Nga Viktor Malaj
“Paraja nuk njeh kurrfarë gjykimesh morale” – Ejbrahëm Polonski*
Në vende dhe kohë të ndryshme, shoqëria njerëzore ka pasur dhe ka, përveç formave të ndryshme të organizimit politik dhe ekonomik, edhe mënyrat dhe kodet etike të sjelljes. Nevojat për bashkëjetesë dhe mbrojtje shoqërore i kanë imponuar njerëzimit krijimin dhe zbatimin e disa normave të pashkruara, kodet etike që kanë shërbyer si parime të përgjithshme për vlerësimin e anëtarëve të shoqërisë dhe, kryesisht, të atyre personave apo personaliteteve që kanë tentuar apo ia kanë arritur të marrin rolet dhe funksionet e drejtuesve të bashkësisë.
Është e vërtetë se një pjesë e këtyre normave e parimeve kanë ndryshuar me kalimin e viteve dhe shekujve. Po kaq e vërtetë është që shumë prej këtyre normave të sjelljes njerëzore iu kanë mbijetuar shekujve dhe kanë shërbyer si kritere të vlerësimit të individëve nga një bashkësi e caktuar etnike, kombëtare dhe social-politike.
Po kështu, një pjesë jo e vogël e këtyre normave morale kanë gjetur zbatim konkret edhe në legjislacionet e shteteve të ndryshëm, duke u bërë të detyrueshme për zbatim dhe duke sjellë ndëshkime ligjore për shkelësit e tyre. Edhe Librat e Shenjtë, përveç dëshmive historike dhe interpretimeve të tyre, mund të thuhet se përbëjnë Kode Morale për shoqërinë njerëzore e cila mëton se udhëhiqet moralisht dhe shpirtërisht prej tyre.
Historia e njerëzimit na tregon se, sa më shumë shoqëritë zhvillohen nga ana ekonomike, aq më shumë joshen dhe rrisin guximin për të mos i përfillur dhe shkelur Kodet Morale të pranuara prej tyre. Disa prej normave që përmbanin dhe përmbajnë këto kode kanë qenë regresive dhe ndryshimi i tyre ka qenë nevojë dhe detyrë e shoqërisë, por prirja për të ndryshuar gjithçka dhe shkelur çdo normë etike në marrëdhëniet e individit me shoqërinë nuk është një prirje progresive dhe as e nxitur nga mendjet përparimtare.
Me hovin e përparimit teknologjik, ekonomik dhe masmediatik ka ndodhur e po ndodh edhe degradimi i shpejtë teorik dhe praktik i vlerave morale dhe etikës së sjelljes njerëzore. Për këtë nuk ka qenë e nevojshme as miratimi i dekreteve politike dhe as dhuna shtetërore. Kanë mjaftuar liria pa kufi dhe pa skrupuj e botës së biznesit, aleancat komerciale të korporatave dhe shumëkombësheve ekonomike, financiare dhe mediatike.
Etja e pashuar për fitime dhe sundim kombëtar e ndërkombëtar i ka bërë gjigantet e sipërpërmendura të “vendosin” dhe imponojnë të tjera norma dhe kode etike në pjesën më të madhe të globit. Këto norma dhe praktika nuk kanë synuar asnjëherë pastërtinë shpirtërore dhe rritjen e ndjenjave të humanizmit, por thjesht dhe vetëm nxitjen e rritjes së fitimeve materiale dhe financiare.
Ju nuk mund t’iu shërbeni njëkohësisht dy zotërinjve: edhe Zotit, edhe pasurisë!- thuhet në Bibël. Mirëpo, shkelja e këtij parimi etiko-fetar ka ndodhur më shumë se askund pikërisht në vendet që pretendojnë se i përkasin Krishtërimit, në vendet ku drejtuesit kryesorë të shteteve betohen (me falsitet dhe hipokrizi) mbi kushtetuta dhe mbi Bibël kur marrin përsipër drejtimin e shtetasve të tyre.
Shtetet, qeveritë dhe politikanët kryesorë të këtyre vendeve janë, në më të shumtën e rasteve, nxënës, vegla dhe shërbëtorë të korporatave dhe biznesit. Ata zgjidhen me votat e shumicës, kryesisht të varfër e të shtresës së mesme, dhe i nënshtrohen pakicës dhe interesave të saj. Kjo pakicë zotëron shumicën e mjeteve financiare, ekonomike dhe mediatike dhe, si e tillë, imponon jo vetëm norma etike që i interesojnë asaj, por edhe ligje që i mbrojnë ato interesa. Normat etike i imponojnë nëpërmjet joshjes, reklamës dhe masmedias. Dihet mirë se edhe Mëkati i Parë (i Adamit dhe Evës) u shkaktua nëpërmjet joshjes dhe jo dhunës. Joshja kushton më pak se dhuna dhe jep rezultate më të mëdha dhe më afatgjata.
Gjysma e dytë e shekullit të njëzettë e këtej ka qenë periudha e hovit më të madh të degradimit etik të shoqërive, nën maskën e lirive individuale dhe nën frymëzimin e hapur të kapitalit. Pasojat më të rënda të këtij degradimi kanë qenë rritja e shfrenuar e individualizmit dhe egoizmit, rrënimi gradual por i pandalshëm i familjes si institucioni bazë i shoqërisë, rënia dëshpëruese e solidaritetit social etj. Televizioni, radio, shtypi dhe reklama kanë krijuar ambientin “social” që i intereson pakicës sunduese ekonomike dhe politike, duke nxitur 24 orë pa pushim joshjen dhe ndjekjen e atyre modeleve të sjelljes qytetare që i intereson botës së biznesit, por aspak të ardhmes së shoqërisë njerëzore.
Modeli shoqëror i ofruar, propaganduar, lartësuar dhe nxitur është ai i individit që mendon vetëm për vete, që shpërfill vlerat familjare, që ndihet përherë i pangopur materialisht dhe gjithnjë në kërkim të qejfeve dhe kënaqësive që nxisin instinktet duke shpërfillur arësyen.
Rrjedhimisht, “njeriu i ri” është individi që bën çmos për t’u dukur e fituar “famë” dhe që nuk ndalet përpara asnjë skrupulli për të arritur majat e panevojshme të pasurimit material. Nxitja dhe lejimi i prostitucionit, pornografisë, ekstravagancës dhe lakuriqësisë, si mjete “demokratike” të pasurimit material ka marrë përmasa alarmante. Modeli “Kardashian” i femrës që arrin majat e famës dhe të pasurimit material nëpërmjet ekspozimit të shfrenuar të lakuriqësisë dhe pornografisë, pa i sjellë shoqërisë kurrfarë produktesh materiale, intelektuale, artistike, estetike dhe etike, ka gjetur një përhapje globale.
Emisionet famëkëqija amerikane si “The Howard Stern Show” apo “The Jerry Springer Show”, pa folur për të tjerë si “The Bachelorette” janë imituar marrëzishëm edhe në Evropën Perëndimore dhe, disa prej tyre, edhe në vendin tonë. Vulgariteti, injoranca e thellë, mungesa e plotë e skrupujve moralë dhe e respektit për individin dhe shoqërinë përbëjnë thelbin e këtyre programeve televizive, shumë ndjellëse për vulgun e pafund dhe mjaft fitimprurëse për elitën e paskrupullt “intelektualo-mediatike”.
Një program i tillë si ai i Beqareshës (The Bachelorette) i mëson dhe nxit vajzat e reja se mënyra më e mirë për të gjetur “lumturinë” dhe krijuar familjen është të zdërhallesh me nja 20-30 meshkuj gjatë pak javëve apo muajve dhe në fund të vendosësh me cilin do të martohesh.
Dhe tani, le të kthehemi në Shqipëri ku etja e pashuar për pasurim e disa horrave të biznesit mediatik ka vënë në skenë programe banale, joetike dhe pa kurrfarë vlerash estetike si “Big Brother”, “Përputhen”, etj. Përveç kësaj, edhe programe të tjera, gjoja artistike, kanë shpesh përmbajtje vulgare, pa kurrfarë kulture dhe bëhen përçuese të modeleve më të këqija dhe të pavlefshme shoqërore.
Jo pak gazeta mbushin faqet e tyre online ose të printuara me pamje femrash thuajse lakuriqe, të pacipa dhe të pakulturuara. Pikërisht këto ua paraqesin shikuesve apo lexuesve si “modele”. Pra, masa e popullit dhe, veçanërisht, fëmijët dhe adoleshentët, “bombardohen” pa pushim me këto modele “të sukseshme” shoqërore. Këto modele paraqiten (dhe, fatkeqësisht janë) si njerëz të famshëm dhe të pasur.
Produkti i kësaj propagande është rritja e numrit të të rinjve dhe të rejave që përpiqen t’iu ngjajnë këtyre “modeleve” që janë bërë të suksesshme duke ekspozuar dhe përdorur gjysmën e poshtme të trupit pasi gjysmën e sipërme e mbizotëron koka boshe, intelektualisht dhe moralisht.
Ekspozimi i përditshëm i këtij “modeli” social nxit vrullshëm lakuriqësinë si mjet jetese dhe suksesi:
(“Kejsi Tola bën revolucion: pozon në shesh pa të brendshme”; “Këngëtarja e famshme Enca shfaqet lakuriq nga vaska duke tymosur cigare”; “Një engjull si Kim Kardashian ndriçon me të bardha”; “Këngëtarja Britni Spiers postoi fotografi ku tregon tatuazhet në zonën intime. Ajo di si të jetë në qendër të vëmendjes”;
“Në mëngjes ngrihem shumë vonë dhe gjatë ditës nuk më duhet të bëj ndonjë gjë. Mjafton të postoj një foto në Instagram dhe marr 500 euro. Ku është problemi këtu (pse fotografohem me gjoksin dhe të pasmet jashtë?) Ne lakuriq kemi lindur e të tillë do të vdesim. Pse të mos jetojmë lakuriq?”- tha vajza italiane Asia Gianese që ka 160 mijë ndjekës në instagram”;
“Aktorja Arjola Demiri, nënë e tre fëmijëve, e divorcuar, mund të themi se theu një tabu duke arritur të improvizonte një skenë masturbimi në skenën e teatrit”;
“Modele të famshme dhe aktorë të njohur kanë bërë foto apo filma ku janë shfaqur plotësisht lakuriq dhe janë ngritur në majën e suksesit pas tyre. Mua mund të më vënë në siklet shumë gjëra të tjera por jo të dal topless”,- tha Beniada Nishani).
Këto citime të marra nga tri gazetat kryesore të vendit tonë, por edhe mijëra të tjera si këto, synojnë shtimin e numrit të lexuesve (pra, të klikimeve) dhe, rrjedhimisht, janë në shërbim të fitimit material. Sa më shumë shitje gazetash të printuara dhe, sidomos, sa më shumë klikime në versionin online, aq më i madh numri i reklamave private apo shtetërore në ato media. Këto lloj shkrimesh sjellin fitime materiale për pronarët por nxisin kotësinë e intelektit, dembelizmin dhe vulgaritetin estetik dhe etik.
Emisione dhe shkrime të tjera, që kanë të njëjtin synim si të sipërcituarat, nxisin përdorimin e duhanit, drogës, alkolit, prostitucionin dhe rrënimin e familjes:
(“Nuk dua të bëhem nënë”; “Sipas Illicit Encounters, rezultatet e një sondazhi tregojnë se mbi 1/3 e burrave dhe grave të intervistuar ka pasur 8-10 partnerë seksualë… Për ta mbyllur: kur bëni dashuri duhet të ndiheni mirë me veten tuaj, qoftë kjo sikur partnerët të jenë 1, 10 apo 100”;
“Adelajde, vajza që hyri në Big Brother kundër dëshirës së të fejuarit, e la atë dhe gjeti një tjetër në Big Brother, u bë simbol i thyerjes së disa miteve e tabuve”; “Karol Ann dhe David Lee, të dy 54 vjeç, u martuan, jetojnë bashkë dhe marrin pjesë nëpër orgjira në Montreal. Ne po kalojmë momentet më të bukura të jetës,- thotë Karol”;
“Në emisionin e Roza Latit ‘Why Not’ moderatorja me të ftuarën e saj, këngëtaren Kordana Kingji, ose ‘Baby G’, kanë përgatitur një cigare mariuana në mes të emisionit. Kur një ndjekëse e emisionit e ka pyetur nëse mendonte se është edukuese, vetë Roza i është përgjigjur se ‘Why Not’ nuk është emision edukues por argëtues”;
“Nëna Xhesi Riçardson, 53 vjeç, ka punuar për filma me pullë të kuqe për 13 vjet. Vajza e saj 21 vjeçare, Ashante tha se kishte dëshirë të bënte të njëjtën punë si e ëma. Ato fitojnë $2700 në javë nga puna që bëjnë” etj.).
Njerëz pa kurrfarë karakteri dhe me nivel minimal kulturor kanë depërtuar në të gjitha masmediat e botës dhe të vendit tonë. Zbrazëtinë e tyre intelektuale dhe kalbëzimin e vet moral e përdorin në mënyrë të paskrupullt për të fituar famë të rreme dhe për t’u pasuruar materialisht.
Emisionet dhe shkrimet e tyre i “justifikojnë” me gjoja lirinë e shprehjes, të individit, natyrën zbavitëse të emisionit etj. E vërteta është krejt ndryshe. Njeriu duhet të jetë i lirë të bëjë ato që mendon dhe dëshiron brenda kufijve të shtëpisë së tij (madje, as aty nuk mund të bësh ç’të duash) por kurrsesi nuk mund të jetë i tillë kur del në publik, nëpërmjet emisioneve audiovizive apo shtypit.
Që nga ai moment fillon përgjegjësia morale dhe ligjore përpara shoqërisë. Ata që kanë vendosur të jetojnë me dinjitet, dije dhe punë, dhe të krijojnë e zhvillojnë familje të denja nuk mund të bëhen roje shtëpiake e ekraneve televizivë, mikrofonave radiofonikë apo gazetave e revistave që zotërohen apo drejtohen nga gjithfarë njerëzish të papërgjegjshëm që nuk njohin asnjë skrupull apo kufizim moral kur është fjala për të shuar etjen e madhe që kanë për fitime materiale.
Emisionet argëtuese mund të mos kenë qëllim primar edukimin, por ato shndërrohen në “armë” vdekjeprurëse të moralit, karakterit dhe dinjitetit njerëzor kur skenari dhe regjia e tyre nuk marrin në konsideratë kurrfarë parimi moral të shoqërisë dhe, jo rrallë, as ligjet e shtetit, vetëm për hir të fitimit.
Disa emisione dhe televizione amerikane janë gjobitur disa herë për shkelje të tilla etike dhe ligjore, por ia kanë dalë të mbijetojnë pasi gjobat e vëna kanë qenë mikroskopike krahasuar me kontratat qindra milionëshe dhe fitimet e siguruara nga reklamat që nxit numri i shikuesve. Fatkeqësisht, qënia njerëzore është më e joshur ndaj instinkteve, vulgaritetit dhe mediokritetit dhe kjo është arësyeja pse këto lloj emisionesh apo publikimesh kanë “sukses”.
Ndërkohë, është detyrë morale, intelektuale dhe kombëtare e elitës së vërtetë shoqërore, por edhe e qeverisjeve shqiptare, që të ndriçojnë mendjet e shumicës së opinionit shoqëror mbi vlerat dhe antivlerat njerëzore dhe, gjithashtu, t’i vënë një kufi të arësyeshëm ligjor shfrenimit moral në publik të kalorësve të pasurimit material që depërtojnë përditë dhe pa përtim në shtëpitë dhe mjetet komunikuese të shqiptarëve. Nuk duhet lejuar që garuesit e pacipë të luftës për fitime materiale e financiare të bëhen edhe “edukatorët” e brezit të ri dhe familjeve shqiptare.
Përndryshe, na duhet të besojmë pohimin e vjetër se moral sundues në një shoqëri është morali i klasës sunduese, domethënë i klasës së pasur, e cila në vendin tonë përbëhet kryesisht nga hajdutë, mashtrues dhe sharlatanë të pandreqshëm.
*Abraham Polonsky – Shkrimtar dhe regjisor amerikan i shek. 20-të.
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Të LUUUUUMTE! Viktor dhe Dita.
Të gjitha këto, që duan ti mbulojnë nën petkun e lirisë, nuk bëjnë gjë tjetër por vetëm se ua heqin lirinë fëmijëve të tyre. Të gjitha këto rëndojnë mbi psikologjinë e fëmijëve të lindur nga Nëna e baballarë të shthurur.
Këta fëmijë do jenë e ardhmja.
Mjer SHQIPËRIA!
E ndjejme mbi kurriz se paraja nuk ka moral,se kryeministri Rama shumicen e kohes se tij te punes e shpenzon duke bredhur neper rruget,tunelet,urat,spitalet etj te gjata qe kane shume para,ndersa per cerdhet,kopshtet,lulishtet,kendet e lojrave per femijet neper lagjet periferike te Tiranes as qe do t’ia dije fare se aty nuk ka fitime!
Shkrim brilant!
E NDERUAR REDAKSI!
Ministria e Bujqësisë dhe Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Lushnjë, akuzuan mediat dje për dezinformim dhe sqaruan se kanabisi i mbjellë në serat shtetërore, ishte një procedurë standarte e bashkëpunimit me policinë.
Me një shkresë të policisë së Malësisë së Madhe që mban datën 4 maj, QTTB u mundua të justifikojë praninë e kanabisit, me 6 rrënjët e kërkuara nga policia.
Po të shihet edhe shkresa, ka shënime me dorë, ku thuhet “të trajtohet si cdo bimë tjetër“, apo “morëm në dorëzim bimët e dyshuara”. Një procedurë që duket sikur përgënjshtron mediat, por në fakt krijon shumë më shumë dyshime, madje akuzon rëndë Ministrinë dhe drejtorinë, jo vetëm për mbjellje të kanabisit, jo vetëm për fshehje të krimit, por edhe për manipulim të dokumenteve zyrtare.
E para, proceduralisht, nuk mund të ndodhë as me fidanët e luleve dekorative, që të hyjnë e të dalin në serë pa procesverbal. Jo vetëm që shoqërohen me një shkresë shoqëruese procesverbali, por edhe me emrin e personit që i merr në dorëzim. Shkrimi mbi shkresën e Policisë, që mbetet për tu hetuar, nuk ka asnjë lidhje me praktikën dokumentare. Mungesa e këtij dokumentacioni minimal, le shumë vend për dyshime se shkresat janë të manipuluara dhe mbi të gjitha duhet të bëhet shkas për një hetim të procedurës.
E dyta, nuk mund të ketë një trajtim pa proceduurë të kanabisit dhe aq më tepër procedura e trajtimit “si gjithë bimët e tjera” nuk mund të përcaktohet me një mbishkrim dore në shkresën e policisë. Shkresa e policisë i shkon drejtorisë, drejtoria e administron atë dhe prodhon një shkresë tjetër për punonjësit, kur përcakton edhe procedurën, me kundërfirmën e punonjësit përgjegjës. Drejtori Andrea Muca që na qenka mërzitur me mediat, vetëm për këtë procedurë, duhet të fliste sot përpara prokurorëve.
E treta, pamjet e bimëve që u morën sot nga sera, nuk kishin asnjë lidhje me ato që u panë dje në videon e publikuar nga ministrja Ekonomi. Ato e kalonin gjatësine e ministers dhe të vetë drejtorit. Ku janë ato? Pse nuk ishin sot në serë? Ku u zhdukën rrënjët e kanabisit që dolën në video? Për këtë duhet një tjetër hetim. Zjarri që ra dje “rastësisht” apo 1 km larg, mundet të ketë djegur gabimisht rrënjët e kanabisit që lulëzonte jo prej 45 ditësh siç duan të gënjejnë autorët e krimit, por prej disa muajsh.
