Parakushti për hapjen e negociatave sipas një analize të DW

Ornela

Deutsche Welle shkruan në një analizë të sajën se “dialogu politik mes palëve” është rekomandim prioritar për Shqipërinë dhe nëse nuk ka dialog mund të cënohet hapja e negociatave.

Që Shqipëria të arrijë të ketë zgjedhje konform të gjitha standarteve ndërkombëtare dhe demokratike lypset dialogu dhe bashkëpunimi qeveri- opozitë. Por tani për tani ai duket ende larg. Opozita jashtëparlamentare ka paralajmëruar rifillimin këtë muaj të protestave për të rrëzuar kryeministrin Rama si rruga e vetme sipas saj, për të nxjerrë vendin nga kriza e gjatë politike. Nëse opozita rifillon protestat e saj antiqeveritare për të rrëzuar Ramën, mision që nuk arriti ta realizojë me protestat 5 mujore shkurt-qershor, ky do të jetë vijim i dështimit të kompromisit dhe uljes në tryezën e bisedimeve dhe pritet të ndikojë negativisht lidhur me vendimin për hapjen e negociatave”, shkruan DW.

Një ditë më parë gjermania DW shkruante se java që po vjen do angazhojë intensivisht deputetët e CDU-CSU me “krizën shqiptare”

Analizën e plotë mund ta lexoni KËTU

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ja ku e gjetën justifikimin për të mos na hapur negociatat.
    Pyetie :
    Perse rrinë nga 1 orë duke biseduar në zyrën e Bashes? Sikur vetëm NJË fjalë ti THONË, a nuk mjafton që opozita të ulë kokën dhe të sillet si kudo në Europe.
    Por JO! U duhet mese 1 ore bisedime. A e merrni me mend se çfarë bisedohet? Këtë e tregon vetë pamja e Bashes me duar ne xhepa, kur I shoqëron pas ” BISEDAVE”

  • Sa poshteruese , opozita te ule koken !!!!!!! Po Rama ç’te beje???? Te kaperdiset si GjELI MAJE PLEHUT dhe vendi drejt gremines.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *