Paralajmëron infeksionisti. ” Po qarkullojnë viroza të ngjashme me Covid-19″

Rovena Cerka

Koronavirusi dallon nga alergjitë. Mjeku infeksionist në QSUT, Gent Stroni, teksa ka qenë i ftuar në “Wake Up”, u shpreh se në vend po qarkullojnë viroza të stinës dhe apeloi që të mos ngatërrohen me Covid-19. Një pjesë e qytetarëve janë me hundë të bllokuara, me një rrjedhje hundësh, por që nuk ka të bëjë me koronavirusin. “Është një virozë tjetër, që unë do inkurajoja edhe kolegët e mi në ISHP. Shikohet një virozë që ndoshta mund të jetë ajo e famshmja stinore që njerëzit tashmë janë me hundë të bllokuara, me një rrjedhje hundësh, por që nuk kanë të bëjnë me koronavirusin. Në një njëjtën kohë ne shohim edhe situatën e personave që kanë një virozë të traktit gastrointestinal, por jo domosdoshmërish është Covid. Pra, jo të gjitha rastet na çojnë në këtë drejtim”, sqaroi ai.

Po cilat simptoma shfaqen në rastin e koronavirusit?

Kollë (kryesisht e thatë), dhimbje koke, dhimbje fyti, vështirësi në frymëmarrje. Simptoma të problemeve me stomakun dhe zorrët, humbje e ndjesisë së nuhatjes dhe/ose të shijes, temperaturë, dhimbje muskujsh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *