Një masakër e planifikuar për të përgjakur ditën e “Shën Valentinit” është parandaluar sot nga policia kanadeze.
Pas hetimeve, policia arriti të parandalojë dhe arrestoj në kohë tre prej atentatorëve, ndërsa një i katërt vrau veten gjatë kohës që policia kishte rrethuar banesën e tij.
Pjesë e grupit ishte një 19-vjeçar nga Timberlea e provincës lindore Nova Scotia, dhe një 23-vjeçare nga Illinois i Shteteve të Bashkuara.
Gjithashtu forcat policore kanë ndaluar edhe dy persona të tjerë, 20 dhe 17 vjeç, të cilët janë ende nën hetim dhe roli i tyre nuk është akoma i qartë në sulmin fatmirësisht të parandaluar.
Policia tha se 20-vjeçari dhe vajza 23-vjeçare u arrestuan në aeroportin e Halifax, kurse 17-vjeçari në një tjetër zonë.
