Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë mëngjesin e kësaj të diele.
Një shtetas nga kosova i identifikuar si Besnik Hyseni, ishte futur i armatosur në oborrin e shtetases A.G., në qytetin e Shkodrës.
Kjo e fundit ka njoftuar menjëherë policinë, që ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar 23-vjeçarin në flagrancë.
Si provë materiale u gjet edhe arma tip Zastava e shtetasit nga Vushtria, i cili tashmë do të hetohet për “Përndjekje dhe kanosje” dhe “Armëmbajtje pa lejë”.
l.h/ dita
