Ndryshe nga aleatët e tjerë të rreshtuar në krah të Lulzim Bashës, kreu i agrarëve Agron Duka refuzon të firmosë platformën e bashkëpunimit të propozuar nga Partia Demokratike për të dalë në një koalicion me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme.
Shkak i kësaj krisje në kampin opozitar është bërë mospërfshirja në dokumentin e hartuar nga Lulzim Basha të dy prej shqetësimeve të Partisë Agrare Ambientaliste.
Parakushti që ka për aleatin e tij është ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe për ta bërë këtë Bashës i kërkon të ulet në tryezën e komisionit të reformës elektorale së bashku me maxhorancën.
Në mungesë të një dakordësie, Duka e paralajmëron Lulzim Bashën se do të dalë i vetëm në zgjedhje, duke mos mohuar edhe kandidimin e tij në Bashkinë e Durrësit.
Dhe nëse del vetëm, Agron Duka është një faktor që mund t’i dëmtoje Partinë Demokratike në garën për Bashkinë e Durrësit, pasi në dy palë zgjedhje ato të 2013-ës dhe 2015-ës si deputet i këtij qarku nën siglën e Republikanëve ka arritur t’i sjellë partisë në të cilën militonte nga 4115 deri në 10 519 vota.
Pavarësisht krisjes së shënuar mes agrarëve e demokratëve, Duka thotë se ai nuk do të rreshtohet në krah të maxhorancës dhe se në 16 Shkurt do të protestojë për largimin e Kryeministrit Rama.
o.j/dita

“Delen e vetme e ha ujku”;Historikisht Agraret jane te majte:Xhuveleria e bashkoi me te djathten se “perbuzte Fshataresine “dhe e katandisi partine ,sepse desh ta bente parti “cifligaresh”.Agron Duka ! Largohu nga Saliu dhe bjer ne ujdi me Edi Ramen per Durresin,i cili do te fuqizoje Partine .!
“Delen e vetme e ha ujku”;Historikisht Agraret jane te majte:Xhuveleria e bashkoi me te djathten se “perbuzte Fshataresine “dhe e katandisi partine ,sepse desh ta bente parti “cifligaresh”.Agron Duka ! Largohu nga Saliu dhe bjer ne ujdi me Edi Ramen per Durresin,,sepse Durresi do te fuqizoje Partine .!
Agron, mos bej shantazh, por tregohu politikan, kalo ne aleance me PS.