Parandalohet një vrasje në Pukë

Elton Tafaruci

Një person është vënë në pranga pasi është kapur me një armë kallashnikov në krah dhe po shkonte të kryente një vrasje. Ngjarja ka ndodhur në Pukë dhe në pranga është vënë Ndue  Marvataj, 39 vjeç, banues në Kabash, Pukë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme Komisariati i Pukës është njoftuar se, mes Ndue Mervataj dhe shtetasit me inicialet A. B., kishte një konflikt dhe përdorim të armëve të zjarrit.

Menjëherë nga forcat policore është vlerësuar maksimalisht situata, janë marrë menjëherë masa dhe pas verifikimit është konstatuar se Ndue Marvataj për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri 44-veçarin A.B, 44 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesës Mervataj i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik model 56 me një krehër me 20 fishekë.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Pukë, për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Share This Article
1 Comment
  • E nderuar gazeta “DITA”, mos kaloni per botim shkrime te bera nga gazetaruc medioker apo koqe kandari, te Universiteteve Kioska qe u mbyllen.
    Ne paragrafin e pare te shkrimit thuhet se, nje person eshte vene ne pranga pasi eshte kapur me nje arme kallashnikov ne krah dhe po ………..
    Ne paragrafin e parafundit thuhet qe, gjate kontrollit te baneses Merhataj i’u gjet dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje arme zjarri tip automatik model 56……
    Ke variant te pranojme ate qe u kap me automatik ne krah, apo ate qe i’u gjet gjate kontrollit te baneses.
    Ju lutemi na sqaroni ke variant te “besojme” se jemi ne “merak” te madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *