Paradoksi i kriminelit

redaktor

Letër e nënshkruar,

Vasil Puci
Afërsisht kështu e fillon intervistën Izet Haxhia në DITA, ky njohës i mirë i folesë së grenxave. Ja fjalet e Izetit – Berisha i tha: “Do të të jap në dispozicion tanket dhe autoblindat e gardës dhe ti me njerëzit e tu duhet të shkoni në Tropojë dhe të vendosni rendin me çdo kusht”.
Ne s’kemi tanke dhe autoblinda, por fjalën e lirë dhe gazetën Dita e kemi top. Për predha kemi gjithë ato gjëma të mëdha që ka bërë PD e kryesisht Sali Berisha. Megjithëse topin e kemi, predhat janë firmat piramidale, Gërdeci, Rruga e kombit, 21 Janari, borxhet që na la në derë, mospagesa e dritave etj… Janë shumë predha. Këto predha godasin në zemër presidentin, janë të afta të neutralizojnë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe gjykatat në përgjithësi. Por predha të tilla na afrojnë dhe institucionet ndërkombëtare dhe ambasadat më mike që kemi.
Këto predha godasin edhe ministra të veçantë të qeverisë që i lënë digasteret të flenë gjumë. Por pse atdheu është lakuriq!?
Se s’ka frymarrje ekonomike, se vazhdohet të operohet me lista, se po largohen njerezit në mërgim. Jo të gjithë njerëzit do të bëhen guzhinierë e elektriçistë. Ne që jemi lakuriq ngrihemi vetë të protestojmë po të mos e duam shtetin. Nuk ka nevojë të protestojë Berisha dhe Lul Basha që janë vrasës, ky është paradoks. Bërtet Berisha për ne se po shkojmë në katastrofë. Ky është çarku që ngre ky lloj satrapi për të përçarë shqiptarët. Ja, llogjikon Berisha, ja dhatë votën, ai ju la lakuriq. Çfarë mostre është prandaj gjuajeni mirë, por me predhat e drejtësisë.               

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *