Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas dështimit të propozimit të Vetëvendosjes që shqyrtimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të bëhet me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se është në dorën e opozitës nëse do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente ose ta çojnë vendin në zgjedhje.
Kryeministri i ri i Kosovës shprehet se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme do të ndryshohet nëse jo me procedurë të përshpejtuar, atëherë me procedurë të rregullt.
“Partitë parlamentare të cilat janë në Kuvend të Republikës për shkak të vullnetit të qytetarëve, nuk kanë se si të jenë të shantazhuara nga mekanizma që lehtësojnë shprehjen e zgjedhjes së qytetarëve, shprehjen e vullnetit të popullit, i cili është burim i sovranitetit të shtetit”, ka shkruar Kurti.
Ai më tej ka thënë se “ka nga ata që nuk u pëlqen ky projektligj ka qenë e pritur, por ky panik histerik për votimin e mërgatës është befasues”.
“Ne nuk mund dhe nuk duam ta çojmë vendin në zgjedhje të sërishme sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen VETËVENDOSJE”, ka thënë Kurti.
Postimi i plotë i Kurtit:
“Një projektligj i vonuar e jo i nxituar
Projektligji i mbrëmshëm është në funksion të garantimit të së drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Mërgata jonë, ndonëse plot vullnet e gatishmëri ta ndihmojë vendin tonë, ka hasur në pengesa të ndryshme në pjesëmarrjen e saj në jetën politike në Kosovë. Ky Projektligj e mundëson votimin e bashkatdhetarëve në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, pra pjesëmarrjen më të lehtë në proces duke filluar që nga zgjedhjet e ardhshme.
Me anë të këtij Projektligji, synohet lehtësimi i realizimit të së drejtës elementare kushtetuese për votim dhe shprehje të vullnetit të qytetarëve të Republikës me të drejtë vote. Kjo e drejtë deri tani është penguar me qëllim dhe asnjë nga pushtetet e kaluara nuk e ka konsideruar të rëndësishme.
Ky Projektligj nuk ka të bëjë me reformën zgjedhore dhe bazohet në rekomandimet e mëhershme të Avokatit të Popullit. Kosova i ka 55 misione diplomatike (28 ambasada dhe 27 zyra konsullore) të cilat kanë edhe fah postar që duhet të jetë në funksion të pranimit të votave.
Projektligji nuk është ndonjë Ligj i ri. Ky është një Ligj të cilin ne si deputetë e patëm iniciuar që në legjislaturën e gjashtë, patëm vazhduar ta përkrahim miratimin e tij edhe në legjislaturën e shtatë, dhe tani kur janë krijuar rrethanat e përshtatshme për miratimin e tij, e aprovuam dje me opinion pozitiv në Qeveri dhe e përcollëm për miratim në Kuvend në legjislaturën e tetë.
Në vazhdimësi, e së fundmi më 18 shkurt 2021, kemi paralajmëruar se ky do të jetë një nga ligjet e para që do t’i votojmë në Kuvend. Votimi në ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës është një e drejtë e vonuar. E në zgjedhjet e kaluara ka qenë e drejtë e mohuar.

shashka politike e Kurthit deshtoje .
Dosa vjosa dhe ky surrat kari cetniku ,
eshte ne sherbim te serbit dhe jane zhgjedhur te dy me votat e serbeve
Shume qarte e shkoqur
Per te drejten e mohuar te emigranteve per te votuar.
Te drejte qe jua mohon vete shteti ame.
LOJA E MINJEVE DASMA E MACORRIT
Kosova nuk e ka luksin as kohen te shkoje nga zgjedhjet ne zgjedhje derisa dikush te fitoje shumicen absolute Zoti Kurti … Zonja Osmani
A e di Pse ?
1- Sepse gjithcka ne Boten e sotme eshte relative dhe
2- Kosova dhe populli i saj kane ceshtje shume me te nguteshme se etja per pushtet te pakufizuar absolut te askujt.
3- Se Kosova dhe populli i saj e dhane veridiktin e tyre në menyre te lire e demokratike.
4- Se Kosova dhe populli i saj qendrojne mbi cdo politikan e te gjithe politikanet e saj se bashku!
