Studioja filmike amerikane “Paramount Pictures” dha miratimin e saj për të financuar një film, i cili do të trajtojë jetën e këngëtarit britanik, Elton John.
Rolin kryesor në këtë film do ta ketë aktori Taron Egerton (i cili ka marrë pjesë në filmat “Kingsman” dhe “Eddie, The Eagle”)

Ky film biografik do të realizohet nga Dexter Fletcher, i cili ka realizuar gjithashtu filmin biografik “Bohemian Rhapsody”, ku edhe këtu trajtohet jeta e një këngëtari britanik, sikurse ishte Freddie Mercury.

“ Skenari është shkruar nga Lee Hall, autor i skenarit të ‘Billy Elliot’ ”, theksoi një zëdhënës i “Paramount” duke konfirmuar kështu një informacion të faqes në internet, Deadline.
Paramount theksoi se “fillimi i xhirimeve është parashikuar këtë verë”, dhe se filmi me metrazh të gjatë do të prodhohet nga “Marv Films” dhe “Rocket Pictures” ( kjo e fundit është kompania e produksionit të Elton John)
Këngëtari, 71-vjeçar, njoftoi në fund të muajit janar se duke nisur nga shtatori,do të zhvillonte turneun e fundit botëror, që do të numërojë rreth 300 data dhe do të përfundojë në vitin 2021.
Elton John, në më shumë se 50 vite karrierë, ka shitur mbi 250 milionë disqe.
s.a/dita
