Sido që të shkojë për Donald Trump, kjo fushatë ka qenë një sukses për të.
Sipas sondazheve ai është kandidati fitues i republikanëve dhe me shumë gjasa do të garojë përballë Clinton për presidencialet në nëntorin e ardhshëm.
Miliarderi njujorkez e mbyll vitin me 37 përqind të votave të republikanëve. Ndjekësit janë shumë larg. Por pavarësisht deklaratave të tij kundër myslimanëve, popullaritet i tij është rritur.
40 përqind e afro-amerikanëve e pëlqejnë dhe do ta votojnë. Gjithashtu e pëlqejnë edhe 45 përqind e hispanikëve megjithëse Trump ka deklaruar se do përzejë çdo emigrant ilegal. Sipas një sondazhi të Gallup Trump është i dyti pas Papa Françeskut si njeriu më i pëlqyer në botë nga amerikanët.
Por Trump nuk ka provokuar vetëm myslimanët. Ai në muajin gusht sulmoi edhe kinezët. “Ata janë hajdutër manifakture”, tha ai duke fituar popullaritet, çuditërisht. Rritja e tij e madhe erdhi pas tragjedisë së San Bernardinos në Kaliforni. “Të mos lejohen myslimanët në Amerikë”, tha Trump.
Hekuri rrihet sa është i nxhetë, dhe Trump është mjeshtër i kësaj teorie. Ai shfrytëzoi momentin duke shkuar në 37 përqind të pikëve brenda pak ditësh. /La Stampa

Bravo Trump. Ju urojme nje fitore madheshtore ne zgjedhjet e ardheshme Presidenciale.
D.Trampnuk ka share popullin kinez dhe ate meksikan.Ai fiton popullaritet se flet hapur dhe se populli amerikan eshte lodhur me politikanet e familjeve te medha qe te tjera bejne e te tjera thone.Tramp premton se do te riktheje punet ne amerike dhe kjo eshte gje e madhe per popullin amerikan.
Sot qe te bisedosh me programin shollor te femijes do te te pergjigjet nje specialist nga lindja e larget kur kompania e ka koken ne amerike
Tramp premton te ktheje punen qe amerikanet te mos kerkojne mbeshtetje sociale por te mbeshteten tek shperblimi i punes se tyre.