Bindjuni dhe nenshtrojuni vullnetit te lire dhe veridiktit te popullit .
Qeverisni e mos kakarisni sepse, sic thote sovrani :
“ Loja e minjeve eshte dasma e macorrit ( macokut )!
E nuk behet fjale per macoke dosido por per “Tigra” gjakatare serbe ala Arkanj Milloshevic Vucic Shesheli… dhe Leoparde te bardhe “te pa shpirt” ruse ala Putanini
A e dini se në cfare familje futen jo vetem ata por edhe Luanet ne gjuhen angleze!?
BIG CATS= MACE MACORRA TE MEDHENJ
Leter pa zarf per Albin Kurtit
“ VSJE VLLASAM SOVJETAM” APO NE POPULLI ME POPULLIN PER POPULLJN …
or “To be or not to be?”
– Kjo eshte ceshtja
– Mos te hyfte vedja ne qejf Albin!
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Parulla “ GJITHE PUSHTETET SOVJETEVE” e Vladimir Ilir Leninit dhe revolucionit te Tetorit solli jo vetem ne BRSS por edhe kudo u zbatua qorrazi, perfshi Shqiperine jo vetem ish- komuniste.
Te njejten ideoligji e strategji ndoqi dhe zbatoi edhe Sali Berisha pas levizjes demokratike ku akaparoi gjithe pushtetet ne duart e tij.
Katastrofa shqiptare 97 pati si pararendes te saj zgjedhjet e vjedhura te 26 majit 1996 ku Partía Demokratike fitoi deri edhe 150 per qind te votave .
Ne rastin e Kosoves cdo orvajtje per te akaparuar te gjithe pushtetet ne duart e nje partie apo nje lideri apo dy liderve te vetem eshte edhe me e rrezikshme pasi behet fjale per nje shtet te ri me hallé te medha te vjetra dhe te reja, me plage ende te pasheruara, me varre te hapura kur mbi 2000 bij e bija te saj nuk dihet se ku i kane kufomat, me nje korrupsion qe ka plagosur rende ekonomine e saj e jeten e popullit dhe sidomos te rinise.
Te fillosh qeverisjen me shantazhe ndaj opozites per te votuar me hir a me pahir per Presidentin… en e Kosoves ose zgjedhje te reja pa u thare boja e votave te fundit dhe ta fillosh qeverisjen e re me paraqitjen e nje projektligji per ndryshimin e sistemit zgjedhor ne Kosove eshte jo vetem antidemokratike, por krejtesisht bolshevike dhe Hunveibiniste- ala Gardistet e Kuq te Revolucionit te Madh Kulturor maoist qe e coi Kinen në buze te gremines.
Albin Kurti por edhe Vjosa Osmani duhet te njohin ABC-ne e politikes:
Never say ever… Asnjehere mos thuaj kurre apo Keshtu e asesi ndryshe.
Ne politiken e brendshme dhe te jashteme te nje shteti demokratik apo jo ka nje parim universal: Keshtu e gjithsesi.
E dyta, politika eshte arti dhe shkenca e qeverisjes se cdo shteti.
Shantazhi, diktati con ne diktature te nje personi apo te nje grushti te kufizuar personash.
Kosova eshte tashme nje shtet mbi 21 vjecar pra e ka kaluar periudhen e adolishences dhe eshte futur ne moshen e pjekurise fizike dhe ligjore.
Kosova po ashtu e ka kaluar stadin e Vetvendosjes.
Eshte nje hap i madh perpara saj: eshte shtet i pavarur.
Ndaj nuk eshte ne vitin O- Zero.
Por mbi te gjitha Kosova ndodhet perballe sfidave teper te medha te brendshme e te jashteme ku duhet kontributi i cdo faktori politik per te filluar dhe fituar domosdo e sa me pare LUFTEN E PAQES.
E sic thote sovrani “ Bashkimi Ben fuqine”
Percarja ben keridine!
Se parí, Albin Kurti duhet te paraqese programin e Qeverise se re te Kosoves ne Kuvendin e saj.
Vjosa Osmani eshte Presidente ne detyre.
Gjykata Kushtetuese eshte funksionale.
Si zgjedhja e Presudentit edhe ndryshimet e sistemit zgjedhor nuk jane urgjence shteterore aq me teper kur vete Kurti dhe partía e tij i fituan shumicen relative te votave.
One thing at the time, thone vellezerit tane amerikane.
Dhe keshille e fundit krejt vellazerore qe nuk e degjove heren e mepareshme:
ZGJIDH KESHILLTARET E TU NGA KOKAT ME TE MENCURA TE FUSHAVE PERKATESE JO LEPEPEQENA, BYTHELEPIRES QE VETEM TE THURIN HIMNE E TE BEJNE SKENDERBE E ADEM JASHAR PER CDO VEPRIM E VENDIM TENDIN. ASESI JO.
TE DUHEN KESHILLTARE E JO HOKATARE E KOLLOVARE.
TE NJEJTEN GJE IA PATA KESHILLUAR PUBLIKUSGT EDHE SALI BERISHES PARA SE TE BETOHEJ SI PRESIDENTI I PARE DEMOKRAT I SHQIPERISE NE MAJ 1992 NE ANALIZEN ME TITULL “ DEMOKRACIA FITON CDO DITE” BOTUAR NE TRE NUMRA RADHAZI TE GAZETES “ZERI I POPULLIT” 10-21 QERSHOR 1992, PASI “ RILINDJA DEMOKRATIKE” E TIJ NUK E BOTOI SEPSE ISHTE E ZENE ME HOSANARAT ALA ENVERISTE “ NJERI APO SHQIPONJE?” TE NJE ISH- MAGAZINIETI PESHKU DHE “ NJERIU I SHPRESES SE MADHE” TE ISH KRONIKANIT TE ENVER HOXHES, MEHMET ELEZI.
“ MOS HARRO ZOTI PRESIDENT SE ATA DO TE JENE TE PARET QE DO TE MARRIN SEPATEN E BEJNE DRU SAPO TE LEKUNDET PEMA JOTE E PUSHTETIT”
KOHA E VERTETOJ PLOTESISHT E TRAGJIKISHT PER SHQIPERINE ME PAK SE DY VJET ME VONE E SIDOMOS.NE 1997-EN TRAGJIKE ME MBI 10 000 VIKTIMA PREJ TE CILEVE 4000 TE VRARE NE SHQIPERI NE VETEM TRE MUAJ.
MOS KOPJO AS MIKUN TIM TANI E KUR KOKA E TIJ ISHTE NE REEZIK, JO KUR KOPJOJ E U BE BERISHE, HASHIMIN QE IA RRASI VETES SE PARI ME KESHILLTARET DHE ASS-KISSERS E TIJ E HARXHOI ME SHUME PARA PER LIBRAT PER VETIN SE PER KALLXIMIN E KRIMIT, GENOCIDIT, TERRORIZMIT E HOLOKAUSTIT SHTETEROR 150 VJECAR SERB NE KOSOVE… E IA RRASI VETIT MA SE FORTÍ….
KOSOVA NUK KA NEVOJE PER VSE VLLASAM SOVJETAM.
KOSOVA E SHQIPERIA KANE ME NEVOJE SE KURRE SOT PER MODELIN E SPROVUAR SI ME I SUKSESSHMI DHE ME JETEGJATI NE BOTE
“ NE POPULLI ME POPULLIN PER POPULLIN” TE ALEATIT TONE E MIKUT TONE ME TE MADH STRATEGJIK NE BOTE – SHBA “SHTETEVE TE BEKUEME TE AMERIKES” SIC I QUANTE GJYSHI IM NGA NENA – IMAMI ELEZ HOXHA I BERISHES.SE TROPOJES.
TE UROJ SUKSESE DHE FITORET E PREMTUARA POPULLIT E SHTETIT TE KOSOVES NE ZGJEDHJET E FUNDIT QE DO TE FUSNIN NE HISTORINE E SAJ SI ADEM JASHARIN E LUFTES SE PAQES.
A E DI AKBIN CILI ESHTE MALLKIMI NE I RENDE FILOZIFIK I SHKODERLOCES !?
URIMI IM PER TY ALBIN ESHTE KREJT E KUNDERTA:
-TE MOS HYFTE VEDJA NE QEJF ALBIN!
AMEN… AMIN!