Parandalohet një vrasje pas një konflikti pronësie

Dita

Policia e Lezhës ka parandaluar një vrasje pas një konflikti për motive pronësi në fshatin Kodhel. Mësohet se specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ernest Ndreca, 56 vjeç, banues në fshatin Kodhel.

56-vjeçari sipas policisë kishte konflikt pronësie me bashkëfshatarin e tij shtetasin K.H. dhe e kishte kanosur për jetën. Konkretisht për shkak të masave të shpejta, vlerësimit të situatës dhe ndërhyrjes së shpejtë nga ana e shërbimeve policore është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes si dhe parandalimi i përshkallëzimit të situatës. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Ndrecës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë  e provës materiale një armë zjarri, pushkë model 63; 2 karikatorë me nga 20 fishekë;

një sasi prej 66 fishekësh model 56 të cilat i mbante pa leje si dhe një armë gjahu tip çifte me leje.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Lezhë, për veprat  penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *