Paralajmërimet e Ramës, LSI: Ta lëmë tepsinë dhe tepsixhiun të bëjë çfarë të ketë qejf

Gazeta Dita

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka folur për News24 e “BalkanWeb” pas mbylljes së Konventës Zgjedhore ku Monika Kryemadhi u zgjodh kryetare e kësaj force politike.

Ai tha se LSI ka si mision për t’i shërbyer demokracisë dhe interesit qytetar.

Në lidhje me paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama se ‘do ta çojmë tepsinë për skrap’, Luan Rama tha ‘le ta lemë tepsinë dhe tepsixhiun të bëjë çfarë ka qejf’.

“Të qenit opozitë aq më tepër në kushtet aktuale ku gjendet vendi, nuk është thjesht përligje e verdiktit që dhanë qytetarët ne e konsiderojmë një mision për t’i shërbyer demokracisë dhe interesit qytetar.

Aq më tepër që 75% e shqiptarëve nuk votuan rilindjen.

Janë rreth 230 mijë vota besimi që nuk janë të lidhura as me tepsinë dhe as kusinë. Janë vota për të përmbushur një mision, të opozitës së vendosur.
Ta lëmë tepsinë dhe tepsixhiun të bëjë çfarë të ketë qejf me të dhe t’i lëmë të krijojnë kohezionin e artikulimeve.

Qytetarët shqiptarë, në mënyrë të veçantë të rinjtë nuk kanë nevojë për retorikë por për besim që duhet ringjallur. Ne do të bëjmë këtë gjë sepse është detyrimi ynë”, deklaroi Luan Rama.

Share This Article
6 Comments
  • Lake! Harro mushke Valarene se Ali pashne e prene!
    Drurin nuk ja u dha as PS-ja as Rama, por ja u dha ky popull qe keni 8 vjete qe ja keni sjelle ne maje te hundes!
    Nese ne keto zgjedje ti munde te hysh ne parlament me shqelma, rradhes tjeter ti dhe gjithe particka jote ta shikoni parlamentin me dylbi!

  • Ky legen,qe na hiqet si cub kur ishte gazertar tek Zeri i Popullit i cova nje shkrim per ushtrine!
    -Nuk mund ta botoj tha se me fut Berisha ne burg!
    Ja kush eshte legeni L.Rama!

  • O Shreku vogel i LSI-se thuaji Shrekut te Madh (president ne zgjedhje) se duhet hequr tepsia e madhe qe keni ne Lesheli brenda familjes ,pastaj flisni per “tepsine” e te tjereve.

  • O zoti Rama a mos i ben gabim llogarite? Votat qe moret jane nga te punesuarit ne administrate te lesh e lise jashte cdo praktike ligjore, vota te cilat nuk do ti keni me. Nuk di ne zgjedhjet e ardhsme cfare votash do te merrni, te persekutuarve, te varfereve, te shtreses se pasur, apo te hajduteve te pasurise se shtetit, te cilet cdo dite e me teper po pakesohen. Po keshtu nuk do te keni me as kryeprokur e gjyqtar qe mund tu ndihmoje. Paci fat zoti ish komunist, socialist dhe se fundi lesh e list.

  • me fytyre e shemtuar s’mund te gjendet, shikoni : lsi ka si mision, interesin e qytetarit… po te hash buke, me sllogane te tilla, qe ky trap i ka per soj, te mlidhet nje lemsh ne fyt .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *