Paralajmërimi i mjekëve: Mbajini fëmijët larg salsiçeve

Leda Hysa

Natyrisht se çdo fëmijë e do këtë lloj ushqimi, mirëpo nuk duhet neglizhuar fakti se në vete ka përbërës të cilat mund të jenë jo të shëndetshme për fëmijën tuaj. Mjekët janë duke u përpjekur t’i paralajmërojnë prindërit përreth dëmeve që sjell ky ushqim.

Një studim i ri tregon se fëmijët që hanë më shumë se 12 salsiçe në muaj rrisin nëntë herë më shumë rrezikun e zhvillimit të leukemisë.

Për më tepër, një studim tjetër tregon se fëmijët që konsumojnë salsiçe në një ose më shumë herë në javë i ekspozohen rrezikut të kancerit të trurit.

Megjithatë, jo vetëm fëmijët janë të prekur nga ky ushqim. Baballarët që shpesh konsumojnë salsiçe janë më të prirur për ta trashëguar kancerin tek fëmijët e tyre.

Përveç kësaj, gratë shtatzëna që konsumojnë salsiçe më shpesh mund të kenë fëmijë të cilët mund të jenë më të prirur ndaj tumorit të trurit.

Nitratet, të cilat janë të pranishme në salsiçe, shkaktojnë të gjitha këto gjendje shëndetësore. Ato përdoren për të parandaluar dëmtimin e ushqimit nga ambienti i jashtëm dhe për ta shtuar ngjyrën në mish.

Këshillat për të shmangur ushqimet që përmbajnë nitrate:

Mundohuni të konsumoni më pak ushqime të përpunuara dhe produkte të mishit të konservuar, të tilla si salsiçja dhe sallame.

Para blerjes së produkteve, kontrolloni etiketat e tyre me kujdes dhe shmangni nitratet e natriumit ose kaliumit, të pranishme në produkte.

Konsumoni ushqime organike

Shtoni në dietën tuaj antioksidantë dhe vitamina C.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • mos ja fusni kot ju lutem:

    kur thoni ‘Konsumoni ushqime organike”

    te gjesh me te vertete ushqime organike (jo ato qe kane etiketa te tilla) ..per ato qe jetojne ne Amerike- Europe Perendimore ose duhet ta kene rrogen 10 fish me te madhe se aktualja ose te jetojne ne shtete te afrikes apo azise ku nuk ka hyre akoma ushqimi fallco…

    .
    Me kujtohet nje komentues ( Claus) qe me shume vleresonte me te drejte Barin Bio te Enverit se sa keto mishra fallco qe hame sot..

  • S’ka asigjo të vërtetë.
    Në Kavajë dhe Elbason thonë se ka qarkullu(hongër) në jetë të jetëve salçiçja ene martadelli ene të gjithë jan si pulluma e si kumrija.
    Sa kom qesh me ate kaqol qi e ka shkru ate
    haber.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *