PARALELE FATALE / Kush është më fajtor, Çoku apo Berisha?

redaktor

Në vëmendjen e shumëkujt, dhe me të drejtë, janë dy paralele dekorimesh: Dekorimi me mirënjohje i ish hetuesit të njohur, Shyqyri Çoku, dekorim në 70 vjetorin e Çlirimit të Atdheut, për të cilin kam reaguar në njërin nga shkrimet e mia, dhe, më 8 dhjetor, dekorimi i Sali Berishës nga presidenti Nishani.

Mes dy dekorimeve është një periudhë e gjatë, shumë e gjatë, pasi njëri, i pari, Çoku, dekorohet për atë që ka bërë gjatë luftës nacionalçlirimtare, dhe si e kam shkruar, në atë luftë ai ka qenë pionier debatikas, dhe tjetri, Berisha, për atë ku e kanë përfshirë, gjysmë me zor, para 25 viteve.

Për dekorimin e Çokut, ndodhur një vit më parë, kishte reagime të shumta nga opozita e sotme, një kërkim ndjese nga shefi i qeverisë, një premtim nga ministrja e Mbrojtjes, Kodheli, se tash e pas, gjërat do të shihen edhe më thellë, duke bërë dekriminalizimin edhe të kujtesës historike. Çoku ka qenë, sipas dëshmive, hetuesi i ashpër, gati despotik, mes të tjerëve, edhe i atë Zef Pllumit dhe Sami Repishtit, dhe fakti i emrave të njohur e bëri edhe më të prekshëm emrin e tij. Jam i bindur se ai ka qenë hetues edhe i shumë të tjerëve, të cilët janë anonimë sot, por që kanë vuajtur jo pak nëpër dekadat e shkuara. Në të vërtetë koha për të bërë katarsisin e një kohe të shkuar ishte që kur, që në ditët e para, dhe kjo duhej bërë pa dhimbe, pa tolerancë, duke dëshmuar se, kushdo qoftë, që ka tejshkuar edhe ligjet e një shteti diktaturë, nuk duhet të kalojë detin në këmbë, të thotë thjesht e vetëm se, “ajo kohë ishte”, por të ndjejë, sado vonë, e më mirë se kurrë, dorën e ndëshkimit.

Rasti i Shyqyri Çokut u bë i njohur tani, kur opozitës i duhen shembuj për të ngritur moralin e humbur dhe për të vënë një shenjë barazimi mes hetuesit të djeshëm dhe pushtetit të sotëm. Ai do të ishte harruar, si nuk u fol për të një vit të tërë, nëse opozitës nuk do i duhej një kauzë revolte, të cilën, duke mos e pasur me vete e as në vizionin e saj, mundohet ta gjejë tek një emër, i cili, megjithëse nuk duhet marrë në mbrojtje për asnjë rast të vetëm, krahasuar me të tjerë, që po kjo opozitë është përpjekur t’i rehabilitojë, si Koçi Xoxe, e shumë e shumë të tjerë, të cilët bënë gjëma të mëdha, jo vetëm në jetën e njerëzve, por në edhe në jetën e kombit.

Nuk e di se sa vjeç është tani ish hetuesi Çoku. Jam i bindur se ai prej shumë viteve ka pritur që emri i tij të risillet, dhe e ka ditur po ashtu se duke qenë një tabu e përkohshme politike heshtja rreth tij, ajo do të gjente kohën të shpërthente. Në mendimin tim, secili që ka mbi vete krimin ndaj njeriut, që nga Haznedari i shpërnjohur e deri tek ata që ligjet e shtetit, sado të prapshta që të ishin, i shpërdorën në mënyrën më sadiste, duhet të kenë ditën e ndëshkimit, të paktën të ndëshkimit moral. Kjo do të ishte më e pakta. Mbyllja e dosjeve në një çelës presidencial solli edhe heshtjen rreth tyre, të cilët, si rrallë kund, përjashtim bën vetëm Kosova, herë pas here trimëroheshin dhe zgjatnin kthetrat.

Opozita ka qenë për më shumë se 13 vite në pushtet. Aj kishte fatin të bënte purifikimin e plotë të jetës sonë, të ndante thikas, të mirën nga e keqja, të bënte përcaktimin e asaj që duhej dënuar dhe asaj që duhej mëshiruar, dhe nuk e bëri, jo se nuk e dinte të vërtetën, por sepse taborret e atyre që u bënë besnikë të saj, papritmas, fituan amnisti dhe u zgjuan një ditë “burra të mirë”.

Tani, kur i duhet më shumë mllef kundër qeverisë, ajo nxorri një vendim të vitit të shkuar dhe përmes një emri kërkon të nxisë revoltën. Të njëjtën gjë bëri Nishani, kur në prag të 8 dhjetorit vajti në Burgun famëkeq të Spaçit, të njëjtën gjë bën në secilën ditë edhe Berisha, njeriu i dosjeve të fshehura dhe nuk ishte çudi që njeriu i cili u përfshi më shumë se askush tjetër në betejën “Çoku”, ishte po ai.

Pyetja e parë që i bëra vetes kur pashë betejën e tij “homerike” ishte: Përse e bën ai këtë gjë? Kam qenë i pranishëm, kur ish të burgosur politikë në Shkodër do i thonin atij se duheshin ndëshkuar hetues të kohës së shkuar që kishin bërë tortura të dhunshme mbi njerëzit e pafaj. Nuk bëri asgjë. Kam qenë i pranishëm në sallë kur ish i burgosuri politik, Ded Kasneci, i tha mes të gjithëve, përse ai kishte bërë kryetar të Gjykatës Kushtuese një gjykatës i cili kishte dhënë dënime me vdekje në gjyqet e fundit politikë në Shkodër dhe kam dëgjuar përgjigjen e tij cinike se: Ai na ka shërbyer, ka punuar për PD-në.

Pra, të gjitha i ka ditur. Mes emrave të përmendur në takimin në Shkodër është dhënë edhe ai i Çokut. Në shumë shkrime të njerëzve të letrave është cituar jo vetëm një emër, por shumë të tillë, të cilët më pas, ose ata vetë, ose bijtë e tyre, u lidhën me PD-në dhe e shkuara kaloi në kujtesën e askundit.

Në fund të fundit, çfarë synoi Nishani me dekorimin e bërë ndaj Berishës, me pjesëmarrjen në një lëvizje, ku jo vetëm nuk ishte pjesë, por shkoi edhe i deleguar i udhëheqjes së lartë të shtetit monist?

Fajtor ishte jo vetëm njeriu me emrin Çoku, por edhe shumë “çokër” të tjerë. Por fajtorë janë edhe të sotmit.

Nuk e kam njohur kurrë atë Zef Pllumin e as nuk e kam takuar kurrë Sami Repishtin, profesorin e njohur, i cili është nga i njëjti qytet ku kam lindur edhe unë. Nuk e kam dëgjuar kurrë ish presidentin dhe ish shefin e qeverisë të denjësojë veprën e tyre. Herë pas here ai ka qenë ashpërsisht kundër tyre, ashtu si ka ditur dhe si ka mundur. Dhuna e pushtetit që ka pasur ia ka mundësuar këtë.

Dekorimi i Berishës ishte po aq fatal sa edhe dekorimi i Çokut, në mos më tepër, pasi tashmë nuk kemi të bëjmë me një njeri, cilido të kishte qenë ai, por më shumë se aq. Shumë më tepër se aq: kemi të bëjmë me një pushtet që ka dhunuar në një kohë demokracie, në një kohë hapje dhe në kohën e shpresës. Pas vitit 1945 gjërat ishin të ndara: Ose me ne, ose ,kundër nesh. Ishte një devizë e hapur që mori me vete jetën e shumë njerëzve. Pas janarit të vitit 1991, duhej të ishte ndryshe. Nën mantelin e thënies “të gjithë bashkëvuajtës e të gjithë bashkëfajtorë”, të cilën Berisha e shiti si shembull tolerance, u fshehën krimet dhe u sajuan krimet e tjera.

Por jo vetëm kjo: Nëse një ditë do të gjykohet krimi i një njeriu të vetëm mbi disa njerëz dhe krimi i një njeriu të pushtetshëm mbi vedin e tij, rëndesa do të jetë nga ky i fundit. Në 25 vite jetë plurale, gjithnjë drejt tranzicionit, të vrarët janë më të shumtë se sa në të gjithë vitet e komunizmit, që nga dita kur vendi u nda në partizanë dhe në ballistë. Askush nga prindërit nuk e ka të tepërt djalin apo vajzën e tij, dhe për të është e dhimbshme, edhe kur atë ia vret diktatura e shtetit, edhe kur ia vret dhuna e rrugës, bile, më e dhimbshme është kjo e fundit.

Dekorimi i Berishës, ashtu si rasti “Çoku”, megjithëse në atë listë kishte gjynahqarë më të mëdhenj se sa ai, ishte një përtallje me vlerat.

Duke qenë zot i vendit, edhe kur ishte në opozitë, përmes dhunës, ish presidenti , ish shefi i qeverisë, ish shefi i opozitës, ish i dërguari i Aliajt tek protestat e dhjetorit, gjithëfarë ish-ash sëbashku, ai e bëri dhunën të ketë të drejtën e pushtetit, të jetë normale dhe e pranueshme. Nuk kishte ndodhur asnjëherë që shefi i presidencës të jepte urdhër për të hedhur gaz helmues mbi turmat që protestonin kundër Tij, ai e bëri këtë; nuk kishte ndodhur asnjëherë që shefi i vendit të jepte urdhër që të armatosej veriu dhe të luftonte kundër jugut, ai e bëri këtë; nuk kishte ndodhur kurrë që shefi i shtëpisë presidenciale të dërgonte trupat civile si paramilitarë ushtarakë, çka bënte vetëm Millosheviqi në këtë tokë ballkanike dhe ai e bëri këtë; nuk ishte dëgjuar që të jepej urdhër që të armatoseshin militantët për të luftuar kundër palës tjetër, dhe ai e bëri këtë.

Secili nga ne do ta kishte kuptuar dhe admiruar protestën e opozitës, nëse do të bëhej në emër të së drejtës dhe të lirisë. Por nuk bëhet në emrin e tyre. Njeriu që thërret më shumë është njëkohësisht edhe njeriu i mëkateve dhe i fajeve më të mëdha në këtë çerek shekulli. Por, ajo që na pëlqen për ata që ngjiten, nuk na pëlqen fort për ata që bien. Nëse opozita e sotme, por edhe pushteti i sotëm, do e kishin bërë këtë që në ditët e para, ne do e kishim ranuar maksimën, sipas së cilës, luftëtarët e orës së parë janë të vetmit që kanë të drejtë të jenë asgjësuesit e orës së fundit.

Nuk e di se ku jeton sot hetuesi i përfolur. As që më duhet ta di. Por e di krejt mirë se ku jeton familja presidenciale Berisha, e di mirë se çfarë bëjnë fëmijët e tij, si jetojnë, ku jetojnë, ku shëtisin dhe me çfarë parash shëtisin; nuk e di pasurinë e fëmijëve të hetuesit të cituar, në fakt nuk e di se cilët janë fëmijët e tij; por e di mirë pasurinë e pinjollëve të Berishës, zaptimet që kanë bërë, pushtimin e bregdetit, vetë ose përmes fantazmave të tyre.

Në pamjen e parë hetuesi dhe ish shefi i qeverisë janë dy pamje të ndryshme.

Në fakt është e njëjta gjë, por në kohë të ndryshme.

Ndoshta mund të jem i keqkuptuar nga ata që duan të keqkuptojnë shënimin tim. Nuk më dhëmb për asnjë nga hetuesit e kohës së shkuar, të cilët e kanë përlyer jetën e tyre me gjakun e ëndërrimtarëve të lirisë. Dhe i kuptoj të gjithë ata që janë të zemëruar dyfish, edhe nga nderimi i një hetuesi, edhe nga dekorimi i një njeriu, që kur ishte president e la vendin në pragun e luftës civile, dhe, kur ishte kryeministër e la në buzën e humerës financiare, e të dyja herët duke fërkuar duart e duke pritur riardhjen në pushtet.

Të zemëruarit janë në të drejtën e tyre. E drejta ka edhe ajo zemërimin e vet, dhe zemërimi i së drejtës është domethënie e përparimit.

Share This Article
18 Comments
  • Sa mire e perbledhe shoku Bedri ne paragrafin e fundit tere kete advokature per “heronjet” e Sigurimit. Shpirti i Zerit te popullit akoma rron ne perden e shokut Bedri.

    • Bedri Islami eshte nje njeri zotni e bir zotnish den baba den, nuk ka nevoje per shoku, por shoku munde ti thuash ish sekretari Sali Serbit.drini eshte nje emer lumi te paster por qe perdoret nga nje Qenef budigard i kriminelit Sali. Kete taktik Sali Serbi ka ndjekur gjithe jeten e tij, qekur ra ne Tirane. Megjithate nuk do vdesi pa i pagu haqet per se gjalli.

  • Enveristet e kuq jane kunder pjeses se pare te ketij shkrime. Enverstet blu jane kunder se dytes.Une jam kunder te dy paleve dhe prandaj e mbeshtes plotesisht kete shkrim.

  • Zoti Drini, kur të shkruash fol me argumenta,psh. të vetetosh se nuk ka përgjegjësi Berisha për ato ngjarje që ndodhën në Shqipëri si shkatërrimi i tokës,pyjeve,ndërtimeve pa leje(deri dhe përpara hotel Dajtit,hotel të cilin Berisha e nxorri në “pesion”),shkatërrimi i ndërmarrjve e largimin e detyruar nga pune të mbi 1 milion njerëzve, etj. shih rininë që u rrit në vitet pa 1990, nuk dinë të shkruajnë,nuk kanë zanate,nuk e duan punën(mund të kenë mbaruar shkollat e larta me ndërhyrje dhe për profesione që nuk ka nevojë),pa ideale por mund të përdorën si mish për top. Nuk e shan njeri zotin tend Sali se ka qënë komunist po të kishte qënë i pa implikuar në veprime antimorale. Në qoftëse Saliu ka folë deri sot në publik mbi 20 000 hërë,duhej një ditë të pushonte dhe të na lëjë rehat sepse na duket si djalli vetë.Bedriu ka një gabim të madh,duhet ta padisë Saliun për tradhëtinë ndaj Atdheut dhe shkeljen e Kushtetutës, do të mjaftonte vetëm vendimi kundër tij i Gjykatës Kushtetuese për copëtimin e teritorit të republikës.

  • HIPOKRIT !

    Qe kur na dole si i lindur ne Shkoder. Nuk e kuptoj cilat jane vlerat e shkembimit te Elbasanit, ku jetonte yt’ate, e jot’eme, para ngjarjes tragjike, me Shkodren.

    Apo e quan vehten nje “shkodran virtual”, per prejardhjen e dajallareve tuaj.

    Une nuk kam qene brenda zyrave te deges se puneve te brendeshme te Shkodres, per te deshmuar “zellin kriminal” te Shyqyri Çokut, si miliona shqiptare te tjere – ti si duket paske qene prezent !

    Ate biondin me sy te kalter, debatikas siç ishte edhe Çoku, e kam njohur si gjysma e shkodraneve qe enderuan ne varrimin e tij. Çokajt, Gavoçet eshume te tjere jane nga familjet shkodrane me te nderuara me shume shekuj, do apo nuk do ti dhe surrogatet e turnit qe mbeshtesin idiotesirat tuaja.

    Ne kodoshllek, Sali Qelbesire Berisha, me prejardhje nga zonat e origjines tende, eshte me i krahasueshem me ty, andaj mos pergojo nderin e familjeve shkodrane.

    Çoku, Seiti, Shkodrani, Gegeni e shume te tjere kane bere thjesht detyren e tyre ne zbatim te ligjeve te kohes. Zef Pllumbi eshte zbuluar me armet e fshehura te kusilingeve per te permbysur pushtetin popullor te fituar me gjak e sakrifica. Ne librin e tij “Rrno per me rrefye” flet vetem per “presion psikologjik” te Çokut dhe asgje me shume.

    Per pedofilin Sami Brahim Rrepishti, jam shprehur nje dite me pare, historine e te cilit çuditem si nuk e kujtokerke, pretendendo se ke jetuar qe i vogel ne Shkoder.E njohin edhe guret e zallit te Kirit ate ngjarje te trishtuar, te te atit qe vrau te bijen per te vene ne vend nderin e familjes se perdhunuar nga pedofili Rrepishti.

    Andaj, siç jam shprehur edhe here te tjera mos derdellit per Shkodren e shkodranet, ku ke qene nje banues fluturues rrugeve te saj.

    • ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahahhahhahah
      Xume ,qfare thua Xume ?
      me pare per te shpifur te jepnin dhe ndonje lek ,po tani te eshte ber ves
      leh pa pagese
      shkruaj emrin tend dhe te krahasojme ty me Prof.SAMI RREPISHTIN
      jo jo ,mos e shkruaj ,rri ketu dhe shpif se vetem kur lexojme felliqesira si ty
      i njohim vleren te Vertetes dhe Vyrtytit

      Xume , si perfundoi ai Seiti i [sh] nderuar ??
      e di Xume si perfundoi ??
      une kam qene nje studente e tramaksur ate kohe ne qytetin tend
      ti je makok 40 karatesh ne fakt ,dhe e pashe kur u terhoq zvarre
      si qen ne rruge ,mezi dha shpirt Xume ,nuk po e pranonin as ne ferr
      dhe Coku ,ka ndenjur goxha brenda dhe rri
      thone qe fantazmat i bejne vizite …. degjon vetem zhurma kockash qe thyhen
      po ti Xume ,cfare enderron me sy hapur ?

      Nje shkrim i sakte nga B.ISLAMI !

    • Xuxe a si te quajne. Per sqarim qwetesie: Bedri Islami ka lind ne Shkoder me 20 prill 1951. Ka jetuar ne Shkoder deri ne moshen 8 vjecare, fillimisht ne nje shtepi tek baneses muze Migjeni, pastaj tek Alibalet, ne nje shtepi me Bilal Paruucen, tri vite. Per dy vite ka jetue ne Elbasan, ku ishte i ati funksionar i larte, e qe ja vrau sigurimi, shoket e atij Cokut, dhe ma vone erdhen ne Shkoder. Krimet e armes se sigurimit i pranon edhe Enver Hoxha, e nuk i pranon ti. Ne librin e tij , te B.Islamit, “E fshehta e hapur e Kosoves” ke te gjitha te dhanat se ku ka jetue e si ka jetue. Edhe mos me kene prej Shkodre, nuk asht e rendesishme. Mbaje vedin se dukesh burre.

      • XUXJA E SAT’EME

        Nuk me duhet rregjistri i gjendjes civile, por me sa kujtoj, ka qene personazhi me qesharak kur dilte rrugeve te Shkodres, me gazeten Zeri i Popillit gjithnje nen sqetull.
        Eshte bere edhe me lolo, pas botimit te nje libri te tij te pare me poezi (nuk e kam lexuar) qe “gojet e ligeta” e quanin nje idiot klasik.

        Ne nje shkrim te tij,pat thene qe kur u kthyem nga Elbasani, na strehoi dajua, Gjylbegu; tani na del se paska jetuar tek Alibalet, e deri komshi me Bilal Parrucen (!?).

        Bravuren e tij te rinise, e ka kulmuar ne krahasimin e bere mes Sali Qelbesire Berishes (miku i yt dhe i tij nga prejardhja) dhe nje heroi debatikas siç ka qene Shyqyriu, pinjoll i njeres prej familjeve me te njohura ne Shkoder.

        Pse s’na flet per “cicmicet” e tij me Serafin Fankon…..

    • NUK HUMBAS AS NE PESHE

      e as ne dinjitet, kur sulmohem nga dyflagjelore si ti. Edhe sot pas kaq shume vitesh, shkodranet e nderojne Hilmi Seitin, qe per nje shkarje ne lidhjen martesore, mes te tjerash i grackuar nga nje …. artiste me origjine malazeze, u vetevra.

      Paskerke qene “studente-eee” mbase tek fusha e druve, se ashtu flitej aso kohe, gjaku nga bytheshpuarja ndryshonte “çuditerisht” ngjyren e Kirit, here pas here qe ti e ditke mire.

      Po Keidha, cilin qenef washingtonian, ndot me gjakun e fekalizuar nga hyrje-daljet pasbythore te frekuentuesve hamshore te çokollatizuar? E shoqja e Sami Pedofil Rrepishtit, Viagra, si duket i ngroh edhe sot vezet shurrano-kostrecore, mbeses tende (se ti si eunuk i masakruar nga halldupet zenel-bishian i pate thene lamtumire qe ne Burrel kesaj bote pinjoll krijuese), Keidhuckes, asaj qe ai “shqiptari” me i urryer ne bote, i arrestuar serishmi, i jepte falas inibitoret HIV.

      Ndyshe nga ti, fabrike krimb prodhuese, qe druhesh te marresh edhe fryme, une ta kam thene emrin tim, e ke ne listen e tradhetarit dhe mikut tend Ramiz Alia, qe me pat shpallur “Armik i Popullit” te tij, natyrisht serbo-boshnjak.

      Kjo eshte ana e erret qe ju qelbezon sopirti tuaj te nxire edhe sot, qe shpifni duke sajuar histori nga fantazite tuaja te semura, pa patur as edhe me te voglin fakt te dokumentuar.

      Ato qe tregoj une, i di i gjithe populli shkodran, qe i ka perjetuar ne kohe, andaj duke te te kenduar ne veshin tend te shurdhuar nga dylli i pisllekut, ate kengen armik-vrasese “dalengadale po vjen behari” desha te te kujtoj me kembengulje te mos ngordhesh para se dora e hekurt e urrejtjes popullore te te shtype si ai morri i mes-shaleve te Keidhes, qe aq shume ta lendon sopirti tend te zi.

  • shume mire Bedri, ti e njeh mire Shyqyri Cokun dhe ke te drejte ai eshte njelloj si Berisha. Vazhdo e shkruaj nga larg per komunizmin, sigurimin, pushkatimet, torturat, internimet, varferine, rradhat ne dyqane edhe per nje buke gruri dhe 10 lek buke kallamoqe si i thonit ju ne Shkoder, talonin, heqjen e prones private, shpalljen e Shqiperise si i vetmi vend ateist ne bote, vrasjet ne kufi si tradhetar, etj etj. Vazhdo Bedri e bej avokatin e diktatures dhe ne fund krahasoje edhe nje here Shyq Cokun me Sal Berishen, dhe trego te verteten a do jene njelloj.

  • Jo,nuk kam keqkuptim per cfar thush perpara,se ta perfundosh shkrimin,jo ti je finok,por une po ta them se,e dij se juve te tanve,nuk ju vjen keq per prokuroret apo njerziz e sigurimit,apo gjygjtaret e periudhes nga 1994,deri ne vitin e mbrapshte 1990.
    Bedri,ju te gjith tregoheni nihilist,ju tregoheni ze gjith jomornjohes,ju tregoheni jofalemenderus,ju tregohen te gjith bukpermbysur,dhe ju as gjakun e deshmorve e herove e perbuzni dhe e shkelni,sic e keni shkel e cnderuar qe nga 1990,por mes popullit ka qe luftetaret dhe deshmoret edhe ne kohen e ati sistemi,,diktatorial”i kan denegrue i kan shar dhe ofendue,pikrishte per kto ofendime e sharje e perdhunime te luftetarve,jan bere dhe gjykimet denimet dhe ta merr mendja dhe torturat ndaj atyre qe kan bere organizime,me sherbimet e huja si ate zefi,prift,dhe repishti nji peron me mendime te djathta dhe ishte po ashtu aktiv kunder pushtetit te kaluar,,diktatorial”pa sipas juve shumices qe sot jetoni dhe i thoni shqiptare vetes,dote ishte ma mir,qe Enver Hoxha,memet shehu,dhe i gjith shtabi i luftes dhe i qeveris provizore,tju ipnin zefit dhe repishtit apo pader andonit,dhe gjith llumit te reakcionarve,abaz kupit,amet zogut,tju jepnin lirin,shtetin dhe pushtetin,dhe kta qe e luftuan nazifashizmin tu endeshin rrugve te botes duke ju than:NE,JEMI LUFTETAR,DHE E FITUAM LUFTEN,POR NE NUK JEMI POLITIKAN,PRANDAJ JUVE JU KOVTE ME HAJRE LIRIA DHQ SHQIPRIA,KETE DONI JU TE THONI SEPSE NUK E NENI FRONTI NACIONAL CLIRIMTAR KETE PUN HUMANE APO SI MENDONI JU ORE BADRI?Po,ku ka ne bot qe te fitosh luften dhe mandej tja apish atij qe nuk ka luftue,fitoren ???!!Tani,te dale tek ai far VETERAN,i nderuar,po ai eshte dekurue persi veteran i para 70,cfar te keqe ka ati?Idiotsia e juaj nuk ka kufi more bedri,po ai nuk e mori ate dekorat se ka maltretue njerez te fajshem-se per mua ata nuk kan qen te pafajshem sic thoni ju,jo jo,ata ishin kunder rendit dhe ligjit ata ishin ,,kunder diktatures”pra i kishin mbush qepenet e disheklleket e kishave me arm,pra per cfar te padrejte flitini ju zotri?Ku,ka te padrejt,kur ti cohesh kunder shtetit dhe rendit,pse po i sulmoi amerika irakin,avganistanin,tani sirin libin,pra cfar eshte kjo?Pra,amerika thot se une mbroj interesat amerikane,prandaj sukmoi,po ne shqipri a nuk ishin interesat e shtetit te,rezikuara nga armet e prifterive dhe te zefit e repishtit,cfar dotme thush tani?E`dij se ju dote thoni po pse e perzi ameriken ati,une po jua them sepse:se,amerika mbron sistemin dhe rendin e saj kushtetus nji kushtetut e Jon MAKARTIT,te nji njeriu qe ka vrar e ka shkatruar e sakatosur jo nji mij,jo dhjet mij,socialist dhe demokrat por permby 200000,mij amerikan ne emer te mbrojtjes se ,,demokracis”amerikane a ne te vertet ai ka mbrojt markatizmin ma te flliqur se nazifashizmi,dhe kapitalizmin e eger amerikan.Pra,pse jeni vetem injorante te kalbur,pse injoroni se cfar bejn shtetet qera kur eshte ne pytje rendi dhje ligji kur shkilet.Po,titua,sa ka burgosur ne jugosllavi dhe sa kan vrare dhe denuar me vdekje,pse nuk e thoni nji gje te till per titon,edhe ai ka vrare me mijra shqiptare,por ia nuk i ka fal as kroatet,apo serbet apo maqedonet e sllovene apo boshnjaket e malazezte,qe ishin kunder socializmit pra edhe atje ka pasur vare e vare,por ju merni me ,,diktaturen”e shqipris ju vjellni vrer vetem kunder enver hoxhes,por saliu qe ishte qe nga 1968,antari i p.p.?
    Bedri,saper dekoraten qe nishani ja dha sali serbit,kjo eshte jo vetem e cuditshme,por dhe e dhymbshme deri ne palc.Qe,nji tradhtari dhe vrasesi ti jepet flamuri i kombit kjo eshte jashte xhdo mendje te shendosh,por mjerimi ma i madhe eshte tek,te mjeret pa nder e moral,politikanet e vetqujter te majte,dhe qeveria e shkerdhyer,me nji klas intelektuale te pshurrur,menji akademi te dhjer,me ca organizate humanitare qe fare humane nuk jan,por jen organizate te sherbimeve te huja,dhe flasin se jan humanitare sic jan ato fetare,me do emra te fukarallekut kallyri e shum emra qe tani nuk me mteken krejtat kto,qe thash ma larte,sinik ju shkoi ne mende qe te thon po si ja jepni dekoraten kti xhelati ma te madhe te popullit dhe tradhtarit dhe hajdutit ma te madh ne historin e kombit,si nuk u cuat ju intelektualet e leshit.??!!Vdekje e tradhtarve dhe e vasalve te tyre,vdekje e rames,saliut ilirit bashes e gjith klases pseudopolitike a matrapazet epushtat e pa ngopur me lek.

  • Hahahahahaha,

    qe te diskutosh te Tilla idiotizma , do te thote se ndodhesh aksidentalishte ne

    kte shekull ,ne kte kontinent .

    i vetmi fatalitet ne ate bote eshte injoranca dhe ai mentalitet i erresires ,

    ku jetojne shkiptaret .

    e viva afganistan

  • Une nuk komentoj per socializmi e asaj kohe, se komunizem nuk kam pare, por jam diametralisht i kundert edhe me shkrimin edhe me komentuesit. Jetuam ne nje shtet te mbyllur per 40 e ca vjet, diktature, me ligjet e saj, me kuadrot e shtetit qe paguheshin dhe pergjigjeshin me koke per pergjegjesite dhe detyren. Jetojme ne nje shtet demokratikt per 25 vjet me ligjet e sistemit dhe kuadrot e ketij sistemi. Si thuhet çfare behet me mire sot nga dje ne zbatimin e ligjeve dhe te drejtave te njeriut? Krahasimi me bene te theme se jete me mizerje se sot nuk ka pase as ne kohen e Zagollit. Pse? Krim shtetror, vjedhje gjithandej, çnderim pa kufi, pa moral e respekt, pa dinjitet, varferi e cave ne skajet extreme….pa e zgjatur, por ai hetuesi Coku ka bere detyren qe e kane urdheruar eproret ne diktature, po nuk e bente, koka e tij do te ishte ne tave. Me mire koka ime apo jotja?! Po sot psh Sali Berisha nuk mban pergjegjesi qe nga 1992 e deri me sot per vrasje , vjedhje te prones, leshim territori, vrasje qytetaresh….dhe duke qene demokraci. Po bilanci i te varerve qe nga 1992 e deri me sot si del krahasuar me diktaturen 1945 e deri ne 1990. Po te vesh logjiken mbi ndjenjat e çfrenuara del kjo periudhe ka qene nje fatkeqesi per njerezit e sinqerte dhe te ndershem. Nga ana tjeter, kush merret me te kaluaren don te mos njohin te tashmen dhe te mos mendojne per te ardhmen. Me kete yrysh antikulture e dije, perçmim e urrejtje, armiqesi e gjakmarrje, demokracia dhe liria qe pretendohet eshte nje flluske sapuni qe leshojne ne ajer femijet dhe me kete mendje anakronike, keshtu ka per te vazhduar. Te pakten jam pesimist per ate qe shikoj, jetoj dhe degjoj. Kemi ikur nga shiu ne bresher.

  • Ky shkrim i z. Bedri Islami, ka trazuar ato mendje qe nuk do te jene kurre demokrat, te cilet pervecse jane kunder demokracise, jane edhe kunder vete kombit te tyre(nqs Shqiperia eshte komb i tyre). Lista e te keqijave te “sali berishes” nuk eshte vetem aq sa thote z. Bedri Islami, por shume me e madhe. Per te mbajtur pushtetin me dhune me 1996, ai(saliu) ka vrare njerez ne kutite e votimit dhe per kete ka perdorur trupa jo shqiptare ne polici.
    A mund te jete shqiptare ky?

  • Ky shkrim i z. Bedri Islami, ka trazuar ato mendje qe nuk do te jene kurre demokrat, te cilet pervecse jane kunder demokracise, jane edhe kunder vete kombit te tyre(nqs Shqiperia eshte komb i tyre). Lista e te keqijave te “sali berishes” nuk eshte vetem aq sa thote z. Bedri Islami, por shume me e madhe. Per te mbajtur pushtetin me dhune me 1996, ai(saliu) ka vrare njerez ne kutite e votimit dhe per kete ka perdorur trupa jo shqiptare ne polici.
    A mund te jete shqiptare ky(saliu)?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *