And aged shadow soon he fades
Wandering round and earthly cot,
Full filled all with gems and gold
Which he by industry had got
And these are the gems of the human soul
The rubies and pearls of a lovesick eye
The countless gold of the aching heart
The Martyr’s groan and Lover’s sigh.
W. Blake
Si fantazmë e lashtë ai shpejt venitet,
Duke u endur rreth një kasolle balte,
Mbushur cit me ar dhe perla,
Që ai me mund i kishte mbledhur.
Këto janë thesaret e shpirtit njerëzor
Rubinët dhe xhevahiret e syrit të përgjëruar për dashuri
Ari i pafund i zemrës së sfilitur
Rënkim i Martirit dhe psherëtima e Dashurisë.
U. Bllejk
Kush është ai, që ka rënkimin e Martirit dhe psherëtimën e Dashurisë?
Një qenie trillane dhe e skajshme si W.Blake-u?
Apo një profeci e fshehtë dhe e papërballueshme dot?
Një tjetër poet Hōlderlini thotë se e priste Poezinë me “dallgët mnemike”
Si një përplasje mbi shkëmbejsh shekujsh.
Kështu strukturohet “qartësia e përfytyrimit”.
Dhe Rilke shkruan për këtë forcë të Krijimit:
Denn das Schōn ist nichts
Als des Schrecklchen Anfang, den wir noch grade ertragen.
Dmth në shqip:
Meqenëse e Bukura, nuk është
Veçse fillimi i tmerrit, që arrijmë ta durojmë.
Në poezitë e mia kreshpërohen shumë imazhe vullkanike, që mund t’i quaj edhe si digjitale.
Fjalët janë shpesh të organizuara sipas një algoritmi të fshehtë dhe tepër geniun për mua dhe përvojat psikike të mendimit krijues, për një carmen perpetuum .
Dikur Mallarme-ja fliste për “sobën e shkrirjes alkimike” .
Pastaj plotësonte më i qartë idenë për poezinë kur fliste me siguri për “tastiera mendore”
Mallarme-ja deklaronte se Letërsia e dalë nga dera e shoqërisë, rihynte nga një dritare kozmike, pasi kish përthithur brenda vetes gjithçka.
Fjalët shënojnë (janë simbole) përfundimin e një historie të gjatë shekujsh, ato kremtojnë kristalizimin e një fiction-i të guximshëm, që është në të vërtetë Letërsia absolute.
Poezitë e librit tim grafikisht duken strofike, jashtë tërë rimave, por jo pa plotfuqishmërinë inteligjente të metrave, që përbëjnë të gjithë bashkë një ritëm të brendshëm, por të patjetërsueshëm.
Fjalët janë konceptuale, që formojnë rendin estetik, si një rizbulim, duke ndriçuar heshtjet dhe pauzat.
Botimi i këtij libri është tejet i rëndësishëm për mua, por edhe për poezinë shqipe dhe kronologjinë e saj.
Tek libri “Përjetësi me qira” kam përfshirë poezitë e mia të viteve 1987-1988-1989-19090-1991, të nxjerra nga bloqet e mia të këtyre viteve përkatëse dhe botohen për herë të parë.
Unë besoj tek Rikthimi i Përjetshëm, tek fuqia pa infinit e ftillëzimeve, – në botën kuantike të metaforave me sekretet, shpesh gnostike, të fjalëve.
Me Korpusin tim Poetik, në “Miscellanea 2” (poezi 1987-1995), APAPKEAS – ABPAXAS, (viti 2007), janë botuar disa poezi të ngjashme, që janë dëshmi identiteti.
Mua më ka shqetësuar thellësia e domethënieve.
Domethëniet, – sidomos ato poetiket – kanë brenda shumë imagjinatë të trazuar dhe shpesh shpërthyese.
Por fjalët s’janë konserva linguistike shekujsh dhe mijëvjeçarësh.
Poezia reflekton dhe ndriçon të tërë kohërat – dhe ato të munguarat, në një segment kohor, shpesh efemerid!
Ky libër “Përjetësi me qira” është një sfidë për lavditë e rreme.
Amshimi, as blihet, as shitet, as grabitet dhe as vritet.
Amshimi është Kozmosi, i vetëmjaftueshëm dhe s’e kapërcen dot kurrë vetveten!
Këto poezi e përbëjnë dhe e paraqesin një rend konceptual të lirisë krijuese.
Studiuesit e ardhshëm do të kenë punë me Arkivin tim, për të vërtetuar gjithçka, sidomos improvizimet e pafundme dhe Laboratorin Futuristik të Metaforave.
***
Ky libër i kushtohet poetit amerikan Wayne Miller, i cili më 21 maj 2019 erdhi dhe pa përherë të parë Shqipërinë.
Ky poet i shquar është njëkohësisht i vetmi në këtë botë, pra një realitet ekskluziv, që ka bërë diçka të pashembullt për t’u përkthyer dhe njohur poezia dhe letërsia imë në SHBA dhe në botë.
Askush tjetër s’e ka bërë këtë.
***
Henry Vanghan ka shkruar këto vargje për Përjetësinë;
I saw Eternity the other night
Like a great Ring of pure and endless light,
All calm, as it was bright.
Në shqip tingëllojnë kështu:
Unë e pashë Përjetësinë natën e kaluar,
Si një Unazë të madhe drite të pastër dhe të pafund,-
Të qetë dhe shkëlqimtare.
***
Libri im s’ka nevojë për asnjë Përjetësi.
Është një muzikë mendore,- një shtjellim dhe një sfidë.

i njoh pak a shume poetet ne fjale ,
natyrishte me shume ata Gjermane e apk shume kta Amerikane etj .
por ajo qe un do vecoja eshte poezia e fundit
e Poetit Amerikan ,
bazuar ne nji rralitte studimi anatomik
qe ka ber nji buje ne gjithe Boten e shkences (lidhur me studimet mbi Perjetesine ) kohet e fundit
ber nga nji Shkenctare Ruse qe mendohet te jet
disa her me i avancuar se vet Ajnshtaji eshte nji Zheni
i jashtezakonshem qe ne nji moshe shume te re ka nxjer Patente per Konstruksione te Anijeve Kozmike eshte Fenomen Boteror etj etj dhe eshte perqedruar me studimet e tij pikerishte ne Perjetesin njerezore
duke e shpjeguar ate nepermjet ktyre fjaleve qe poeti
i ka ndertuar ne Vargje
Unë e pashë Përjetësinë natën e kaluar,
Si një Unazë të madhe drite të pastër dhe të pafund,-
Të qetë dhe shkëlqimtare…
– eshte pikerishte ajo uaze e driteshme qe kalon nepermjet vertetpres tone dhe riperterin ne nji porces meyre te paderprere hormonet njerezpore ,
duke i ber te pavdekeshme ato por i mban ne cdo kohe te karikuara qe ato te japin 100% ne funxion te trupit te njeriut ,
qe do te thote , imunitet absolut ,pothuaj asnji semundje
asnji lloj plakje ne ritmet e ksaj natyre sot por shume shume e ngadaleshme
gje e cila con ne perjetesi .
…….
Mqs, jemi kembyer nja-dy-here rruges bashke Moikom. Kritika: Titulli, shigjete e thyer ose shigjete qe gjuan me asin e ngjitur ne maje te saj. Brendia: Koktej zeqoik, metaforik (se nuk e kam lexuar e as qe kam ndermend ta lexoj por po te vleresoj).