Një vrasje është parandaluar nga uniformat blu të qytetit të Fierit. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë të ditur se janë arrestuar Ilirjan Panahori 27 vjec dhe Meleq Isufaj 25 vjeç banues ne Kurjan Të Fierit pasi dyshohen se do të kryenin një vrasje në qytetin e Fierit.
Të dy të arrestuarit janë persona me precedentë kriminal.
Panahori ka vuajtur 7 vite burg në shtetin grek për veprën penale te grabitjes me armë. Ky shtetas gjate vuajtjes dënimit në burg në këtë shtet ka pasur konflikte te vazhdueshme me një shtetas me inicialet B. N, ku dhe ky i fundit ka qenë në burg në Greqi dhe dyshohet se ky ishte objektivi i vrasjes .
Jane sekuestruar automjet tip Ford, një armë zjarri automatik me dy krehëra, 43 fishekë, dy maskat, letër natriban 4 telefona celular dhe litar nejloni, etj. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.