Paraja gjatë luftrave, BSH çeli konferencën e dytë të muzeut të bankës

DITA Online

Banka e Shqipërisë hapi konferencën e dytë të Muzeut të Bankës. Këtë vit ajo i dedikohet rolit të parasë gjatë luftërave.

Për të prezantuar punimet e tyre mbi rolin e monedhës në këtë konferencë ishin të pranishëm përfaqësues nga institucionet më të rëndësishme kërkimore si Institutet e Arkeologjisë dhe Historisë, universitete evropiane dhe banka homologe.

Guvernatori Gent Sejko e konsideroi këtë një ngjarje të rëndësishme pasi ndihmon në pasurimin e koleksioneve të ekspozuara dhe i shërben studiuesve në punën e tyre kërkimore. Ky nuk është aktiviteti i parë që shënohet në Muzeun e Bankës së Shqipërisë.

Në kuadër të Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut janë zhvilluar disa ekspozita të përkohshme mbi figurën e heroit në prerjet kombëtare. Ndërkohë që një tjetër fokus i punës së muzeut është edhe edukimi financiar.

 

V.L/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Bnka hqiptare te mos hape muze te dyte per banken,por te padise Fualanin per dyhere grabitje lekesh te popullit shqiptare,nje here aksioneret,dhe te dyten takasapaguesit ,dhe kjo nga nje prokuror e gjykates te korruptuar qe abuzuan me pushtetet.Vetem atehere Gurvernatori i Sejko a bere detyren kundrejt popullit e vitit te Skenderbeut.Se fundi te abuzosh nag fuqia e pushtetit,nuku eshte dije,por bashkepunim me krimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *