Paraja dhe Partia

redaktor
Person voting

Arrestimi dhe vetdorëzimi i Balilit, njeriut më të kërkuar nga strukturat shqiptare të gjithë sistemit të drejtësisë dhe, njëkohësisht personi më i lakuar nga bota e krimit nga diplomatët e lartë amerikanë, ka nxjerrë edhe një herë njërin ndër problemet më të mëdha të politikës shqiptare, që, në fakt është njëri nga nyjet kancerogjene të saj: lidhja e të fortëve me politikën dhe me paranë.

Balili, si njeri privat dhe si koncept politik, nuk është thjeshtë një rastësi, ai, më shumë se gjithçka tjetër, është njëra ndër dukuritë e zakonshme të politikës shqiptare, që ka shtrirë ndikimin në shumë fusha të politikës, deri sa, jo pak herë, është kthyer në makthin e saj.

“Të fortët”, qofshin ato të organizuar në banda kriminale, qofshin të fortët e oligarkisë financiare, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të pranishëm në forcat e mëdha politike, dhe, për më tepër, disa herë kanë qenë përcaktues në ndryshimin e qeverisjes.

Nuk është dukuri vetëm e qeverisjes Rama. Në fakt, socialistët i gjetën “Të fortët” jashtë vetes, të stacionuar në partinë e parë opozitare, e cila, shumë shpejt u bë qeverisëse, në një shumicë të madhe, edhe nga forca e këtyre, të cilët, edhe pse ishin si forca të shpërndara, dhe nuk përbënin bandat që u krijuan më pas, përsëri ishin fillesa e asaj që është perfeksionuar sot dhe që është shpallur shumë herë haptas, duke marrë një formë qytetarie.

Pak histori:

Që para zgjedhjeve të 31 marsit 1991, ku opozita pëdëiste humbi në rrethinat e qyteteve, mitingashë të saj, nga selitë e partive , morën obligimin për të prishë të gjithë mbledhjet, takimet dhe aktivitetet e partisë në pushtet. Ishte një skenar i nisur nga Tirana, i cili ngjante si sy pika uji me hapat e parë të marshimit të Millesheviqit. Caktimi i njerëzve në cilat takime do të shkonin dhe se çfarë do të prishnin ishte më tepër spontan, dhe zakonisht dërgoheshin njerëz që kishin pasur probleme me ligjin, më të shumtët ish të dënuar ordinerë. Ende nuk ishin krijuar ata që mund të quheshin më pas bandat e politikës, por themeli ishte vënë.

Fitorja e 22 marsit, një vit më pas, tashmë nga PD-ja, i vendosi këto njerëz në radhë të parë të kërkesës për të qenë dikush, për të pasur një pozicion, për t’u ndjerë faktor, pasi, “provimin” e dhënë për të përmbysur kundërshtarin , qoftë përmes dhunës politike e fizike, qoftë përmes vjedhjes së votave, e kishin dhënë.

Përcaktimi i tyre, në një shumicë të ndjeshme në organet e policisë së shtetit apo në ruajtjen e kufirit, në dogana dhe , ata pak më të mësuarit, në sistemin e drejtësisë. Krijoi filesën e kupolës së të fortëve, të cilët, të veshur me pushtet, do i krijonin vetes të drejtën e ndëshkimit vetjak, jashtë ligjit, thjeshtë për dëshirë politike të partisë që i takonin.

Rrëfimet e mëpasme të Izet Haxhisë për ndëshkimet politike dhe lidhja e tyre me kupolën e lartë të shtetit, jam i bindur se jashtë qeverisjes së Meksit, krijoi pikërisht idenë se, vetëm me anë të të fortëve, mund të qëndroje në pushtet.

Humbja e referendumit për Kushtetutën solli vjedhjen masive të zgjedhjeve të vitit 1996. Berisha i nxori nga këllëfi këto turma, shumë nga të cilat ishin kthyer në banda. Që prisnin shpërblimin e tyre. Dhe që ishin të gatshëm të bënin gjithçka për të mbajtur në pushtet atë forcë politike që i kishte bërë pushtetarë, njerëz që shkelnin ligjin dhe që mund të përmbysnin gjithçka.

Socialistët e kuptuan shumë vonë se vota nuk ishte e vlefshme vetëm nëse hidhej në dobinë e tyre, por edhe duhej ruajtur. Në vitin 1996 ata nuk kishin forca të tilla, përralla me sigurimin e shtetit, që , ose ishte shpartalluar ,ose ishte vënë në shërbimin e partisë në pushtet, PD, ishte prej kohe e mbaruar për to, por , duke qenë jashtë qeverisjes, e dobët financiarisht, me liderin e burgosur, nën sulmin e përgjithshëm si nostalgjikë dhe të dënuar për të bartur mbi vete krimet e ndodhura më parë, e për më tepër, pas deklaratës së Berishës se “ socialistët edhe për 50 vite nuk vijnë në pushtet”, asnjë “ i fortë” nuk kishte interes të mbështetej tek ato.

Përfshirja e të fortëve në partitë politike ka datime të ndryshme. Në PD ata u bandituan pas vitit 1994, kur nga forma të shpërqendruara dhe rastësore filluan të bëheshin të organizuar, që nga njësia vendore e deri në qeveri, me një hop të ndjeshëm në majin e vitit 1996; tek partia socialiste ata filluan të ndjehen pas zgjedhjeve të vitit 2009, kur socialistët e kuptuan se vjedhja e votave do i mbante jashtë pushtetit për aq kohë sa kishte profetizuar shefi i opozitës, Berisha, dhe, si ndodh kur je në pushtet, forca e “ të fortëve” në PS u rrit ndjeshëm pas zgjedhjeve të vitit 2013, kur përmes tyre mund të sigurohej ajo pak pjesë që mungonte: timoni në një dorë të vetme.

Tek lësëistët kjo nuk ishte edhe aq e vështirë, megjithëse nuk kishin ende fuqinë e duhur për të bërë marrëveshje me disa nga të fortët e shfaqur si banditë apo zaptues. Meta e kuptoi i pari se kodi i ri zgjedhor ishte bërë pikërisht për të nxjerrë atë jashtë lojës politike, ndaj , nga e keqja desh përmbysi sallën e parlamentit dhe u fut në grevë urie, nga e cila nuk mori asgjë. Por , duke qenë më të sofistikuar dhe më të mënçur, ata, përgjithsisht, nuk u lidhën me ata që bënin muuu që larg se ishin banditë dhe njerëz të krimit, por me oligarkë të mesëm dhe në ndonjë rast të fuqishëm, përmes të cilëve, edhe nga forca që ata kishin , mbijetuan në vitin 2005, u futën në qeveri në vitin 2009 dhe u bënë forca vendosëse në vitin 2013 për të majtën e riardhur në qeveri.

Asnjëra forcë politike nuk ka ngurruar dhe nuk ngurron dhe sot e kësaj dite të hedhë në fushën e votës falangat e “ të fortëve”, si ato që mund të quhen lehtësisht banditë ordinierë, por që tashmë kanë krijuar grupimet e tyre dhe , njëkohësisht, lidhjet mes njëri tjetrit, por edhe oligarkët financiarë, të cilët, përmes financimeve të paligjshme, të fshehta dhe influencës së ndikimit, janë po aq të rrezikshëm sa edhe banditët me motorë dhe makina luksoze.

Është i njohur rasti i Lulzim Bashës, në kohën e ministrit të brendshëm, që nxirrte nga burgu edhe të dënuar të rrezikshëm, të dhunshëm dhe agresivë,për të bërë presion mbi njerëzit dhe për të krijuar rreth tyre qarkun e nxehtë të përvëlimit dhe të vjedhjes. Kaq larg shkoi kjo bandë, sa që edhe një ish deputet pëdëist, ndoshta më intelektuali mes tyre, Gilman Bakalli, me cinizëm deklaroi se “as familja ime nuk ka votuar për mua”. Rasti “Basha”, ndoshta më i paprecedenti i një ministri të brendshëm, u bë objekt edhe i kabllogrameve të Ambasadës Amerikane në Tiranë, por askush nuk u ndëshkua për këtë dhe , në të vërtetë, qeshën me ironi për këtë padije diplomatësh.

Janë të njohura lidhjet e pushtetarëve lokalë socialistë, qofshin në Elbasan, në Durrës me disa nga bandat që zotërojnë qytetin, por , duke qenë një gjë e ditur, kjo nuk e pengon askënd të hetojë rreth tyre. Goditja që u bëri Olldashi në kohën e ministrimit të tij të brendshëm disa bandave në Durrës, mes tyre dhe të Lul Berishës, megjithëse të drejta, ishin edhe selektive, pasi u hoqën “qafe” ata që kishin mbështetur të majtën që sapo iku nga pushteti në vitin 2005. Përfshirja e tashme në jetën politike të “ të fortëve” në durrës apo në Elbasan nuk është fantazi e sëmurë, por njëra nga faqet e politikës për të qëndruar domosdoshmërisht në pushtet dhe frika nga bandat e palës tjetër.

Rasti i familjes Balili është njëri nga më të njohurit që ka lidhje me lësëistët. Dhe jo i vetmi. Në Shkodër, për shembull, pak para zgjedhjeve të vitit të shkuar, funksionarë të saj lokalë, hartonin listat e punësimit në burgun e ri të reçit, më të shumtët më të fortë, të cilët duhet të ishin pjesë e fushatës zgjedhore.

Këto grupime, qofshin bandite, qofshin oligarkake, i dinë të gjithë në qytetet tona. Lehtësisht të thonë se për cilën parti punon njëra bandë e për cilën parti punon banda tjetër.

Të gjithë këto banda kërkojnë haraçin e tyre, të cilin mendojnë se e meritojnë dhe që i mbron, në një shkallë të lartë, ga goditja e ligjit.

Shumë prej tyre, që nga ata të vitit 1992 e sidomos të vitit 1996, që u bënë pjesë e Policisë, e Gardës së republikës, ose emigruan jashtë shtetit me pasaporta diplomatike apo të shërbimit, ose u bënë pronarë lokalesh të shtrenjta, në zona të posaçme, në prona ku kishin qenë grabitës dhe u bënë zotër.

Ata, edhe sot e kësaj dite, kërkojnë “ të drejtën e të fortit” nga politika. Kjo e fundit, duke hapur grykën e shishes së mbyllur kanë nxjerrë në lojë një tufë xhambazësh politikë dhe dhunues, nga i cili vuan shtetit dhe humbet paraja e ndershme.

Edhe kur ndodh e burgosen ata ndjehen si më parë të fortë; bëjnë gjyqet e tyre nga burgjet e sigurisë së lartë, korruptojnë gardianë dhe oficerë, vendosin gjoba dhe urdhërojnë vrasje.

Është koha e fundit e një forcimi të Kodit Zgjedhor, i cili të sanksionojë rreptësinë e ligjit në këto raste, por edhe e goditjes së bandave, qofshin të rrugëve, qofshin të oligarkisë financiare, me paratë e të cilës janë ushqyer dhe mbahen bandat.

Bedri Islami – Dita

 

Share This Article
14 Comments
  • me sa di une qofsha i gabuar po nuk ka patri e qeveri ne bote qe re mos kene te tilla lidhje ,pse ne duhet te jemi te pervecem,aq me teper per te mare gjera negative qe jane pozitive per interesat tona jemi te paret

    • Shqiptaret kujtuan se me rrezimin e siocializmit do fitonin mireqenien dhe lumturine,por keto 28 vjet ne morem mjerimin,emigracionin,percarjen,pa barazine,urrejtjen per njeri tjetrin dhe tani se fundi Rama do ta shese Shqiperine tek Serbia me anen e te ashtuquajtures “dy shtetesi”!
      Rama eshte rreziku me i madh i Shqiperise,ndaj duhet shporrur nga qeverisja!

      • Mirë more @romeo , po nuk po na thua se kë të vemë në vend të Edi Ramës ?! Fakti , që ti e shënon Ramën si agjent të Beogradit , na le të kuptojmë se spiunët me vulë në ballë të UDB-së , Sali Berisha (familjarisht) dhe Lul Basha na qënkan prostituta “të virgjëra” , që edhe pse mbartin me vete një mal me krime , u dashka që ti riciklojmë e rikthejmë në pushtet ! Po a mund të ketë poshtërsi e veprim më antikombëtar se sa kaq ?! Ta kesh nga budallallëku , do të ishte gjysma e së keqes , por ju shpellarët jini tepër të sofistikuar për djallëzi e pa besi !

        • “Sa mire e ke” , Te rri Rama ne pushtet pafundesisht ashtu si xhaxhi Enver !!!!!!!! Te rroje udheheqesi Global Edvin Ram Tepsia.

    • O popull!
      Ky eshte kapitalizmi,prandaj mos kujtoni se Rama eshte me i mire se Berisha!
      Te gjithe ata qe moren pushtetin keto 28 vjet kane punuar per interesat e armiqve te Shqiperise!
      Shikojeni Ramen ,qe komunikon me njerezit si Mussolini dhe Hitleri!

  • Mos e zgatni kaq : nuk kane nevoje me per balilin,se rrjeti i balilit u shkateruar nga policia nderkombtare edhe nuk mundet me me iu sherbye,ashtu si rrjeti i Saimirit..
    Shikoni tash ku eshte rrjeti i ri,se pa te nuk munden keta…shikoni pak ka batonxhiut.

  • Analizë dhe Shkrim BRILANT ! Po Edvin Rama që kishim PRITSHMÈRI Maksimale , doli “BUKËSHKALË” , i PaBesë dhe i PaFe more Zoti BEDRI ! ! Na Preu në BESË EDVIN HAJDUTI !! Edvini u bë më KEQ sesa PD KRIMI dhe LSI HAJDUTËRIA me të VJEDHUR dhe GRABITUR!! E mori BODEN dhe e dërgoi tek Vendi i VJEDGJES dhe i KRIMIT (BANKA e SHQIPËRISË) !!! Arben HAJDUT Ahmetaj bëri BATËRDINË për 5 VJET tek MINISTRIA e FINANCAVE , Damian HAJDUT Gjiknuri NUK la më RRUGË dhe HIDROCENTRALE pa VJEDHUR dhe GRABITUR !!! VOTËN time ky PLEHRË Nuk e merr më Kurrrè Familjarisht !!! Edvini duhet ZHDUKUR me Shqelma nga PSja , një Orë e më Parë .

  • Analizë dhe Shkrim BRILANT ! Po Edvin Rama që kishim PRITSHMÈRI Maksimale , doli “BUKËSHKALË” , i PaBesë dhe i PaFe more Zoti BEDRI ! ! Na Preu në BESË EDVIN HAJDUTI !! Edvini u bë më KEQ sesa PD KRIMI dhe LSI HAJDUTËRIA me të VJEDHUR dhe GRABITUR!! E mori BODEN dhe e dërgoi tek Vendi i VJEDHJES dhe i KRIMIT (BANKA e SHQIPËRISË) !!! Arben HAJDUT Ahmetaj bëri BATËRDINË për 5 VJET tek MINISTRIA e FINANCAVE , Damian HAJDUT Gjiknuri NUK la më RRUGË dhe HIDROCENTRALE pa VJEDHUR dhe GRABITUR !!! VOTËN time ky PLEHRË Nuk e merr më Kurrrè Familjarisht !!! Edvini duhet ZHDUKUR me Shqelma nga PSja , një Orë e më Parë .

  • .Lexova me vemendje krejt artikullin
    dhe u zhgenjeva pambarimisht.
    .
    U zhgenjeva pambarimisht
    se ka nje perpjekje te Bedriut
    per te barazuar nje Junte Kriminale si e Berishes
    me prapesite e Fatos Nanos..Ilir Metes dhe Edi Rames..

    .Nese do te denoja keto politikanet me siper Fatosin,Ilirin,dhe Edin do jepja burgim te perjetshem..dhe Berishen pushkatim …Do pyesni per Bashen..Do ta lja te lire qofte si Bedel qofte si Debil
    .
    Dhe 4 dite eshte 8 vjetori I masakres se bulevardit dhe si po shkojne punet nuk eshte cudi qe Berisha te vendose Lule me lulin e tij te pllakezat e Rames dhe mediat te akuzojne Ramen qe I coi kokpalaret para kallashit te Sales.
    .
    Ne fakt akrepat e ores Demokracise ne Shqiperi kane ngelur ne 6 mars 2018 kur burri I shtetit I arvizise ne menyre FUNEBRE deklaroi te studio e Sokol Balles se

