Kioskat e parkut “Rinia”
Rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë, Tirana u bë shëmbëlltyra e dhënies fund të paligjshmërisë në pushtimin e territorit. Shumëkush u çudit nga realizimi i saj që deri në atë moment, për perceptimin publik tradicional, quhejt e paarritshme: Pastrimin e hapësirave publike prej kioskave. Shumica e qytetarëve, e përgëzuan këtë aksion novator politiko-urban, ende pa u dalë habia nga guximi me të cilin ai u realizua. Por edhe atëherë nuk munguan kritizerët. Ata ishin kryesisht politikë dhe e sulmuan këtë aksion proqytetar si një veprim kundër kapitalizmit dhe kundër sipërmarrjes (lexo të kioskave). Nuk munguan as ata që llogaritën vendet e punës të humbura nga kioskat abuzive, të cilat nuk munguan të vlerësohen edhe si “gjeneratorë të punësimit” të “kapitalizmit të kioskave”. Elegjitë që shoqëruan ndarjen prej kioskave të parkut “Rinia” dhe brigjeve të Lanës ishin një parakalim i të keqes publike që ato kishin krijuar dhe mbështetur. Vitet kaluan dhe njerëzit shijuan jetesën pa ngushticën urbane, publike dhe jetësore që krijuan kioskat e Tiranës. Deri diku edhe të pjesës tjetër të Shqipërisë.
Megakioskat e metropoleve dhe bregdetit
Fillimi i 300 ditëve të para të qeverisjes aktuale solli në vëmendjen e qytetarëve një aksion tjetër urban dhe proqytetar: Shembjen e ndërtesave të paligjshme. Ish kioskat e parkut “Rinia” dhe të brigjeve të Lanës tashmë ishin zëvëndësuar prej godinave shumëkatëshe. Prapa tyre nuk qëndronin më guximtarët modestë, të ardhur nga periferitë, dhe që siguronin bukën e fëmijëve apo diçka më tepër. Në themelet e tyre qëndronte një paligjshmëri e ndërlikuar, e ngritur në sistem, gati-gati e urbanizuar dhe e pasaportizuar në qytetet e mëdha dhe zonat bredgdetare. Për më tepër, e mpleksur me interesa manjatësh dhe njerëzish të fuqishëm ekonomikisht, financiarisht dhe me legaci të aprovuar në heshtje prej pushteteve. As ky aksion nuk u shpëtoi anatemave politike e mediatike, shpesh edhe të veshura me lëvozhga ligjore. Goditja e paligjshmërisë së megakioskave u stigmatizua edhe si fenomeni “Tritoli”. Publiku i mbështeti këto veprime. Pra, qytetarët nuk deshën t’ia dinin për teknikalitetet ku u përpoqën ta fusnin këtë guxim qeverisës mbrojtësit tradicionalë të paligjshmërisë politiko-urbane. Qytetarët shijuan çlirimin prej ndërtimeve abuzive dhe prisnin që spektri qeverisës anti-kioskë e anti-piramidë dhe pro-publik e pro-qytetar të pasohej nga qëndrime të tjera, atipike për mënyrën sesi ishin qeverisur deri tani shqiptarët në demokraci.
Kioskat piramidë në arsimin universitar
Treqind ditëshi i dytë i qeverisjes nisi me aksionin, ndoshta më të rrezikshëm e më të guximshëm, të një qeverisjeje: Prishjen e kioskave universitare, të cilat prej më shumë se një dekade jo vetëm kompromentuan një ide fisnike mbi konkurrencën në arsimin universitar, por edhe ndërtuan piramida më të rrezikshme se piramidat financiare të dekadës së parë të tranzicionit. Këto struktura, po i quaj kështu, se nuk mund t’i quaj universitete, as institucione, as shkolla, siç i quan raporti qeveritar i vlerësimit, për shkak të asaj që ato fshihnin dhe fshehin akoma, ishin shumë më tepër të rrezikshme për të ardhmen e vendit. Para tyre pallatet që u rrëzuan nga “Tritoli” do të dukeshin një gjë normale, ndërsa kioskat e dikurshmë të Lanës do të kujtoheshin si një shaka e vockël. Kioskat e Lanës po i zinin frymën Tiranës. Megakioskat e metropoleve dhe të bregdetit po u zinin frymën hapësirave urbane. Ndërsa kioskat-piramida universitare po u zinin frymën kulturës, arsimit, krijimit të kapitalit njerëzor dhe mund të themi me plot gojën, edhe kombit dhe zhvillimit. Është rasti që të gjithë, qeveria dhe qytetarët, shumica dhe pakica, të pasur dhe të varfër, të shkolluar apo me dy klasë shkollë, të tregojmë mirëkuptim për këtë digë që qeveria po ndërton kundër injorancës, mashtrimit dhe “krimit” arsimor dhe kulturor që po u bëhej prej dhjetë vjetësh Shqipërisë dhe shqiptarëve. Para të mirës publike që i vjen kombit prej dhënies fund të këtij mashtrimi, nuk vlen asnjë argument, asnjë numër. Të shpresojmë se rezistenca dhe hipokrizia që shoqërojnë këtë aksion politiko-kulturor të jetë parakalimi i fundit i kioskave.

Ne fund te gushtit do te te marr ne sektorin e propagandes.Trajnohu vetem per Napoleonin
I JUAJi
napoleon Piktori
Mire qe flet per heqjen e kioskave ne vitet 2000 po do ishte mire te lexonit kujtimet e z Mithat Havari se kane qene kryeministrat Nano dhe Meta si dhe policia ndertimore ne varesi te kryeministrit qe e iniciuan dhe zbatuan ate aksion e pra mjerisht ska qene kryeministri AKTUAL ( kerkon ndonje emerim artikullshkruesi) ?!Mund te permendnit dhe qe per 11 vite si ish -kryetar bashkie ne Tirane eshte kampion absolut i betonizimit te Tiranes .Sa per bregdetin natyrisht tritoli po ben kerdine me selektimin e TE PANGOPURIT KOCO KOKEDHIMA dhe a si ka pare artikullshkruesi pallatet gjigante te klienteles se tij mbi rere ?! SHOW MEDIATIK E ASGJE ME SHUME !!!
Prishja e kioskave te Lana, Parku Rinia dhe ne disa sheshe te tjera te Tiranes ishte nji inisiative e kryebashkiakut te Tiranes Rama, po qe kerkoj nga qeveria te mbeshtetej me mjete qe Bashkia nuk i kishte per shkaterrimin e ketyre kioskave dhe rregullimin e gjelberimin e sheshe te liruara
i forte je, nuk heq dore, si feniksi je o kosta.
PO VARJA KOSTES NESE THOTE TE VERTETA ESHTE OK!
PO PER MUA KA HARRUAR LAZARATIN SI RAST FLAGRANT TE PRISHJES SE PALIGJSHMERISE
Te shpresojme qe te jete parakalimi I fundit profesor ! Nese qeveria eshte e vendosur per cilesi ne arsim dhe te jete selektive vetem ne drejtim te cilesise ne “kioskat” arsimore atehere cfardo kritikesh te kete perballe s,ben problem .
Zefi
Shrim i goditur, mungon vetem ceshtja e Lazaratit, Atyre qe nuk ju pelqen mos e njohin si merite e Edi Rames aksionet me peshe qe jane goditje ndaj korrupsionit politik te kohes Nano-Berisha_Basha , e co..
Te paska ardhur zeri o Kosta hajduti ordiner, qe nuk u shembe se vjedhuri te ministria e mireqenies sociale, po vajte vodhe edhe super ordinerce edhe ne amerike.
Mbyll sqepin edhe mos u ndje se nuk ke as goje, as fytyre dhe as mend te japesh mend!
O kosta po ku je me? Ke humb fare! Nuk na e sqarove i cik si vajti ai muhabeti i vjedhjes ne USA?!!!! Me pune apo pa pune je? Hajt mos e vrit mendjen se me keto artikujt do e kapesh edhe ti nje cop vendi!