Parandalohet vrasje, arrestohet 29 vjeçari

Elton Tafaruci

Parandalohet vrasja në Durrës. Policia ka arrestuar 29-vjeçarin Gentian Dodaj. Ky i fundit mbrëmjen e së mërkurës, orës 22:45, është konfliktuar në një lokal, për motive të dobëta me 46-vjeçarin A.H.

Pasi janë ulur gjakrat, ai ka shkuar në banesë të marrë armën e zjarrit, automatik dhe ka qëlluar në ajër në afërsi të banesës së shtetasit A.H.

Pasi është njoftuar, policia ka shkuar në vendngjarje. Në cilësinë provave materiale policia ka sekuestruar: një armë zjarri tip automatik model 56; një krehër me 19 fishekë dhe 1 gëzhojë.

Dodaj është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës./tvklan.al

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *