Njëzetë e ca vite më pas që nga koha kur nga ish blloku i djeshëm janë shkulur edhe hunjtë e fundit të gardhit të tij, duket se udhëheqësi i fundit komunist dhe i pari (para)demokrat, ka bërë kalë beteje luftën ndaj bllokut dhe bllokmenëve të rinj. Nuk kuptohen arsyet pse ky bllok, dikur i urryer prej shqiptarëve, por jo nga ai vet, tani që është kthyer në një pjesë Shqipërie të pa bukur, ku dergjet njëzetë e katër orë një brez i papunë të rinjsh, një brez thuajse i humbur, ngjallë këtë inat, tamam si të ishte pragu i viteve nëntëdhjetë. Nuk kuptohen arsyet që tani kur ky bllok nuk është më “bllok”, por një mejhane e katundit tonë të madh, ku kutërbon aromë parfumesh të shtrenjta dhe djerse, avuj alkooli dhe hashashi, ky burrë i moshuar, ngre malin e urrejtjes ndaj të kaluarës së bllokut, pikërisht asaj kohe kur ai e dashuronte bllokun.
Ka njerëz që thonë se e gjitha kjo “urrejtje” ngjanë me inatin e një gruaje tekanjoze, e cila mendon se ka qenë e bukur dhe në një moment të caktuar, kur e kupton se nuk është më e tillë, e vetmja gjë që bënë është të urrejë pa fund të gjitha gratë e bukura të botës. Ka të tjerë që thonë se atë e mundon fakti që paraardhësit e tij, mund të kenë qenë më të zgjuar se ai. Kështu ish mbreti i parë dhe i fundit, kur filloi t’u dhurojë bejlerëve të tij, parcela me ferra nga kjo zonë, ndoshta e ka ditur se pas tij, do të vinte një tjetër “mbret” që do të ngrinte sarajet e veta mbi ato ferra. Më tej, ish udhëheqësi i parë, por edhe i parafundit komunist, ndërsa e ktheu në “shtet” atë rrip toke mbuluar nga ferrat, e ka ditur që pasardhësi i tij, do ta ruante gjatë në kujtesë atë bllok.
Ka të tjerë që thonë se duke dashur t’i largohej atij blloku sa më shumë, udhëheqësi i fundit ndërtoi ca blloqe të rinj dhe tani në pleqërinë e tij, kur e ka kuptuar se këto blloqe ngjajnë si dy pika uji me bllokun e dikurshëm, ndihet i sikletosur dhe e vetmja gjë që mund të bëjë është hedhja e gurëve kundër bllokut të parë, duke dashur të thotë se ajo që ndërtoi ai, nuk ka asgjë të përbashkët me të.
Por ka edhe ca të tjerë që thonë se me gjithë alergjinë e treguar ndaj asaj që bëri i Zogu i parë, për ta ndarë parinë e vendit nga pjesa tjetër e popullit, blloku mbeti po bllok edhe me “Zogun e dytë” edhe me “Zogun e tretë”. Tej “urrejtjes” për ish bllokun, e cila kurrë nuk mund të besohet, ajo që prodhon ndërgjegjja e një burri në zgrip të jetës së vet, nuk është gjë tjetër veçse frika se edhe modeli që ndërtoi ai është një kopje e paraardhësit të tij. Ai e ka kuptuar këtë gjë, prandaj për të maskuar bllokun e vet, ka zgjedhur si mjet nxjerrjen e armëve nga guvat e trurit kundër bllokmenëve, (kundër vetes pra), por çfarëdo të bëjë, tani kur i ka ikur pushteti nga duart, ai nuk mundet të maskojë ngjashmëritë e frikshme të bllokut që ndërtoi ai, nga paraardhësit e tij.
Së pari, blloku i “Zogut të dytë” edhe ai i “Zogut të tretë”, edhe pse ky i fundit prishi gardhin e ish bllokut, ngjajnë si dy pika uji me njëri tjetrin. “Zogu i dytë” krijoi një ndarje të madhe, duke i vënë gardh sërës së tij, nga pjesa tjetër, por edhe “Zogu i tretë”, nuk bëri më pak se ai. Ndarja që krijoi ky i fundit ishte po aq e madhe, një ndarje kjo që kurrë nuk e lexua nga të dy këta ndërtues blloqesh. Le të kujtojmë fillimet e viteve nëntëdhjetë, ku partia në pushtet, e arratisur nga populli, mendonte se mbështillej nga dashuria e popullit, por në fakt rezultoi se ajo përreth kishte vetëm urrejtje. Më tej akoma, le të kujtojmë zgjedhjet fundit, ku partia që drejtoi vendin për tetë vite, çapitej në një realitet virtual, duke menduar një popull të dehur nga dashuria për të dhe ca njerëz që luteshin ta kishin për jetë të jetëve atë parti, e pallavra si këto. Në të dy kohërat, paria jetonte në një bllok në vete dhe populli në një tjetër vend, krejt të ndarë.
Së dyti, edhe tek blloku i “Zogut të tretë”, banorët që jetuan brenda tij, si ata para tyre, bënë një jetë krejt ndryshe nga ata që enden jashtë gardhit dhe nuk është nevoja të themi se edhe “Zogu i tretë”, krijoi dy Shqipëri, si paraardhësi i tij. Këtu nuk është fjala se vet sistemi prodhon klasën e të pasurve, por një pjesë e “Shqipërisë së pasur” që ndërtoi “Zogu i tretë” dhe që notonte në luks, pare, qejfe, ahengje, dehje, etj, etj, nuk erdhi si rrjedhojë e sistemit, por e veseve që buronin nga gjirizet e bllokut.
Së treti, që blloku i “Zogut të tretë” të ishte tamam si blloku i paraardhësit, duhej që brenda gardhit të mblidheshin fisi, stërfisi, kushërinjtë, mbesat, krushqit, krushkat, dhëndurët, nuset, bijtë, bijat, shokët e tyre, dashnorët e tyre, e lloj-lloj bejlurçinat me soj e sorollop. Duhej që kjo turmë e pafund të zbriste nga të gjitha rrëpirat dhe të niste jetën aty në bllok, që do të thotë nëpër zyra, vila qeveritare, salla konferencash, avion shërbimi, zyra ambasadash. Nëse doni të bindeni që ka ndodhur kjo gjë apo jo, gjeni një ministër, (saktësisht një anëtar të sotëm të Byrosë Politike) që nuk ka nëpër zyra të larta të shtetit, një fis, stërfis, kushëri, mbesë, krushk, dhëndër, nuse, bijë, e lloj-lloj bejlurçine me sojë e sorollopë! Kurrë nuk keni për ta gjetur.
Së katërti, që blloku të ngjasonte tamam, duhej që krahas “të fismëve” aty në bllok të merrej edhe ndonjë që vinte direkt nga arat, livadhet, ugaret, rrëpirat, uzinat, detyrë të cilën “Zogu i dytë” e bëri më së miri, duke ngjitur në krye gra të kthyera në burra, për sa i përket zellit të tyre për të luftuar ata nga të cilët kishin dalë. Nuk është nevoja të thuhet ndonjë emër, pasi figura të tilla u bënë emblema të atij blloku, por mjafton të përmendin se edhe në bllokun e “Zogut të tretë”, pati figura të tilla si zonja Topalli, e cila harroi të kaluarën e saj nga u thirr dhe u kthye në një bolshevike të vërtetë, sapo u hyri brenda gardhit të bllokut, duke gjuajtur “armiqtë” e partisë së saj me klithmat (fletë rrufe), kërcënime (gjyqe politike) dhe akuza publike nga foltorja që u dha, (tribuna e mbledhjeve të frontit demokratik).
Së pesti, blloku i “Zogut të dytë”, mblodhi rreth vetes, turma pafund me këngëtarë, bejtexhinj, gazetarë, humoristë, filozofësh, historianë, lahutarë, mbajtës isoje. I bëri të tijat radiot, televizionin, gazetat dhe gjithçka tjetër që lëshonte zë. I entuziazmuar nga kjo përvojë mbresëlënëse edhe “Zogu i tretë” bëri po të njëjtën gjë. Kështu nëse dje historianët e bllokut i thanë “Zogut të dytë” se historia fillonte me të, ca historianë të tjerë, i thanë “Zogut të tretë” se para tij nuk ka pasur histori. Nëse dje, ca filozofë mundoheshin të analizonin mbroçkullash e klithmat që lëshonte i pari i bllokut, më pas, lloj-lloj filozofësh të tjerë, me po atë parim si të parët, nisën të gërmojnë për të gjetur vlera në mbroçkullat e “Zogut të tretë”. Nëse në bllokun e “Zogut të dytë”, mblidheshin lloj-lloj lahutarësh dhe atij “i pikonte” zemra për këngët me lahutë, a çifteli që këndoheshin për të, kjo gjë ndodhi edhe me “Zogun e tretë”. Turma isoxhinjësh këndonin për të, sa lajthiteshin dhe ai, thuajse lotonte, duke dëgjuar ato këngë, madje mbante edhe iso.
Nisur nga sa më sipër mund të themi se “inati” i “Zogut të tretë” ndaj bllokut të “Zogut të dytë”, nuk është gjë tjetër, veçse një paranojë dhe makth që nuk do t’i ndahet sa të jetë gjallë dhe kjo ka një arsye të fortë. E vetmja gjë që ai pretendoi se bëri mirë, ishte prishja e bllokut dhe një nga gjërat gjë që ai bëri më keq, ishte ribërja e bllokut.

Me vjen mire qe nuk kam jetuar ne Shqiperi tere keto vite sepse do te me vinte keq e turp qe
ka bere gallat me mua nje malok.Ju te tjeret e paçi mbare me shendet!
Ehhh ke te drejte,
Jo vetem qe ka tallur trapin ky maloku por edhe i ka vjedhur rrahur…… Mire tu behet, popull idiot.
Fatkeqesite qe ia kemi sjelle vetes me paditurine dhe primitrivizmin tone lehtesohen pakez kur shohim se jane zogjte nje, dy, tre etj, qe vijne e shkojne dhe sipas qejfit te tyre nen sundim na mbajne,por nuk jane arinj e luane,rinoceronte e hipopotame. Por edhe zogjte dallohen nga njeri-tjetri per nga bukuria, forca dhe disa sjellje qe ata tregojne ndersa tre zogjte tane diçka e vogel i ndane, gjuetia e kermave i bashkon, madheshtia lart ne qiell i zvogelon.I pari ikte e vinte, kujdesej per pendet qe te zbukurohej dhe per parate qe te pasurohej, i dyti perdorte kerbaçin per te gjithe ata qe e kundershtonin dhe kulaçin per ata qe e dashuronin.I treti, idhujtar i tyre, sahalepires e puthador,me instinktin primitiv te dominimit arriti ne kupole. Here si buf mbi trungun e nje peme te thare, here si korb duke ardhur verdalle, here si qyqe qe qane per folene e pare , u priu gjithe sterqokeve, sorrave, laraskave ne pyll, livadh e ne are duke shkaterruar çdo gje qe ishte me pare.Per te bere ndryshim-shkaterrimin ulej ne toke e ngrihej ne ajr, sundonte njerezit e kafshet dhe i dukej vetja i pari mbi te pare, here ulerinte si ujk, here pelliste si gomar. Duke genjyer,duke vjedhur, duke vrare, duke shpifur, duke share, iku me glasat e veta nder shale.Neqofte zog edhe i katerti ne radhe, u zhdukte ende pa ardhe!
Pse nuk thoni ju komentues më lart, … @Euro MALOKU,…@AmerikanoMALOKU…..
.se e paskeni gjetur fajin dhe zgjidhjen e problemit! Qenka populli fajtori, atëhere zhdukeni popullin dhe gjithçka zgjidhet?!!! Larg këtij populli dhe shpëtoni!
Edhe unë kam jetuar 15 vjet jashtë, por nuk ndjej kënaqësi që të tjerët kanë vuajtur dhe janë tallur nga një njeri i lig-i pagdhendur-hakmarrës! Dhe për më tepër nuk ndjehem mirë të shaj origjinën time. Po ju ndjeheni mirë kur pohoni se rridhni nga një popull idiot?!!! Apo mos vallë bëni pjesë tek ata të “zgjuar” që kanë ndryshuar emër e mbiemër, nënë e babë dhe jeni “transformuar” në të huaj OMGJ?!!! Ç’ju gënjen mëndja se duke jetuar jashtë bëhesh automatikisht më i mirë?! Doni apo nuk doni, edhe ju jeni pjesë e idiotëve të këtij populli “idiot”!
euromaloku me soj e me fis ke ikur jashte…nuk jeton njeri ne shqiperi ////e pa mundur te mos kesh fis ne ate vend …nuk eshte problem per ty apo per mua ,po eshte problem per tre milion qe qe hiqen zvare ne ate vend ,e te gjithe ne qe jemi jashte jetojm me shqetesimin e tyre me hallet e shumta qe ky katil ja u shtoi dhe meshume ne tani po marim vesh se kush ka qene ne te vertete ky kriminel ,po shume do dalin tani …
Kam parasysh nje kenge te vellezerve Lleshi te kenduar ne Portokalli vite me pare,ku ne fund thote:
Te tane shqiptaret jane maloke,kuptohet ne nje kuptim jane malsore,sepse i tille eshte terreni shqiptar dhe perkufizime te tilla per nje njeri jo normal si ky per te cilin flitet nuk eshte me vend,sepse fyen nje popull te nje krahine te tere.
Ndaj te jemi me te kujdesshem.
Per nje monster si ky ka plot perkufizime qe nxjerrin ne pah karakterin e tij,nisur nga demet qe i ka sjelle dhe po i sjell popullit shqiptar.