Mënyra se si ushqehemi luan një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e kancerit. Një mënyrë e rregullt ushqyerjeje do të thotë edhe strategji për të zgjedhur ushqimet që kontribuojnë në parandalimin e disa patologjive. Ushqimet që ne konsumojmë çdo ditë janë të afta të modifikojnë funksionimin e organizmit në nivel molekular.
Ky koncept duhet pasur parasysh për hartimin e strategjive që mbrojnë shëndetin. Ndër ushqimet që na vijnë në ndihmë janë agrumet dhe brokoli. Në mënyrë të veçantë, konsumimi i portokalleve është i domosdoshëm, pasi luan një rol të detoksikimin e organizmit nga substancat që mund të jenë kancerogjene. Polifenolet dhe terpenet që portokalli ka në përbërje bllokojnë rritjen e qelizave tumorale. Duhet pasur parasysh se në portokallet e kuqe gjenden edhe antocianinat, të cilat vënë në lëvizje proceset antioksiduese. Të njëjtat funksione kryejnë edhe flavonoidet dhe limonoidet që gjenden te limoni. Në dietën ushqimore nuk duhet të mungojnë lakrat, lulelakra, brokoli etj.
Është provuar se nëse konsumohen pesë apo më shumë racione të përbëra nga këto lloj ushqimesh, ulet me 50 për qind rreziku i kancerit të fshikëzës. Gjithashtu, njihet ndikimi i fortë që kanë këto ushqime në parandalimin e tumorit në gji./ Përgatiti: Gazmira Sokoli