    – AI ISHTE URDHERUESI I VRASJEVE

    -I FORTI TROPOJES DO VRISTE EDI RAMEN SIPAS KANUNIT TE LEKE DUKAGJINIT
    .
    ME KETE RAST “I FORTI SALI” PERDHOSI DHE DIPLLOMATIN PERSONAL TE PRESIDENTIT AMERIKAN..
    .
    SI KA MUNDESI QE NUK REAGOI AMBASADA AMERIKANE PER T MBROJTUR NDERIN E SAJ ??
    .
    PO BEDRI ISLAMI QE KA BERE KILOMETRA ME ARTIKUJ PER 21 JANARIN..PSE HESHTI KUR BERISHA PRANOI KRIMIN..DHE MERRET ME BARCALETA ME PARTI DHE PARATE E TYRE.
    .
    .PSE HESHT KUR I FORTI BERISHE PO NA POSHTRON AMERIKEN E GJORE
    .
    .
    Nese lideri i majte Fatos Nano denohej SI BIN LADENI per ndihmat italiane per 100 dollare per fajin e tij se vodhen palet e “e treta”..kurse nga krahu tjeter ” lideri”i djathte vjedh gjysem miljardi dollare..tradheton me UCK dhe detin Jon..vret dhe 4 kokpalaret ne bulevard dhe shpallet YLL NE NGJITJE nga nje antiambasador si Arviziu me kinezerirat e tij si thonte me te drejte analisti Yzeri..
    .
    Pra kjo nuk ndodh as ne koloni as ne vendet te pushtuara.
    .
    Eshte uluritese
    .
    Nuk eshte problemi qe miqte tane na trajtojne si KAVIE EKSPERIMANTALE
    .
    problemi eshte se jemi ne qe pranojme te na trajtone si KAVIE…sepse nuk kemi guximin te themi te verteten
    .
    PSE MIQTE TANE “NA TRADHETUAN” ?
    —————-
    Edhe me serbershishisti apo lulbashisti me i fandaksur nuk do besonte ne 22 janar 2011 nje dite pasi ky SERIAL KILLER do te rihynte perseri ne politike si “fitues” dhe nuk do kalbej ne burg..
    .
    Cfare tradhetie te pabesueshme qe ka bere Edi Rama kur ne KUKES ne prill 2014 pa pike turpi i thote tradhetarit serberishe ATDHETAR…ky qe zhduku Remzi Hoxhen arrestoi krere te UCK apo furnizoi milloshin me arme dhe karburant>
    .
    Serberisha
    —–QE FSHIU BYTHEN ME EKSPERTIZAT E FBI PER 21 JANARIN
    .
    ——QE PERZURI SI PULE TE DERGUARIN E PRESIDENTIT AMERIKAN
    .
    —–QE I THOTE NY-TIME-sit LETER HIGJENIKE NE RASTIN E MASAKRES GERDECIT.
    tregon se ai eshte problem i Amerikes dhe jo i shqiperise…OSE SERBERISHA KA MPOSHTUR AMERIKEN..OSE ESHTE NJE PINOCET I TYRE 1000 HERE ME I ZI SE AI KILIT….

    Dy here qeveria amerikane ka bere gafa qe kane lene gjurme negative ne histori
    .
    E para
    ishin kampet e perqendrimit te amerikaneve me origjine japoneze ne WW2 nga 1941-1947 qe me ne fund I demshperbleu ne kohen e Reganit ne vitet 80 me miljarda dollare
    .
    E dyta
    invazioni dipllomatik dhe I sherbimeve secrete amerikane ne vitet 1990-1992 nga Beogradi duke vene ne krye te shtetit shqiptar nje monster filoserb me emrin Saleh
    ka ardhur koha qe administrate amerikane te investigoje gafat dhe gabimet fatale nga dyshja anti-amerikane Rajersonovic-Biberovic.
    .
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje lidhjet e disa zyrtareve amerikane me ish udb jugosllave ne dem te kombit shqiptar
    .
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te marrjes pjese te kolonelit diplomat Rajeson ne fushaten elektorale ne janar-mars 1992
    .
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te interferences rajersonit per arrestimin dhe denimin e Fatos Nanos si genocide antikomunist I panevojshem
    .
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje se kush zyrtare amerikane dhe shqipare u “demshperblyen” me floririn e londres..dhe pse pikerisht u abuzua me florin e londres ?!
    Me ka zene lemeria qe kur ne Shqiperi honorable Donad Lu shpiku reformen per drejtesi,pas dekrinializimit te famshem,ku me I humburi doli Edi Rama dhe votuesit e 23 qershorit..me I fituari ..ylli ne ngjitje.
    Gjithe shtypi shqiptar ( edhe gazeta Tema ) jane verbuar dhe nuk shikojne qe kjo eshte nje manover tip “kale troje” po behet per te reabilituar pergjithmone krimet e kupoles 2B dhe per te vendosur K/M ne vitin ne vazhdim gjarperin Lul Basha I cili do kujdeset me pas per mosprekjen e SRB-it dhe ne rast te ngordhejs se tij natyrale ti beje nje varrim madheshtor si DEMON kratit tjeter te tropojes mender me thene A.Hajdarit.
    .
    Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit…PSE
    ***
    Berisha nuk eshte se ka kryer krime.JO..Ai eshte treguar
    PERBINDESH
    KANIBAL
    MONSTER
    TERRORIST
    TRADHETAR
    DJALL…etj etj
    .
    Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:
    .
    1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.
    .
    2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit
    .
    3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES
    .
    4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN
    .
    5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.
    .
    7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt
    .
    8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)
    .
    9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
    .
    10-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)
    .
    11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi
    .
    12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B
    .
    13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came
    .
    14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE
    .
    15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin
    .
    16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)
    .
    17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi
    18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti
    .
    19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.
    .
    20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes
    .
    21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
    ***
    ***
    Pas mos ndeshkimit te Monstres Berishe per disa kryekrimet e tij..sidomos per masakren HITLERIANE te 21 janarit me keqardhje kemi drejte te mendojme se:
    Amerikanet po bejne gabimin e turqeve para 500 vjeteve ku I kane ndare shqiptaret ne armiq te betuar ne socialiste dhe demokrate (turqit na ndane ne myslymane dhe te krishtere)..dhe ne vend te ballaban pashes dhe hamza kastriotit shohim berishen dhe bashen….dhe analoge eshte enverhoxha ne rolin e skenderbeut..
    Paprekshmeria e serberishes gjendet ne kasafortat e rajersonit-arvizuse dhe donald-luse
    dhe eshte jo burrerrore qe ke frike te thuash te verteten qe
    i paprekeshmi quhet WILLIAM BIBERAJ (alias sali serberisha) made in 1990UDB-CIA(seksioni ballkanit)
    .
    Turp per shtetet e lulbashkuara te amerikes dhe shtetet e shkerdhyera te europes qe tolerojne sali satanain duke e poshtruar ate komb me shume se gjithe armiqte e tij…per te gjitha kohrat…qe jo vetem vrau por po shurron viktimat dhe jetimet e tyre..

  • ANALIZE E SHKEKQYERE,FAKTE KONKRETE.UNE QE PO SHKRUAJ NUK DUA TE PERSERISE BANDAT E PD+LSI NE 28 VITE.SEPSE ME VOTE POPULLORE TE RREGULLT PD FITOI VETEM NE 1992,ME PAS U PERDOR KERBAÇI.
    -NE VITIN 1996 HORRAT E SALIUT ME URDHERIN E TIJ ME FUTEN NE BURG PSE NUK FIRMOSJA VOTIMIN 100 % NE FAVOR TE PD-PA VOTUAR.DHE DIHET QE VOTIMET U VODHEN SI NE FIER KU ISHA UNE POR NE GJITHE VENDIN.
    -POR KRYESORJA ESHTE SE KRYEKOMOSIONERI PD U SHPERBLYE ME DYQAN TREGTIE BETONI DHE ATA QE PERDOREN DHUNEN NE ZGJEDHJE JU DHAN PASURI PUBLIKE FALAS E DISA TE TJERE U BEN DEPUTET E KRIJUAN BISNESE TE MEDHA E QE ME LEKT E POPULLIT VODHEN VOTAT E TYRE PER PARTINE.
    -POR ÇUDIA QENDRON NE FAKTIN SE PD E SALIUT AKUZON PS & E.RAMEN PER VJEDHJE VOTASH.KJO ESHTE ÇUDIA E SHEKULLIT 21.
    -DUHET THENE SE NE 2013 PS FITOI SE I RUAJTI ME MIRE VOTAT DHE NEUTRALIZOI ME SHUME BANDAT E SALIUT E TE LSI,KU NE LAÇ U VRA EDHE NJE LSI-ST DHE QE GATI TE NDERHYNTE N.A.T O…PER TE MPOSHTUR SALIN SI HAJDUT VOTASH KAMPION BOTE.DHE HUMBJA E THELLE E DETYROI SALIN TE FSHIJ LOTET ME KARTPECETE PARA TE TIJVE QE QANIN PARA TIJ..
    -BALILI LSI ESHTE PROTOTIPI HAHDUT VOTASH NE FAVOR TE PARTIS META-MONA,KU MBREM NE TOPÇENELL MONA U SHKRI NE L O T E PARA GZETAREVEV SE GJOJA ESHTE KERCENUARE NGA DISA POLITIKAN NDAJ TRE FEMIJT E TYRE PO STUDJOJNE NE ANGLI.DHE SE META NUK DINTE GJE PER KETE NGJARJE DHE SE POLICIA NUK ESHTE INFORMUARE…!
    -KJO DO TE THOT SE FRIKA NGA S.P.A.K PO I TREMB KOKAT E KRIKIT NE POLITIKE TE MAJMUR ME DJERSEN E POPULLIT FUKARA NE 28 VITE.

  • Një bravo të madhe për Islamin. Historik me fakte reale.
    Do të ishte mirë sikur të flitej edhe për GJYKATESIT E PLEPAVE SI GARDË NË MBROJTJEN E KUPOLËS SALIJANE DHE BANDAVE.RRETH TIJË.
    Shpresojmë se Vetingu do ta përmbysë këtë bande, duke bërë të mundur krijimin e SHTETIT TË SË DREJTËS.
    Ramës, unë, di ti falnja të gjitha mëkatet (jo të vogla), në se do ta çojë deri në fund VETINGUN.

  • Izet Haxhia ka bere nje deklarate te frikeshme ne nje interviste:
    U krijua grupi qe do te ekzekutonte te gjith ata persona qe nuk do te denoheshin nga gjykata . Dhe komandat grupi u caktuar vellai im . i cili me vone hoqi dore.
    Gjejeni kete deklarate eshte shum e frikshme .
    Eshte skenar si i Pinocetit.
    Ke ka ekzekutuar , sa kan ekzekutuar, ng cili rrfeth, dhe ku i kn fshehur etj etj.

  • Me gjithe se te kam kritikuar me pare z Bedri ,per asnjehansine tuaj , ne artikullin e socem ,jeni brilant ,dhe ndihmoni shume ,popullin e neperkembur ,pamvaresisht i dime , qe te gjitha lidhjet ,potika plus krimin .
    Shembellyre e ketille ,qe e keni haruar, e nuk e diskutoj kete harese tuajen ,personalisht ZBedri ,qe e verifikon kete teme ,ose eshte e ngjashme me kete teme , Jane MONOPOLET qe kane krijuar me kujdes ,te gjitha partite ,dhe ne e ndjejme aq shume ,ku direkt ,ndihet cmimi i larte ,plus paralel shkon edhe cilesia e keqe .Do perfitonte masa popull ,ne qofte se do kishte treg te lire shqiperia ,ku fatkeqesisht ,sa vjen e cdo dite behet brutale . Duhet te punosh ti japesh 35 % e fitimit ministrit , se perndryshe shkon tek shtepia pa qera .Po te besh aktivitet ..Dihet keto tre parti , nuk jane kundershtare me njera tjetren ne politike , por jane vertete kundershtare me njeri tjetrin seriozisht , vetem , KUR I PRISHIN NJERA TJETRES MONOPOLET . Te lutem , z Bedri ,shkruani nje artikull per kete teme ,ndihmoini shqiptaret ,qe te kemi nje TREG te LIRE. . Ku do perfitonim si cmime ,me te lire dhe mbi te gjitha mall me cilesi ,e deri tek ilacet me me cilesi.. Nderime dhe faleminderit per kete shkrim z BEDRI:

  • Pershendes gjithe stafin e gazetes DITA ne pergjithesi dhe Bedriun ne vecanti per kete artikull. teresisht me kembe ne toke Tema e trajtuar nga eshte strumullari i gjithe kesaj katrahure administrative, pasojat e se ciles do te jene fatale nese ato nuk gjejne zgjidhje imediate.

    Shpresa e vetme per te shpetuar prej kthetrrave te oligarkise financiare qe mbahet ne kembe prej lidhjeve me krimin e organizuar mbetet brezi i ri studentor i udhehequr nga profesore te zgjuar dhe patriote, Vetem koordinimi i veprimeve mes tyre dhe bashkepunimi i ngushte me mediat dhe organizatat e spikatura per pavaresi ideologjike dhe financiare mund ta nxjerre vendin nga bataku ku e kane futur vendin grykesit e paskrupullt.

    Reforma zgjedhore dhe rikthimi urgjent i ndryshimeve kushtetuese pas marreveshjes Rama-Berisha ne 2008-en kushti themelor per te kaluar nga demokratura drejt demokracise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *