Policia e Elbasanit ka parandaluar një krim të mundshëm në qytetin e Elbasanit.
Me t’u sinjalizuar se një person i armatosur mund të kryente një krim, Forcat e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Romeo Sejdini, 38 vjeç, banues në fshatin Gjergjen.
Gjatë kontrollit atij i është gjetur një pistoletë TT me fishek në gojë. Nga hetimi paraprak ka rezultuar se 38-vjeçari kishte planifikuar ta përdorte armën e zjarrit ndaj ish-bashkëshortes së tij Sonila Muça me të cilën ishte divorcuar një vit më parë.
Prej kohësh ai i kishte kërkuar ribashkim duke e kërcënuar por ishte refuzuar prej saj. Kjo situatë nuk ishte pranuar nga 38-vjeçari i cili pasi i kishte bërë presion nuk kishte marrë përgjigje pozitive për tu ribashkuar pas divorcit. Kështu që kishte marrë armën për ta vrarë. Policia bëri me dije se arma ka rezultuar pa leje.
l.h/ dita
