Parajsa në Tokë ekziston dhe ndodhet në Kinë. Mali Fanjingshan gjendet në afërsi të qytetit Tongren në pjesën juglindore të vendit dhe sapo ka hyrë në listën e trashëgimisë së UNESCO-s.
Ekosistemi aty është perfekt – shprehen ekspertët që kanë studiuar zonën dhe në lartësinë e 2570 m lartësi jeta është ruajtur në mënyrë të pastër dhe të paprekur nga njeriu. Kupola i ngjan një oxhaku shkëmbor dhe është pjesë e Vargmaleve Wuling.

Ai ka një bazament prej 400 m katrorë dhe ka një biodiversitet të jashtëzakonshëm duke numëruar 4395 lloje bimësh të ndryshme dhe 2767 specie kafshësh, disa prej të cilave unike në botë. UNESCO, Agjencia e Kombeve të Bashkuara që mbron vendet me rëndësi të veçantë nga pikëpamja historike, kulturore dhe ambientale bëri të ditur zgjedhjen e 20 zonave të reja që ju shtuan listës së saj në sesionin e 42, që u mbajt pak ditë më parë në Bahrein.

Mali Fanjingshan gjithashtu konsiderohet si i shenjtë edhe nga Budizmi dhe për këtë ka marrë edhe emrin, që do të thotë i pastër, i kulluar.
a.s/dita

Pritni pritni se i bejme nje PPP dhe e rilindim me dyshen Bjarke Ingels-Fusha. Qe te quhet e rilindur duhet Parajse me kulle
“.. I shenjte…”eshte edhe Tomorri , po njerzit e Like Floririt nuk i kane lene vend pa “kafshuar” aq sa tashti mund t’ia ndryshojne edhe emrin dhe ta quajne “Mali me gropa”:Nen shembullin e Likes u turren edhe te tjere nga veriu dhe nga jugu dhe eshte bere sot maliTomorr (e ardhme)i te shkuares , sepse nuk njihet. Ja cfar “mrekullie “ndodh tek ne! Ne Zalldajt ,ne guroret e Likes dikur u vrane puntoret qe nxirnin gure per Liken ne Tomorr edh pse nuk u vrane njerez por natyra e paperseriteshme e ketij mali legjendar!