e një pjese të Kopshtit Botanik në emër të ndërtimit të Unazës së Madhe.
Përdorja e termit intelektual dhe e rolit që duhet të luajë ai në jetën publike, u bë edhe njëherë temë e ditës nga disa komentatorë të shtypit, të cilët, herë me të drejtë e herë të nervozuar, u shprehën se përdorimi në këtë mënyrë i nëpunësve të lartë është një fyerje për ta, se përpjekja që po bënte qeveria që të përdorte edhe këtë armë ndaj kundërshtarit të vështirë Edi Rama, vetëm sa e zhvlerësonte rolin dhe emrin e intelektualit.
Në fakt, cili mund të jetë roli i intelektualit në shoqërinë pluraliste, në një shoqëri thellësisht të politizuar, ku palët e ndara si me thikë, kanë polarizuar gjithçka. Shqipëria ka dhjetëra universitete publike e private, por ka pak intelektualë që e drejtojnë mendimin publik, që thirren sa herë që shoqëria gjendet në udhëkryq. Këto ditë m’u kujtuan dy shembuj.
Po e nis nga ai më i freskëti. Bernard Henri Lévi është një filozof me plotë kuptimin e fjalës dhe një intelektual i shquar francez me një ndikim të madh, jo vetëm në jetën e vendit të tij, por edhe më gjerë. Në një intervistë dhënë “TV5 Monde” disa ditë pasi filloi bombardimi në Libi, ai u pyet nga gazetari, i cili i tha se a nuk të duket se ju po dubloni ministrin e Jashtëm francez se me mbështetjen që po i jepni Presidentit për të sulmuar Gedafin kini krijuar përshtypjen se luftën e kini filluar ju?
Dhe ai u përgjigj pak a shumë kështu. Unë nuk po zëvendësoj ministrin e Jashtëm. Unë isha në Benghazi me miq të mi profesorë universiteti në kohën kur Ghedafi po sulmonte këtë qytet dhe pashë se si po vriteshin njerëz të pafajshëm. Atëherë, ngrita telefonin dhe i telefonova presidentit të vendit tim duke i thënë se Europa nuk duhet të lërë një gangster që të vrasë popullin e tij.
Pas kësaj, Franca nisi të lëvizë dhe ndodhi ajo që të gjithë e dimë. Ky është një model i intelektualit që mund të jetë i kritikueshëm nga një tjetër pikëpamje. Në Shqipëri u vranë katër njerëz të pafajshëm dhe unë nuk pashë asnjë nga ata intelektualë që merrnin në provim kandidatin Basha të ngrinte zërin. Të gjithë ata që merren me shkencën e komunikimit e dinë se roli i intelektualit në hapësirën e opinionit publik nis e përvijohet me artikullin e Emil Zola-së «J’accuse – Unë akuzoj».
Në shoqërinë pluraliste ky njihet si një nga kontributet e para të zgjerimit të hapësirës publike edhe me ndërhyrjen e intelektualëve. Është fjala për atë që, më vonë, në literaturën publicistike hyri me emrin «Çështja Drajfus». Në origjinë të kësaj çështjeje është dënimi i kapitenit Drajfus i akuzuar se i kishte dorëzuar Perandorisë gjermane dokumente sekrete.
Më pas u zbulua se kjo akuzë nuk ishte e vërtetë dhe se ishte bërë një gabim juridik.
Në sfond të kësaj akuze ishte spiunazhi dhe një frymë antisemite, meqenëse kapiteni ishte me origjinë hebre. E gjithë kjo ndodhte në kontekstin social të aneksimit të Alzasës dhe një pjesë të Lorrainës prej gjermanëve. Historia është e gjatë, por ajo ka mbetur në kujtesën kolektive si rasti ideal ku u përleshën ajo që quhet «raison d’etat» dhe opinioni publik i përfaqësuar nga një intelektual i kalibrit të Emil Zola-së.
Mjaft të themi që në vitin 1906 Gjykata e Kasacionit e shpall të pafajshëm kapitenin Drajfus.
Natyrisht, këto janë shembuj që tani rrinë nëpër almanakë dhe tekste universitetesh dhe u përsëriten studentëve nëpër leksione. Intelektualët e postdiktaturës në Shqipëri janë rralluar dhe ata të paktët si prof. Qosja ndoshta nuk mjaftojnë për të deligjitimuar krimet që kryhen në Shqipëri në emër të antikomunizmit.
Fat i madh është se shtypi ka krijuar një grup të qëndrueshëm gazetarësh me integritet moral që gjenden gjithmonë në opozitë me çdo qeveri që hyn e del në këtë vend. Ndërsa teatri banal me intelektualë të emëruar e të përdorur nuk është ndonjë shfaqje e re. Kjo është norma e jetës sonë publike, është dëshmia e prapambetjes sonë tragjike.
Ambasadori i vogël i një vendi të madh
Ambasadori Arvizu ishte i ftuar në një emision televiziv dhe paraqiti edhe njëherë performancën e tij si një ambasador i vogël, (jo për nga shtati, por për nga statura), i një vendi të madh.
Zhgënjimi kur e dëgjon dhe e sheh këtë ambasador nuk është vetëm mënyra se si ai flet, por është mënyra se si na trajton ne shqiptarëve. Zoti ambasador ka zgjedhur të heshtë dhe të mos fajësojë qeverinë shqiptare pse ajo sillet si një qeveri autokratike, që është e pleksur me krimin e organizuar, që ka mbytur tregun dhe që e kontrollon atë me klientët e vet, që ka mbytur median dhe që e ka kthyer Televizionin Publik Shqiptar në një qendër zëri të shëmtuar të reparteve ushtarake të kohës së komunizmit.
Por, ajo që është më flagrantja, ky ambasador ka zgjedhur të mbrojë dhe të justifikojë një kryeministër që ka në biografinë e tij njëherë mbi 3000 të vrarë në krizën e vitit 1997 dhe 30 të vrarë të tjerë në ngjarjet e Gërdecit dhe 21 janarit.
Ambasadori i vogël i vendit të madh përmendi me cinizëm se edhe në Amerikë Garda ka vrarë në vitet ’70. Po është e vërtetë dhe shqiptarët e dinë se në Amerikë është vrarë edhe presidenti Kenedi, edhe Martin Luter Kingu, por askush në Amerikë nuk ka qenë në krah të vrasësve dhe askush në Amerikë nuk ka menduar qoftë edhe një ditë të vetme që të përkrahë vrasësit dhe të dënojë viktimat siç bëni ju, zoti Ambasador. Nga ana tjetër, nuk është e gjetur përpjekja që bëni ju për t’u treguar se jeni një njeri i dashur me popullin. Këtyre në shqip ne u themi “kinezërira”.
Ju e njihni mirë psikologjinë e kinezëve të Maos dhe heroin Lej Fen. Ju mund të lexoni edhe romanin “Koncert në fund të dimrit” të shkrimtarit tonë të madh Kadare. Atje vizatohet bukur ajo që ne i themi “kinezëri”. Në fakt, historia që treguat mbrëmë me atë që ju bëtë kur shkuat të darkoni me zotin Kantrimen te “Tajvani”, pra historia që treguat ju me atë gruan me fëmijën që ju e takuat dhe përkëdhelët edhe fëmijën, të më ndjeni, po nuk ishte e gjetur. Ky lloj populizmi në Shqipëri nuk ngjit, përkundrazi bën efekt të kundërt.
Ne shqiptarët e kuptojmë shumë mirë vështirësinë që ka sot diplomacia amerikane për të ndikuar në botë. Pas dështimit në Irak e Afganistan, pas krizës së tmerrshme ekonomike, Amerika nuk e ka më atë fuqi që kishte dikur.
Natyrisht, ne e dimë shumë mirë se Amerika nuk mund të vihej në krye të revolucioneve arabe, se ajo u tregua e matur qoftë me Mubarakun, qoftë me Ben Alinë, se për të ndërhyrë në Libi, u desh që iniciativën ta marrë Franca.
Pra, të gjitha këto ne i mirëkuptojmë dhe jemi të vetëdijshëm se Amerika nuk mund të na shpëtojë nga autokracizmi dhe nga mafia që na qeveris. Ne e kuptojmë shumë mirë se për ju është i shenjtë stabilizimi, se demokracia do kohë të mësohet, ndaj edhe ju me cinizëm na kujtoni shembujt me vrasje të viteve ’70 që kanë ndodhur në Amerikë.
Të gjitha këto ne i mirëkuptojmë, ashti siç edhe ju duhet ta dini se ndjenjat tona proamerikane nuk kanë të bëjnë me asnjë ambasador të përkohshëm që vjen në Tiranë.
Vetëm se ju duhet ta dini i dashur ambasador se me sjelljet tuaja dhe me mbështetjen që i bëni qeverisë në emër të stabilitetit, po i dëmtoni ndjenjat proamerikane të shqiptarëve.
Në atë intervistë ju do të duhet të përgjigjeshit edhe për një letër të hapur që ju ka dërguar një shqiptaro-amerikan i njohur me emrin Geri Kokalari, por ju zgjodhët të flisni me një gjuhë konspirative duke thënë shpesh e më shpesh se më kanë ardhur disa njerëz e më kanë thënë kështu, më kanë ardhur ca të tjerë e më kanë thënë ashtu.
Cilët janë këta njerëz që vijnë e ju raportojnë zoti Ambasador? Uroj të mos jenë “të pakënaqurit nga opozita”.
Do të ishte mirë që ju të mos i dekonspironit këta dashnorë të stabilitetit. Nuk kam ndërmend të analizoj me detaje intervistën dhe sjelljet tuaja, zoti Ambasador. Ajo që më shqetëson është perceptimi dhe imazhi që ju po krijoni me shpejtësi në këtë vend. Dhe një pyetje të fundit, a e kini parë portretin e Anës, vajzës së Ziverit që u vra më 21 janar?
Në një shkrim timin atë e kam quajtur “Perëndesha e dhimbjes sonë”. Ajo dhimbje që ndjeva atëherë për atë vajzë me buzë të mbledhura dhe me dy pika lot në sy, nuk më është fshitur ende.
Por kur të pashë e të dëgjova në atë emision televiziv m’u shtua indiferenca ndaj jush dhe ndjeva dhimbje pse Amerika e madhe zgjodhi një ambasador të vogël në vendin tim gjithashtu të vogël.
Thone e cnuk thone,thone qe Arvizu ka bere plastike e perseri drejton kete vend por ne nje forme tjeter por me te njejtin objektiv ,mos ndeshkimin e kryekriminelit Shqipetar e Burrin e Shtetit ambasadorial!Ja perse Beri kercenon e trufullon neper studiot televizive sepse ai eshte i veshur me antiplumb e antidrejtesi nga Arvizet e radhes ku vetemdiplomaci nuk bejne por vetem makinacione per mosndeshkimin e kryekriminelit Burre shteti icili njekohesisht eshte ndshta edhe shtetas i tyre e per pasoje asnjeri nuk i referohet ketij fakti ku te gjitha shtetet e vecanerisht Shqiperia si vend i vetshpallur koloni e ka perparesi kete pike ndaj nuk ka organ drejtesie qe ta coje perpara togave te zeza sic pretendon zotrote!Uroj qe krahas ketyre dy korespondencave te keshe edhe pergjigjien e z Thano kur Arvizu e shpalli person nongrata!!!!!!!!!! I vetmi person pavaresisht vendit i eshte pergjigjur si Shqipëtar i vertete ku asnjeri deri me sot nuk ka guxuarti thote stop kesaj katrahure me lojra te pista poliagjentesh ne kuriz te ketij vendi me pasoja fatale per kete popull!
From: [email protected]
Date: April 2, 2012 at 11:31:
From: Alban Dega [email protected]
Opinione
VRASESI SERIAL ….
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Sot mbushen plot 21 vjet nga vrasjet makaber te 2 prillit 1991 ne Shkoder.
Nder e lavdi heronjve te 2 prillit! U qofte i lehte dheu i Shkoderloces!
Drite u paste shpirti heronjve te 2 prillit !
U vrane me arme serbe!
U vrane me plumba serbe!
Vrasja e tyre u urdherua e u pagua nga mercenare shqipfoles te Beogradit qe synonin ta fusnin Shqiperine e raskapitur e drobitur nga katrahura komuniste ne nje kasaphane e gjakderdhje.
Pse…. Vetem qe te ngrinin karriken e tyre, poltronat e tyre neokomuniste mbi shkulmet e gjakut te paster e te dlire shqiptar te Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekes e dhjetra te tjereve.
A nuk jane po ata mercenare te Beogradit qe e deklaruan ashiqare para shqiptareve ne janar te vitit te kaluar se jo kater e katerdhjete por edhe mijera do te vriteshin prej tyre per te mbrojtur karriken e poltronat e tyre te ngritura mbi gjak.
A nuk e pat thene vete babai i tyre Lenini se pushteti eshte me veshtire te mbrohet se te ftohet!
E kush eshte vrasesi!?
… Jo dorasi! Urdheruesi!
… Jo Ekzekutori ! Kryekzekutori!?
Vrasesi i 4 heronjve te Shkodres eshte vrasesi i Remzi Hoxhes, qe i zhduken edhe kufomen…
Eshte vrasesi i mbi 4000 shqiptareve ne 1997-en…
Eshte vrasesi i 175 tropojaneve ne
vitet 98-2000 !
Eshte vrasesi i Otrantos…
Eshte vrasesi i Azem Hajdarit …
Eshte vrasesi i Gerdecit!
Eshte vrasesi i 4 protestuesve te 21 janarit 2011…!
…. Eshte vrases serial…
Drejtesia vonon… Drejtesia nuk harron as vrasesin serial dhe as bashkepunetoret e tij !
Vrasesi serial eshte vrases i Shqiperise!
Jo vetem i saj, por edhe i enderrave te shqiptareve, i aspiratave te tyre ” e Duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike!”
Eshte ai qe ne vend te Evropes dhe Amerikes po i con shqiptaret e Shqiperine drejt Azerbajxhanit e drejt Butanit!
Eshte vrasesi serial I Shaiperise : te pakten 13 here ne 13 vjet sundimi te tij! 13 here ne 13 vjet Salikraci ! Vrases perserites me shumice !
Vrases serial
Vrasesi serial eshte ai qe mos qofte !