Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia në Krujë, ku burri kërcënonte të vriste bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve.
Kështu, u arrestua Ibrahim Lika 53 vjeç, banues në fshatin Shkretë, Cudhi – Krujë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi:
Gjatë një konflikti të përsëritur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.Lika, 47 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime në trup si dhe e ka kanosur, në prani të fëmijëve, duke I drejtuar një armë zjarri pistoletë tipi ‘TT”, me të cilën më pas është larguar.
Gjatë kontrollit të ushtruar, në momentin e kapjes, Likës, i’u gjet dhe i’i sekuestrua në cilësinë e provave materiale:
- një armë zjarri pistoletë, tipi “TT”;
- një kreher me 6 fishekë mod 54 kal 7.62 mm.
Shtetasi i mësipërm, ka qenë i dënuar më parë(ka kryer 4 vite burg) për veprën penale të “Vrasjes me paramendim, mbetur ne tentativë, kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 78, 22, 25 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Dhunë në familje”dhe“Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak” parashikuar në nenet 130/a dhe 278/3 të Kodit Penal.
