Paralajmërimi i Shehit: Nga grupi i PD do të ketë largime të tjera

anazapta

Deputeti i së djathtës, Dashamir Shehi, shprehet se nga e ky kamp politik mund të ketë të tjera rrjedhje. Shehi kujton se loja e merkatos politike është hapur së pari  nga vetë Partia Demokratike me rastin  Xhuveli, për të vijuar më pas me zgjedhjen e ish-Presidentit Topi dhe të tre deputetëve të tjerë në fund të legjislaturës  së kaluar.

“Mendoj se mund të ketë largime. Sigurisht nga e djathta, sepse fatkeqësisht  rrjedhjet gjithmonë kanë qenë nga opozita drejt pushtetit. Pushteti ka gravitet  të madh. Lëvizin interesa, kështu që ka  ndodhur shpesh herë. Fatkeqësisht kjo  është një histori e filuar nga vetë e djathta, nga PD-ja dhe nga kjo mazhorancë që  sot është në opozitë. Duke filluar nga historia e Xhuvelit e duke kaluar tek zgjedhja  e Presidentit Topi, tek aleanca me z.Meta,  tek transferimet e deputetëve nga e majta drejt së djathtës. Kjo është një histori  fatkeqësisht e përsëritur shpesh gjatë këtyre 8 viteve, e kulmuar kjo me transferimin e deputetëve nga socialistë, në PD  brenda së njëjtës legjislaturë. Ky lloj sporti, i kapërcimit të gardhit, është kthyer në një sport kombëtar. Kështu që në këtë  aspekt, ky nuk është ndonjë fenomen që  ne se kemi parë ndonjëherë”, thotë ai për Shekullin.

Share This Article
6 Comments
  • Kesaje i thone ti hapesh gropen PS dhe bie vete brenda PDja hahahahahahahahahahahahahahha sa gallate do te shohim me kete PD qe eshte bere si zhele

    • Mirditori ,ne fakt ka pak per te qeshur .Mund te qeshesh me fytyren e ktij pijanecit politikan ,por jo me trafikimin e deputeteve .Sepse ne fakt ata trafikojne voten tende .Ja ti voton rilindjen dhe gjendesh kokepalar haleat ..ose ndonje parti gerdeci ,ose me keq ndonje vrases i 21 janarit .
      Ktu nuk ka per te qeshur ,ka nevoje urgjente te nderhyet ne Kushtetute ku kta kopilat qe zgjedhim te dorzojne mandatin dhe te zhduken qe aty .
      Rilindja do jete e gateshme ????
      Ndryshimet e 2008 ju sollen ketu ku jeni …
      Ne qofte se vazhdojme te qeshim kta do na trafikojne jo vetem voten !

  • Sovrani duhet të ndëshkojë ashpër,shumë me ashpër se më 23 qershor,duke e vdekur politikisht këtë parti bandë kriminale me emrin PD! Nuk thotë ndonjë të re,Z.Shehi, por ka meritën se di mirë fundin e PD! Rrjedhjet që do vijnë pasi ania e mbytur,tashmë,duhet braktisur nga ata që dinë të notojnë! Nuk është trishtim aspak,pasi PD ka marrë atë që meriton! Katastrofën! Por,ndërkohë,Sovrani,mban shënim “moralin” e politikanëve partiakë dhe mesiguri cdokush që e quan veten pjesë Sovrani,krijon bindjen se kjo formë, ky sistem me parti kriminale,të tjera llafeshuma e të ngadalshme në mbajtje premtimesh dhe drejtësi;punësim dhe rend,duhet rroposur sa me shpejtë aq me mirë,duke bërë vet Sovrani demokraci të drejtperdrejtë,pa NJESHA partiakë,pa shpenzime nga xhepat e qytetareve dhe me e reja,pa SELIRA partickash ku brumbujt e burokracisë për llafe,pasurim e qejfe mosprodhimi.PD dhe dy NjESHAT e saj komplementarë e vrasësa,të korruptuar dhe mashtrues,duhet të vdesin politikisht,dhe po vdesin;ndërsa Rilindja që ende nuk ka ritmet e duhura,duhet MONITORUAR nga cdo qytetar që e quan veten SOVRAN,duke i bërë drejtpërdrejt OPOZITE të sinqertë Rilindjes dhe agresivitet e mohim kriminales PD! Pas 300 ditësh do kuptojmë se Rilindja nuk ka mundësinë qeverisëse të mbajë premtimet…ndaj duhet larguar!Sovrani ndërkohë deputetëve të shumtë të PD që duan të largohen;nëse nuk kanë bërë krime,nuk janë ndëshkuar nga drejtësia që ende nuk është reformuar,nuk i paragjykon,pasi në të ardhmen nuk do të ketë luftë të ashpër klasash,ndarje klasore,të majtë,të djathtë(lexo per këtë filozofin italian Massimo Cacciari),por qytetarë që luftojnë e punojnë,për mirqenie e drejtësi!…Eshtë kohë reflektimesh,për të nisur Nesër një ndryshim shumë spektakolar,me varrosje të partive politike,dhe verdikt SOVRANI,dhe të gjitha me LEVIZJE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *