Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Paraplegjikët: Bllokohet ndarja e pagesave për tre muaj
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Paraplegjikët: Bllokohet ndarja e pagesave për tre muaj
Komunitet

Paraplegjikët: Bllokohet ndarja e pagesave për tre muaj

anazapta
Published December 4, 2012
Share
SHARE

Dita Ndërkombëtare e Aftësisë së Kufizuar

 

Prej më se tre muajsh shteti po mban peng pagesat që u takojnë sipas ligjit personave me aftësi të kufizuara. Akuza është ngritur nga Këshilli Kombëtar i aftësisë së Kufizuar gjatë ditës së djeshme e cila përkonte me ditën ndërkombëtare të paaftësisë. Rrethe, si: Berati, Shkodra, Elbasani, Pogradeci, Peqini, si dhe komuna te tyre kanë lënë pa pagesa personat me aftësi të kufizuara prej 3 muajsh.

Kreu i këtij këshilli Sinan Tafaj, i ka bërë thirrje Qeverisë të marrë masat e të sigurojë pagesat e aftësisë së kufizuar, teksa ka kërkuar edhe futjen e tyre në skemë te pensioni jokontributiv. Kjo pasi problemet me të cilat përballet kjo shtresë janë të shumta, ku vetëm gjatë muajve të fundit nga mosmarrja e pagesës janë ushqyer me borxhe dhe lista.

“Shqetësimi i mosrealizimit të pagesave për shkak të aftësisë së kufizuar është i përhershëm dhe prej shumë vitesh, pasi buxheti i shtetit ka shtyrë në borxh nga viti në vit dy muajt e fundit, sidomos muajin dhjetor. Çelja e buxhetit nuk është bërë e plotë, por në një përqindje të caktuar,sipas Bashkive dhe komunave dhe në të vërtetë shumë nga njerëzit tanë nuk kanë marrë pagesën e verbërisë ose pagesën shoqëruese ka ardhur koha që shteti shqiptar duhet të fusë një skemë të re sociale, siç është pensioni jokontributiv, për ata të cilët nuk punojnë dot”, ka deklaruar Tafaj.

Vonesa  të cilat nuk janë pranuar nga ministri i Punës, Spiro Ksera, i cili ka lëshuar batuta ndaj Avokatit të Popullit, institucion ky që ka kritikuar herë pas here Ministrinë e Kserës për mospërmbushjen e detyrimeve të saj.

anazapta December 4, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?