Parandalohet krimi në familje, kapet burri që po dhunonte gruan

Elton Tafaruci

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në Shkodër – Vau Dejës, ku policia arreston burrin që ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Autorit të dyshuar i’u sekuestrua edhe një armë zjarri automatik.

39b33792-9e8f-4154-9861-eefc14f783ae

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, është njoftuar se në fshatin Rranxa në Vau Dejës ka një konflikt brenda familjes.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se shtetasi Nikolin Çuni, 55 vjeç po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases F.Ç. 52 vjeçe.

Shtetasi Nikolin Çuni u arrestua në flagrancë, dhe në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një armë zjarri automatik që iu gjet gjatë kontrollit të ushtruar në banesë.

Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga nenet 278 e 130/a të Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *