Në një qoshe të Shangait në Kinë me 14 milion banorë, rrethuar nga një mur betoni, ndodhet një truall me një vlerë nga më të lartat në botë.
Për këtë arsye është shtuar shumë numri i qiellgërvishtësve dhe pallateve shumëkatësh.
Por ajo që po ndodh në qendër të qytetit është tejet e çuditshme.
Një grup banorësh kanë bllokuar ndërtimet e reja duke refuzuar të shesin tokën.
Prej 16 vitesh ata bëjnë rezistencë duke kërkuar që të shesin tokën sipas çmimim që ata duan.
Megjithëse shtëpitë e tyre janë rrënoja dhe jashtë çdo kushti jetese, banorët kërkojnë 850 mijë dollarë për çdo shtëpi.
Situata kaotie ende s’ka gjetur zgjidhje pasi ndërtuesit refuzojnë të paguajnë shuma të tilla për një copë tokë, pasi është disa herë më e lartë se çmimi real i tokës.
Por banorët janë të vendosur, ata e shesin tokën e tyre vetëm me këtë shumë, që ndoshta do t’u zgjidhte gjithë hallet dhe do siguronin jetën.







e ke shume gabim.ne ate zone te Shanghai cmimet jane 8 000usd per m2.pra 850000usd jane nje shtepi 100m2 per ndertuesit super te korruptuar kineze