E katërta, nëse kjo procedurë është kaq e ligjshme, kaq në shërbim të policisë, pse duhet të turpërohej ministrja dhe të priste pamjet e kanabisit? Pse duhej të fshihte një shërbim ndaj forcave të rendit? E vërteta është se aty ka ndodhur një krim i rëndë dhe ministrja, në vend që ta denonconte e ka fshehur, ndërsa drejtori po mundohet të marrë për budallenj shqiptarët.
E pesta, që e konfirmon tentativën e drejtorit për të bërë budallenj të gjithë, është afati i mbajtjes së bimëve. Drejtori në Syri Tv tha se mbahen 40 deri 45 ditë me kërkesën e policisë. Policia i ka dërguar në 4 maj, administrimi është bërë në 5 maj, sot është 13 korrik. Ose drejtori ka harruar qershorin, ose nuk di aritmetikë, ose kërkon të marrë për budallenj shqiptarët. Kanë kaluar 70 ditë, më shumë se dy muaj që nga dita e administrimit të bimëve. Pse nuk janë kthyer? Çfarë ka ndodhur?
Nga të gjitha këto, është e qartë, që Ministria e Bujqësisë dhe QTTB, janë kapur në krim. Tentuan ta fshehin krimin, u kapën edhe duke e fshehur dhe sot po mundohen të mashtrojnë publikun, duke e thelluar më keq krimin, me shkresa të sajuara dhe me zhdukjen e evidencave.
Ajo që ka ndodhur në serën shtetërore të Lushnjes është kapje në flagrancë e 2 zyrtarëve të lartë. Të dy ata sot duhet të ishin të paktën nën hetim, në kushtet e flagrancës, por të dy janë duke sharë denoncuesit, të dy janë duke sajuar shkresa e duke zhdukur gjurmët. Sepse Drejtësia vepron me urdhër politik
Morali dhe paraja eshte diskutim fort i vjeteŕ. Z.Malaj citon biblen . Po ky rraport i zhdrejte midis paras edhe moralit eshte nje nga temat me te shtjelluara te bibles . Nje nga perplasjet e para te Krishtit ishte me tregetaret te cilet shfrytezonin ambjentet e vendit te besimit per qellime fitimi material. Keshilla tjeter qe Jezusi i dha nje personi i cili donte te behej dishepull i Tije ishte ” Shite tere pasurine qe ke dhe shperndajua te varferve ” dhe meposhte ne bibel shkruhet , zotria u largua i merzitur ai ishte shume i pasur per ta bere kete . Nuk e di a vlejne keto mesime te bibles nderlohe qe vete papa nuk i zbaton . Kujtoj ketu qe ai eshte me i pasuri ne bote per sasine e arit qe psedon nen pyshtetin papal. Duket se paraja e ka fituar beteken me moralin
bibla eshte fjala e Zotit,jo e papes. papa eshte thjesht nje njeri mekatar qe do t,i jape llogari Zotit per veten etij por edhe qe ka mashtruar njerezit duke ndryshuar normat e bibles
Pasi ka 8 vjet non-stop qe ky Viktor Malaj (njeri a pseudonim), ka lavderuar perdite pa u lodhur kasten Rama, tani ben moralistin dhe teoricienin e flet per Klasa te pasura qe ne vendin tone perbehet kryesisht nga hajdute, mashtrues e sharlatane te pandreqshem!
Por nuk guxon dot ky Malaj te permende emra te ketyre hajduteve e sharlataneve te pandreqshem se do detyrohet te citoje ato qe ka lavderuar 8 vjet, Pushtetaret e Rames.
Me kohe Top-10 (e jo vetem) e me te pasurve ne Parlament kane qene nga Partia Rama.
Botoji ato emra o Viktor Malaj, botoji. Pastaj shkrimi yt te pakten do kete sens konkret.
Viktor me shume kujdes ´harron’ te petmend ministreshen tone mirela Kumbaro qe promovonte ´Vrimen’ edhe ´fuck’in!
Edhe kjo ´harresé e fut Viktorin ne te njetet thes me keto qe ky ketu na denoncon! Ata e bejne ashiqare , ky me dredhi intelektual , po i njeti brume njeri per pare tjetri per partine qe sot puqen mire!
Shume e drejte, ndaj ja dhe nje poeyi tjeter, nxjerre nga fjale cimbuese ne Internet.
Urimi i parë
Nga Rita Petro, alias: antipod i saj.
Oh Zoti im, ah o At,
që bëre njerinë dhe arinë,
kafshët të tëra, gjithë afsh dhe eksitim,
oh, Krijuesi im,
të falenderoj që bëre dhe gomarin,
të ngratin, të fortin, durim-artin,
me atë të trashin, të gjatin,
që më eksiton, më pret gjunjët, më njomëzon,
oh Zot, po shkrihem e tëra kur e ëndërroj,
gomarin, gomarin, pikërisht gomarin,
me ‘të të shkrihem e të ma hyp,
galopthi, oohh, ush, të ma ngjeshë e t’më përcëlloj,
lëngëzohem e tëra, kur e kujtoj,
oh përnatë e ëndërroj,
më derdhet lëng nëpër shalë,
e marrë jam, e tillë dua të jem,
të tundem e shkundem si nëpër valë,
nga gomari, miku i tij, i fortë, kërcu,
o Zot, si po duroj, e dua, e dua,
le të më çpojë,
seks dua me ‘të çdo natë, pa mbaru,
para-mbrapsh, galopthi, yoh-yoh,
të pëllasë e të bërtasë,
të dy sinkron e në ekstazë,
se unë për pallë kam lindur dhe ëndërroj,
unë vetëm atij mikuj i këndoj,
dhe shkruaj e bëj poezi si kërrkush në botë,
vetëm për vrima dhe palloshë,
për sarhoshë e kodoshë,
për gjithshka që vetëm nxin,
që njeriun’ e degradon,
t’më thonë e sëmur, e tillë dua të jem,
mjafton t’ma këndojë një këndez çdo mëngjez,
le të jet dhe ari, apo elefant,
mjafton palla ti ndrij,
se dij vetë si ulëras,
oh Zot, si s’më bëre lubi,
të pallohem nga çdo njeri,
vëlla, bab, gjysh e kushëri,
t’ma fus e nxjerr, si ç’do ai,
në daç me dhunë a me kërshëri,
se jam vetëm ajo guva e pyllëzuar,
hyrje-dalje, tramvaj, çpo e q…
e s’dua të kem më tjetër preokupim,
por thjesht të jem vetëm një vrim!…
r.th. 10.12.2017
Dita, me kete shkrim elite te zotit Malaj ka larguar pak perden e ndyre qe ka mbuluar shoqerine e sotme shqiptare, qe eshte e njejte me shoqerine e Hasan Zyko Kamberit. Nje shoqeri ku kane vene rrenjet shume piselleqe te ujitur nga paraja dhe qe rrezikojne moralin i shendoshe, vlerat dhe virtytet njerezore, rrezikohet familja etj. etj. . Ju lumte pasi mbeteni gazeta me pozitive ne shtypin e sotem.
Po cfare pret Z. Malaj dhe komentuesit moraliste te artikullit te tij! Ky eshte kapitalizmi! C’do gje eshte mall qe shitet dhe blihet! Do te jetonim akoma ne socializem ku koshe frike se do te benin kurth,sigurimi i shtetit dhe do te perfundoje ne burg9 vjet agitacion propogande! E keqja jone qendron se kaluam nga nje ekstrem ne tjetrin! Me ne fitojne te gjithe tha Saliu! Vjedhja doli sheshit! S’kish frike me njeri se Brrish vidhte vete i pari! SHkolla humbi shkelqimin e saj,ndoshta e vetmja arritje e Enverit! Saliu na donte gjysem analfabete dhe injorante! Dhe Luli dhe disa te tjere jane shembulli me i mire se Saliu ishte komunist!
Sec mban ere propagande anti kapitalizem e anti kapital ky pamfleti moralistik i shokut Viktor. Kjo lloj qasje qe shpesh e perdor edhe kriekaqoli duke britur studiove “fajin e kasistemi” ka per qellim per te larguar pergjegjesite individuale.
Le ta nisim nga berthama e cila gjeneron monstruzitete te tilla: familja, shoqeria, pushteti. Shikoni modelet e suksesit qe propagandohen neper media, perfshire ketu edhe Diten bashke me pamfletet e shokut Viktor. Shikoni cilet jane zengjinet qe frekuentojne lokalet e shtrenjta ku vriten e priten per nje shikim a nje sherr banal ne pije e siper. Shikoni parate qe derdhen lume e qe nuk justifikohen nga rrogat e prinderve ne administrate apo biznesmene. Shikoni se si levizin me makina te shtrenjta e shpejtesi sketerre e ia hedhin paq. Ketu nuk i ka fajet as kapitalizmi e as kapitali por morali, maskaralleku, injoranca dhe arroganca e prinderve. Ju kujtohet djali i Mozit mo? Jo per gje po Mozi u terhoq keto dite si me stil nga politika. Sa per kujtese ryshfet jepej edhe ne kohen e xhaxhit per punesime. Shume nga shoket e Dites e kujtojne mire se si shperblehej bamiresi me rrogen e pare apo me ndonje dhurate tjeter ndaj mos na hapni kot barkun se ky mocali enverist ishte baza per te zhvilluar pisllekun aktual.
Me vjen keq por pa nje reforme radikale qe nga edukimi, arsimi e deri tek drejtesia (kjo e tanishmja eshte thjesht uje me sheqer) nuk do te qulloset gje e
Të gjitha sa shkruhen në kete artikull, jane fenomene që ne forma te ndryshme, sipas kushteve ekonomike shoqerore, te vendeve te ndryshme kane ekzistuar dhe do te ekzistojne sa te jete jeta. Ato jane problem per gjithe boten dhe jo vetem, ose me mire, aspak vetem per Shqiperine. Sot presioni komercial qe imponon sidomos bota digitale 9televizionet dhe rrjetet e ndryshme sociale), sado shtetet dhe shoqeria te venë kufizime, eshte e pamundur te ndalohet. Nuk rregullohet gje me gjoba e te tjera masa shtrenguese ligjore, sado të larta të jene ato. Frenim sigurisht qe do të kete dhe ato masa duhet patjeter te ekzistojne.. Kesisoj, në themel te çdo gjeje, duhet te jete edukimi vecanerisht ai moral, duke filluar qysh ne familje, me femijte e moshave 4-5 vjecare, në shkolla dhe deri sa te mberrihet pjekuria e tyre e ndoshta dhe ca me tej. Me tej çdo njeri eshte i lire të beje zgjedhjet e veta ne jete dhe ne kete rast me shume se shoqerore jane individuale. Thene kete nuk perligj imoralitetin apo amoralitetin, qofte dhe të vetem nje individi, por duhet të themi me bindje se keto fenomene jo vetem nuk perbejne nje mase te frikshme e kecenuese per shoqerine, por jane në minotritet tk paperfillshem perkundrejt mases kolosale të njerezve të pergjegjshem, të ndershem të cilet kane dhe respektojne dinjietin e tyre, po aq sa dhe shoqerine. Se po te ishte ndryshe bota do te ishte kthyer me kohe ne periudhen e kopeve te kafsheve para lindjes dhe formimit te komunitetit njerëzor. Pa patur e pa ngritur alarmin, puna ne drejtimet qe, tashme shkencat sociologjike dhe antropologjike i njohin mire, dhe qe pranohen si plage te shoqerise, duhet te jete e panderprere dhe te propogandohet si ne mjediset mediatike, dhe arsimore po ashtu. Kam bindjen se me ulje-ngritjet qe shkaktohen nga vete natyra njerezore, në kontekste te caktuara historiko-shoqerore, keto fenomene do jene prezente gjithmone. Një gje eshte e sigurt qe, shumica e opinionit publik, nuk i aprovon keto dhe jam i bindur qe, perjashtuar nje pakicë teper te vogel, i stigmatizon dhe i hedh ato poshte me neveri.
LAJMI i FUNDIT brenda AMBASADÈS AMERIKANE : FLITET se CaC Angjeli i ZI STËRR si KATRANI dhe Arben Ahmetaj SY ÇAKÉRRI i BABÉZITUR , do té AARESTOHEN SHUMÈ SHUMÈ SHPEJT , dhe çdo GJÈ do tju KONFISKOHET , biles do tju KONFISKOHEN edhe disa GJÈRA , qé NUK i kané VJEDHUR dhe SHTÈPIA kuu BANOJNË !!! BURGU i kètyre PIDH MOTRAVE do tè jeté SHHUMÈ SHUMÈ i GJATÈ , sepse USA , DASH dhe FBI , ka kèrkuar qè kèta DY LUGETÈR té bèhen SHEMBULL pèr gjithé MOTÈR QIRAT e tjerè qè do ti futen Politikès !!!! Qè tè DY kèta FUNDÈRRINA , jané NON GRATTA nè USA , vetém pritet qè AMBASADORJA AMERIKANE YURI ❤ KIM ti ZYRTARIZOJÈ mbasi tè ARRESTOHEN !!! MAKSIMUMI 3 JAVÈ dhe kèta DY GJAK PIRÉS dhe GJAK PRISHUR HAJDUTÈ té PÈSHTIRÈ do tju vihen PRANGAT , dhe do tju BASTISEN PRONAT !!!! MAMUTHI i HAJDUTÈRISË dhe TIGRI SY ÇAKÈRR , mund té PÈRFUNDOJNÈ edhe tek 41 BIS , sepse jané RREZIK KOMBÈTAR , dhe USA , FBI dhe DASH , NUK do qè tju SHOFI mè SURRATIN kétyre DY DITÉ ZINJÉVE dhe SURRAT ZINJÈVE HAJDUTÉ , qé mendonin se SHQIPÈRIA ishte ÇIFLIGU i tyre !!!! CaC KURVÈS do ti KONFISKOHET i PARI UNIVERSITETI MESDHETAR KRIMINAL , dhe AKUZAT janè SUPER SUPER SUPER tè RÉNDA : EVAZION FISKAL (sepse Nuk Paguan Asnjè TAKSE SHTETIT) , KORRUPSION , GRUP I STRUKTURUAR KRIMINAL , SHPÈRDORIM DETYRE , KONTRABANDÈ dhe NARKO-TRAFIK KOKAINE !!! DOSJET e ZEZA me kéto AKUAZA tè RÉNDA , disa PJESÈTARÈ té FBI brenda AMBASADÈS AMERIKANE , ia kanè DORÉZUAR SPAK kèté JAVÉ
⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
LAJMI i FUNDIT brenda AMBASADÈS AMERIKANE : FLITET se CaC Angjeli i ZI STËRR si KATRANI dhe Arben Ahmetaj SY ÇAKÉRRI i BABÉZITUR , do té ARRESTOHEN SHUMÈ SHUMÈ SHPEJT , dhe çdo GJÈ do tju KONFISKOHET , biles do tju KONFISKOHEN edhe disa GJÈRA , qé NUK i kané VJEDHUR dhe SHTÈPIA ku BANOJNË !!! BURGU i kètyre PIDH MOTRAVE do tè jeté SHHUMÈ SHUMÈ i GJATÈ , sepse USA , DASH dhe FBI , ka kèrkuar qè kèta DY LUGETÈR té bèhen SHEMBULL pèr gjithé MOTÈR QIRAT e tjerè qè do ti futen Politikès !!!! Qè tè DY kèta FUNDÈRRINA , jané NON GRATTA nè USA , vetém pritet qè AMBASADORJA AMERIKANE Zonja YURI ❤ KIM ti ZYRTARIZOJÈ mbasi tè ARRESTOHEN !!! MAKSIMUMI 3 JAVÈ dhe kèta DY GJAK PIRÉS dhe GJAK PRISHUR HAJDUTÈ té PÈSHTIRÈ do tju vihen PRANGAT , dhe do tju BASTISEN PRONAT !!!! MAMUTHI i HAJDUTÈRISË dhe TIGRI SY ÇAKÈRR , mund té PÈRFUNDOJNÈ edhe tek 41 BIS , sepse jané RREZIK KOMBÈTAR , dhe USA , FBI dhe DASH , NUK do qè tju SHOFI mè SURRATIN kétyre DY DITÉ ZINJÉVE dhe SURRAT ZINJÈVE HAJDUTÉ , qé mendonin se SHQIPÈRIA ishte ÇIFLIGU i tyre !!!! CaC KURVÈS do ti KONFISKOHET i PARI UNIVERSITETI MESDHETAR KRIMINAL , dhe AKUZAT janè SUPER SUPER SUPER tè RÉNDA : EVAZION FISKAL (sepse Nuk Paguan Asnjè TAKSE SHTETIT) , KORRUPSION , GRUP I STRUKTURUAR KRIMINAL , SHPÈRDORIM DETYRE , KONTRABANDÈ dhe NARKO-TRAFIK KOKAINE !!! DOSJET e ZEZA me kéto AKUAZA tè RÉNDA disa PJESÈTARÈ té FBI brenda AMBASADÈS AMERIKANE , ia kanè DORÉZUAR SPAK kèté JAVÉ
⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖ !! Le té PRESIM
Ky eshte realiteti Perendimor qe plehrat e Shqiperise e perqafuan shpejt duke u nisur nga inferioriteti qe kane brenda tyre. Kjo eshte Amerika ku sot nuk duhet te permendesh fjalen Nene apo Baba dhe meshkujt lejohen ne banjat e femrave vetem se ata e quajne veten femer. Ne burgjet e Kalifornias ka filluar nje perdhunim masiv ne burgjet e femrave pasi meshkujt deklarojne qe psikollogjikisht dhe emocionalisht ndjehen femra dhe shteti i transferon ne burgjet e femrave. Feminizmi toksik eshte gjithashtu nje shkaterrim i vertete per femren dhe familjen. Ti po guxove te shash Pederastizmin humbet punen ne Amerike dhe futesh dhe ne burg per gjuhe urrejtjeje. Amerika eshte flamurtarja e kesaj shthurrjeje dhe degjenerimi te tejskajshem dhe kjo eshte Arsyeja e perplasjes se Botes se degjeneruar Zioniste Perendimore dhe asaj Konservative Lindore. Shqiptaret te kthejne syte nga Lindja nqs duan te mbijetojne dhe ekzistojne. Shqiptaret tu kthehen traditave mijravjecare qe na bene te luftonim dhe tu mbijetonim pushtimeve dhe masakrave te huaja. Shqiptare thirrini mendjes dhe veproni sa nuk eshte vone.
Paraja te jep Emer
Paraja te jep edhe femer.
Edhe kadiu i Mucemese.
qe rrin ne mes te sexhades
Kure e shefe Paran
Derres e kthen sherjen.!
Përhapja e pederastisë është një fushatë e re dhe e hapur që ka nisur këto 20 vitet e fundit në Perëndim. Viktor Orbani i Hungarisë që nxorri një ligj që të mbronte të rinjtë nga kjo flamë u kërcënua seriozisht me përjashtimin e Hungarisë nga BE-ja, ku ne duam të hymë! Shikoni deri ku ka arrirë paturpësia dhe zvetënimi i Perëndimit?!
Falemnderit z. Malaj. Te gjitha ato qe mendoj une dhe nuk mund ti shpreh ne shqip i keni shkruajtur ju ne kete artikull. Vetem per nje gje nuk jam dakort: ju besoni se ka akoma shprese te ndryshojne gjerat, une besoj se rryma eshte e pakthyeshme. Diktatura e liberalizmit social, akoma me e madhe se ajo e komunizmit, po e con boten drejt nje katastrofe shume te madhe dhe nuk asnje force qe ta ndali kete rryme. “Follow your dreams”, thote kapitalizmi, dhe “après toi le déluge”, le te shuhet bota.
Na duan te bredhim si zagare rrugeve, pa familje, pa femije, te humbur, qe te mos rrezikojme pushtetin e tyre. Top qeni, TV Klani (mafiozeve), e disa pronare injorante qe s’njohin Zot, e moral po ferkojne duart. por shpejt do te pendohen.
Fatkeqesisht ky eshte realiteti.Por po kaq pergjejgese per kete realitet jane politikanet dhe qeverite e te gjitha vendeve perendimore.leri te githe te bejne cfare te duan vetem me zgjidhni mua.