Paraja dhe miqësia!

Ornela

1. E kam zili erën!
(Vargje për këngë)

Erën e mëngjesit,
sa e kam zili,
se të përkëdhel,
në gushë e në gji!

Ajo e mbështjell,
të gjithë trupin tënd,
futet ku të dojë,
ndaj më lë pa mënd!

Jam xheloz për erën,
në pafundësi,
se ajo moj zemër,
bën ç’të dojë me ty!

Ndaj kam ëndërruar,
të fryj porsi erë,
me buzët e tua,
të loz ndonjëherë!

Të fryj porsi erë,
aromë e puhi,
të të puth në faqe,
të të puth në sy!

Puhizë e aromë,
asnjëherë furtunë,
që ti mos kuptosh,
se po të puth unë!

2. Paraja dhe miqësia!

Vlen në jetë paraja,
edhe pasuria,
po nuk vlen vërtetë,
sa vlen miqësia.

E shkroi historia,
shumë kohë më parë,
se një mik i mirë,
vlen mbi çdo thesar.

Vlen mbi çdo thesar,
vlen mbi çdo çiflik,
se paraja kurrë,
nuk të bëhet mik.

Paraja e bardhë,
për të zezë thonë,
po miku i mirë,
është përgjithmonë.

Sado që të kesh,
asnjëherë s’ke plot,
ndaj pa miq e shokë,
mos më lër o Zot!

11 maj, 2017

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *