Parandalohet krimi në familje, babai kërcënon me thikë djalin

DITA Online

 

Policia ka parandaluar një krim në një familje të Lushnjes. Në lagjen “Karbunarë e Madhe” policia u njoftua për një sherr në familjen Mezini.

Babai 74 vjeç, Dervish Mezini dhunoi fizikisht e psikologjikisht si dhe kërcënoi me thikë djalin e tij 45-vjeçar A.Mezini.

Forcat e policisë që shkuan menjëherë në vendngjarje bënë të mundur që konflikti mos përshkallëzonte.

Uniformat blu arrestuan 74-vjeçarin Mezini.

Gjatë kontrollit në banesë, policia i gjeti Dervish Mezinit edhe një pistoletë të cilën e mbante pa leje.

Ai akuzohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *