Paralajmërimi i mjekëve: Zhytja e menjëhershme në ujë mund të shkaktojë vdekjen

Leda Hysa

 

Temperaturat gjatë kësaj periudhe janë shumë të larta dhe njerëzit gjejnë mënyra të ndryshme për t’u freskuar.

Nuk ka asgjë më tërheqëse sesa zhytja në një liqen të ftohtë, në lumë apo freskim në thellësi të detit kur temperaturat arrijnë në 30 gradë celsius.

Mund të duket si mënyra e duhur për tu larguar nga nxehtësia, por ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të jetë vdekjeprurëse.

Tronditja nga uji i ftohtë është një gjë e zakonshme, por rrallë herë mund të sjellë edhe vdekjen.

“Shumica vdesin në minutën e parë të zhytjes. Nëse jeni me fat dhe i mbijetoni hipotermisë, ia keni dalë mbanë”, tha profesori Mike Tipton për Mirror.

Zhytja e menjëhershme në ujë të akullt mund të shkaktojë sulm vdekjeprurës në zemër. RNLI paralajmëron se temperatura mesatare në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar është 10 – 15 gradë celsius, e mjaftueshme për të sjellë goditjen e rëndë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *