Një ngjarje e rëndë ka prekur futbollin, ku në ndeshjen mes Vllaznisë së Pozheranit me Flamurtarin në Ligën e Parë kosovare, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 3-2, sulmuesi i Vllaznisë, Alban Rexhepi ka pësuar një atak kardiak gjatë pjesës së dytë.
Ka qenë vendimtare ndërhyrja e stafit mjekësor të ekipit të tij për ta mbajtur në jetë sulmuesin.
Aktualisht gjendja shëndetësore e 26-vjeçarit ndodhet e stabilizuar, pasi është duke marrë mjekim në spital.
I pranishëm në ambjentet e spitalit është parë dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili i ka qëndruar pranë futbollistit në këto momente të vështira.
Alban Rexhepi është i njohur edhe në kampionatin shqiptar, pasi ka mbajtur veshur edhe fanellat e Laçit dhe Burrelit.

j.l./ dita

Nuk eshte as i pari dhe as i fundit. Deri tani mbi 600 sportiste te vdekur ne Bote, nga Miokardi dhe Perikardi te shkaktuara nga “Vaksina” Phizer.
Vazhdoni vaksinohuni ,,,!!!!