Paralajmërimi i shefit të NATO-s, Europa në rrezik

Leda Hysa

Gjatë një vizite në Japoni dhe Korenë e Jugut, shefi i aleancës Jens Stoltenberg është shprehur se raketat e Koresë së Veriut tashmë kanë kapacitet për ta goditur Europën.

Gjithashtu Stoltenberg ka thkesuar se aleanca ushtarake ka aftësi që t’i përgjigjet çdo kërcënimi.

Ne e pranojmë se Europa është futur në shtrirjen raketore të Koresë Veriore, dhe shtetet anëtare të NATO-s tashmë janë në rrezik”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg për gazetën “Yomuiri Shumbun”.

“NATO i ka mbrojtur vendet e veta anëtare nga kërcënimet e raketave balistike, por nevojiten më shumë përpjekje diplomatike për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë konflikt. “NATO ka kapacitete dhe vendosmërinë për t’iu përgjigjur çfarëdo kërcënimi dhe agresioni”,  ka bërë të qartë Stoltenberg, duke insistuar se aleanca ushtarake nuk dëshiron luftë.

Sipas tij, asnjë aleat i NATO-s dhe natyrisht as vetë NATO nuk dëshirojnë luftë, sepse do të ishte katastrofë.

Stoltenberg do ta vizitojë Japoninë sot dhe nesër. Ai ndodhet në Tokyo për të takuar kryeministrin Shinzo Abe dhe zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë edhe ministrin e Mbrojtjes Itsunori Onodera.

Share This Article
1 Comment
  • Lejoni te induastrializohet Gjermania me tekniken moderne luftarake dhe shikoni se si do te rrudhen trimoshat koreano – verior e te tjere!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *